Skip to main content
RSS / Kontakt

Search form

  • politike
  • ekskluzive
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Reportazh
  • Speciale
  • Dossier
  • Bote
  • Kulturë
  • EX-LIBRIS
  • SHQIPNI E HARRUME

Dhuna ndaj grave Kujdes! Këtu të pret vdekja

Nga 
Gladiola Bendaj

Nëse 2012 numëroi plot 28 vajza, gra, nëna të vrara nga prindërit, bashkëshortët, të dashurit, 2013 nuk qëndroi më mbara me hapin e mortit të tyre, deri tani numërohen 13. Pesë grave iu morr barbarisht jeta në vetëm 20 ditë të korrikut që s’ka mbaruar ende. Dy prej tyre brenda ditës. Ndërkohë qindra të tjerave iu kërcënohet jeta përditë. Bilancet janë tronditëse. Motivet gjithnjë e më të çmeritura...

Sa kohë të jesh grua do pranosh që në jetën tënde të ketë rrësk dhe qeni. Kështu kanë ditur t’i vënë vulën të qenit seks i dobët pasueset e Evës së Mallkuar ndër shekuj. Deri këtu shumë prej tyre mësuan të bashkëjetojnë me fatin e parashkruar. Të tjera u përtypën heshturazi dhe ato që u rebeluan, shpesh humbën. Po kur qeni jo vetëm që të hyn në pjesë, por ta merr jetën fare...?

Pesë grave iu morr barbarisht jeta në vetëm 20 ditë të korrikut që s’ka mbaruar ende. Dy prej tyre brenda ditës. Sa fëmijë mbetën jetimë? I numëroi kush? Me qindra të tjerave nga matanë ekranit të televizorit, që nuk kursente asnjë detaj nga ngjarjet makabre, vdekja i kërcënonte nga pas shpine. Si një thikë në dorën e burrit, një armë në dorën e të dashurit, një litar në dorën e atit... 

Nëse 2012 numëroi plot 28 vajza, gra, nëna të vrara nga prindërit, bashkëshortët, të dashurit, 2013 nuk qëndroi më mbara me hapin e mortit të tyre. Me gjithë deklaratat e çjerrjet se fenomeni kishte prekur fundin dhe se “urgjentisht” duhej bërë diçka për të ndryshuar këtë realitet vrasës. Po a ka fund vdekja? Titullarët e kësaj pune, patën punë më të rëndësishme për të bërë. Prandaj bilanci shënon po të njëjtat të dhëna. Në këta shtatë muaj të këtij viti, plot 13 gra mbyllën sytë me lemeri duke iu shtuar listës së gjatë të fatkeqeje të një viti më parë. 

Disa janë të reja, të tjera “gra fëmijë”, mesogra, të moshuara. Janë bionde, zeshkane, të thinjura, të dobëta dhe të shëndetshme, të diplomuara dhe analfabete, të varfra dhe të pasura. Disa kanë fëmijë, ndonjëra qe shtatzënë, të tjera jo...

Por janë të gjitha femra dhe vrasësit e tyre meshkuj, dhe shumicën e rasteve jo një i panjohur për to: janë bashkëshortët e tyre, të fejuarit, të dashurit, ndonjëherë baballarët, shpesh ish partnerët. Janë ata që iu marrin si pa të keq jetën, me një thikë pas shpine, nën breshërinë e një arme, në gjumë e zgjuar, duke i mbytur e torturuar, duke i bërë copa-copa, duke i djegur e hedhur më pas trupat e tyre përrenjve. 

Të gjitha kronikat e vrasjeve të femrave nisin kështu: “Pas sherrit në familje… mbeti e vrarë”. A mos vallë jemi mësuar të heshtim para shpjegimeve idiote që flasin për një “motiv të dobët” dhe më keq akoma të pranojmë se na paskërka edhe krime të tilla që etiketohen si “krime për pasion”?!. Që kur kush të vret të do?! Edhe sa kohë në fund të çdo viti a stine do bëjmë bilance e do pranojmë se fenomeni i vrasjes dhë dhunës ndaj femrave është shtuar?

Kokëprerat ato...

2013-ta, deri më tani, numëron 13 vrasje femrash. Motivi i ndyrë i dobët dhe burra që qurraviten gjoja pendohen. E para që shkeli pragun e vdekjes ishte italiania Giulia Poltofieri, 24 vjeçe. Ajo u vra nën breshërinë e kallashnikovit nga vjehrri i saj Engjo Lucaj, më 30 janar të këtij viti në Elbasan.  

Dy javë më vonë, në ditën e të dashuruarave, një zjarrfikës 50 vjeç nga Erseka, rrëmbeu automatikun dhe i mori jetën të dashurës së tij 32 vjeçe Nertila Petriti. Më pas, mesoburri vrau veten. 

Dy ditë më vonë, një tjetër ngjarje makabre ka tronditur në orët e para të mëngjesit qytetin e qetë të Kuçovës. Vasilika Muço, 66 vjeçe ka vdekur nga arma e dhëndrit të saj. Dhëndri që nuk pranonte dot divorcin, ka vrarë të dy prindërit e gruas dhe ka plagosur rëndë këtë të fundit.

Valentina Begu, 19-vjeçarja që humbi jetën në 30 mars të këtij viti ishte në fakt e divorcuar. Ajo u bë pre e gjaknxehtësisë së të atit Nikollës, i cili nuk i kurseu plumbat mbi trupin e së bijës. 

Një javë më vonë, më 7 prill, plumbat i morën jetën edhe balerinës 26 vjeçare Sonila Tafa. Ajo dha shpirt në spitalin Ushtarak vetëm dy orë pas plagosjes në një lokal nate ku punonte si balerinë. Autori as që e njihte. 

Po atë ditë në Durrës, Mereme Pashai, 70 vjeçe është rrahur për vdekje me dru në kokë nga i biri Lefteri, 49 vjeç, i cili pak kohë më parë kishte humbur të shoqen. 

Më 26 prill, në Lekbibaj të Tropojës, Gjyste Paplekaj, 18 vjeç, është qëlluar për vdekje nga kushëriri i saj, efektiv i policisë rrugore. Sipas zbardhjes së ngjarjes, ajo i doli para plumbit që ishte nisur për të atin. 

Vlorë, një muaj më vonë, një tjetër burrë i mori jetën gruas. Jo me plumb, por i cacu kokën duke e goditur papushim me gurë. 45 vjeçarja Lumturi Selimaj, nënë e dy fëmijëve, humbi jetën në spital pas dy ditësh lufte me vdekjen. 

Korriku i pabesueshëm

Plot pesë femra kanë humbur jetën nga duar meshkujsh këtë korrik.  Një javë pas Lumturisë në Vlorë, më 3 korrik, në lagjen Kombinat të Tiranës, Mimoza Nikolli, 48 vjeçe u vra me armë zjarri nga bashkëjetuesi i saj, një 64 vjeçar gardian burgjesh, i cili më vonë qëlloi edhe mbi veten.

Dhjetë ditë më pas, më 13 korrik, në Rrugën “Tefta Tashko” 46 vjeçarja Valbona Çarçani u ther me thika nga ish-bashkëshorti i saj Genci. Xhelozi, deklaroi policia. 

Të pasnesërmen, me 15 korrik, në Fushë-Mamurras ishte radha e një tjetër Valbonë. 27 vjeçarja dha shpirt nga dhuna dhe goditjet me mjete të forta të bashkëshortit Marjan Lleshi, 44 vjeç. Edhe Marjani për motive xhelozie, tha më vonë policia. Edhe Markani ngaqë “e donte”...

Po atë ditë, pak orë më vonë, në Tiranë, nga xhelozia e sëmurë e të shoqit pushoi së rrahuri zemra e Alketa Canit, 37 vjeçe. Punonjësi i ushtrisë, i dehur siç qe, zbrazi kallashnikovin mbi trupin e bashkëshortes. Në foton që u publikua nëpër media, ku të dy ata kanë dalë të përqafuar, sytë e saj çuditërisht duket sikur qysh atëherë kërkonin “Ndihmë!”. 

Por korriku s’e la me kaq. Të dielën e datës 21, një tjetër burrë xheloz do t’i ngulte thikën në zemër të shoqes. Fatkeqja ishte kësaj radhe Anxhela Haga, ende fëmijë, vetëm 17 vjeçe. 

2012-ta dhe 28 femrat që u bënë kurban nga meshkujt

2 shkurt. Eleni Basho laborante u qëllua me tre plumba dhe mbeti e vdekur. Sulmi ndaj viktimës ndodhi 30 metra larg banesës së saj. Ajo humbi jetën rrugës për në spital. Çështja mbetet e pazgjidhur… 

Po atë ditë Tirana do të tronditej nga një tjetër vrasje. Në rrugën “Komuna e Parisit” u vra Megi Jokiçi, 25 vjeç. Policia pohoi se Megi, dentistja e re, u vra aksidentalisht, teksa ishte duke parkuar makinën e saj, në kohën kur persona të paidentifikuar hapën zjarr nga një makinë tjetër. 

3 mars: në fshatin Luzhë të Tropojës vritet nga i shoqi Naime Abazi, 41 vjeçe, nëna e 4 fëmijëve. Sipas Policisë, Xhemal Abazi e ka vrarë bashkëshorten e tij me armë zjarri për “motive të dobëta”. Vetë 50-vjeçari ka pranuar se e ka vrarë gruan pasi “ajo e kundërshtonte”. 

11 mars: Arze Biba, 47 vjeçe, nënë e 4 fëmijëve, mbeti pa jetë pasi u qëllua me armë zjarri nga i shoqi 50-vjeçar, Irfan Biba. 

22 mars: Në fshatin Zhejë të Kurbinit humbi jetën Lule Cara, 31 vjeçe, nga plumbat e armës së të atit, teksa tentoi të hynte në mes sherrit që ky i fundit kishte ngritur me të vëllain.  

27 mars vritet në vendin e punës Leonora Kaloçi, arkëtarja e “NBG Bank”. Krimi ndodhi gjatë një tentative për të grabitur filialin e bankës, që ndodhet në zonën e Xhamllëkut në Tiranë. Autori është Viktor Gushi, i akuzuar për të tjera vrasje dhe grabitje. Leonora, 43 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, vdiq rrugës për në spital nga plagët e marra. 

19 prill, në Çermë të Lushnjës mbetet e vrarë me çifte Lahe Sina, 52 vjeçe. Autori i krimit është bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çermë të Lushnjës. Shkak për këtë vrasje dyshohet se ka qenë gjendja e vështirë ekonomike dhe borxhet e shumta. 

27 prill: Në fshatin Madhesh të komunës Ulëz, ka humbur jetën po nga goditja me çifte Shqiponja Miza, 27 vjeçe. kësaj radhe vrasësi ishte i vëllai. Motivi? Nderi. Kishte dëgjuar “fjalë” për të.  

11 maj, e konsideruar si një viktimë “pasioni”, vritet në Toshkëz të Lushnjës Rajmonda Sota. 23-vjeçarja u qëllua në një lokal me armë nga ish i dashuri i saj Erjon Cjapi. 

31 maj: 55 vjeçarja Thellëza Lelaj, vdes nga goditjet e të shoqit 72 vjeç, i cili më pas vret dhe veten. Krimi ndodhi në fshatin Berdenesh të Sarandës. Për shkak të diferencës së madhe të moshës u dyshua se krimi ndodhi për shkak të xhelozisë. 

14 qershor, në Kir të Shkodrës u vra Marie Çuku, 17 vjeçe, bashkë me gjyshin e saj, Kolën, 70 vjeç. Të dy kishin dalë për të punuar në tokat e tyre pranë shtëpisë, kur një breshëri automatiku ua preu jetën në mes. Motivi? Gjakmarrja. 

4 korrik, në Lapardha të Beratit u vra Alma Gjata, nënë e dy fëmijëve. 35-vjeçarja u godit me sëpatë nga bashkëshorti i saj, Sokol Gjata, 40 vjeç. Edhe kësaj radhe motivi ishte xhelozia. 

14 korrik, në Shëngjin, Dane Prendin, 45 vjeçe vdiq e masakruar së bashku me familjen e  saj, bashkëshortin dhe të birtin 9 vjeç, nga i vëllai, Sandër Prendi, i cili më pas, ai ka vënë armën në kokë dhe është vetëvrarë. 

28 korrik, në fshatin Brenog të rrethit Has, Pranvera Muslika, 30 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, u vra me pistoletë nga bashkëshorti i saj Gëzim Muslika. Motivi? Gëzimi që i depresuar...

2 gusht, në Tiranë Arben Koxhaj vrau gruan, Manjola Koxhaj. Ishte mesnatë kur ai e ka goditur bashkëshorten e tij 6 herë me thikë në trup. 32-vjeçarja ishte nënë e dy djemve të mitur. 

1 gusht, në Dukagjin të Shkodrës, Marjana Bregu, ende fëmijë, 14 vjeçe mbeti e vrarë nga i ati Mirashi, i cili më pas vrau veten. Ajo qëndronte prej disa kohësh dhe ndihmonte të atin në stan së bashku me dy vëllezërit më të vegjël.

7 gusht, në Tiranë, vritet Fatbardha Tafa, nënë e dy fëmijëve. 37-vjeçarja u sulmua me thikë nga Aldo Hoxha, ndërsa ky i fundit po tentonte t’i rrëmbente viktimës një varëse floriri nga qafa. 

12 shator, në Qafë-Thanë u gjet e pajetë Fatjona Sula. Nëna e dy fëmijëve u masakrua me gurë në kokë nga Çelnik Maliqi, 27 vjeç, me të cilin kishte pasur lidhje intime. Autori dyshonte se e dashura e tradhtonte. Trupi i pajetë i gruas u gjet nga një bari i zonës. 

24 shtator, në Lezhë vritet Miranda Shtjefni. Po atë ditë u vra edhe bashkëshorti dhe fëmija i tyre. Autori i vrasjes është fqinji i tyre, Kastriot Zhupa. Zhupa u bë personi i parë që u shkishërua nga kisha për këtë krim. 

30 shtator, për motive xhelozie, në fshatin Podgorie të Korçës vritet Eliverta Çoçka, nga ish-i dashuri i saj, 52-vjeçari Viktor Rozani. Ky i fundit e qëlloi ndërsa Çoçka po kryente marrëdhënie seksuale me një bashkëfshatar të sajin. Pasi i qëlloi të dy, Rozani qëlloi dhe veten, duke shënuar krimin më të rëndë.  

6 tetor, Pas një dhune të vazhdueshmenë, Rolanda Doku, 36-vjeçe është qëlluar me pesë thika nga bashkëshorti, Edmond Doku. Doku nuk ka lejuar që askush t’i afrohej viktimës për t’i dhënë ndihmën e parë, për t’u siguruar që ajo të ndërronte jetë. Dëshmitar në ngjarje ka qenë djali 10-vjeçar i çiftit.  

11 tetori do të shënonte ndoshta një nga vrasjet më tronditëse të viteve të fundit. Shaban Norja, 80 vjeç, vrau Ajshe Vatën, 18 vjeçe. Pasi Ajshe Vata nuk pranoi të abortonte fëmijën që kishte me Shaban Norjen, ky i fundit e ka ekzekutuar, duke i prerë dhe fshehur kokën. 

19 tetor. Në Durrës, Lime Dedej, vritet bashkëshorti i saj, 48-vjeçari Bujar Dedej. Ky i fundit, pas një zënke e ka goditur gruan e tij me çekiç në kokë. Motivi? Xhelozia. 

26 tetor. Në fshatin Belishovë të Ballshit vritet Azbie Myftari, 52 vjeç, bashkë me të shoqin. Çifti u vra dhe më pas u dogj në shtëpinë e tyre nga një bashkëfshatar, i cili tentoi t’i grabiste paratë e kasafortës. 

12 nëntor. Në Elbasan vritet Vergjinushe Hasani. 43-vjeçarja u vra nga bashkëshorti i saj, Agron Hasa, për motive xhelozie. 

10 dhjetor. Në Vlorë vritet Manushaqe Çeliku. 33-vjeçarja ishte shtatzënë dhe priste fëmijën e tretë. Ajo u vra me sqepar nga Shpëtim Çeliku, bashkëshorti i saj. Ky i fundit e ekzekutoi gruan dhe më pas detyroi dy vajzat e vogla të flinin me kufomën për 2 net me radhë, derisa një fqinje lajmëroi Policinë. 

12 dhjetor. Ahsinje Krytha, 49 vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, ishte e fundit në listën e fatkeqeve të vrara për vitin e shkuar. Ajo u ther barbarisht me 12 goditje thikash në afërsi të banesës së saj në Fier. Një muaj më vonë, policia deklaroi se kapi autorët, tre burra që pinin qetësisht kafe në të njëjtën lagje, sikur asgjë të mos kishin bërë.Sa kohë të jesh grua do pranosh që në jetën tënde të ketë rrësk dhe qeni. Kështu kanë ditur t’i vënë vulën të qenit seks i dobët pasueset e Evës së Mallkuar ndër shekuj. Deri këtu shumë prej tyre mësuan të bashkëjetojnë me fatin e parashkruar. Të tjera u përtypën heshturazi dhe ato që u rebeluan, shpesh humbën. Po kur qeni jo vetëm që të hyn në pjesë, por ta merr jetën fare...?

12 dhjetor. Ahsinje Krytha, 49 vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, ishte e fundit në listën e fatkeqeve të vrara për vitin e shkuar. Ajo u ther barbarisht me 12 goditje thikash në afërsi të banesës së saj në Fier. Një muaj më vonë, policia deklaroi se kapi autorët, tre burra që pinin qetësisht kafe në të njëjtën lagje, sikur asgjë të mos kishin bërë.

© 2012 Java. Të gjithë të drejtat e ruajtura