Skip to main content
RSS / Kontakt

Search form

  • politike
  • ekskluzive
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Reportazh
  • Speciale
  • Dossier
  • Bote
  • Kulturë
  • EX-LIBRIS
  • SHQIPNI E HARRUME
»

Shkodër vitet ’30.

Që kemi qenë të aftë të shkatërrojmë të gjitha gjurmët e trashëgimisë së Gjergj Fishtës është e qartë, por se si kemi qenë kaq të aftë nuk e kam kuptuar dot asnjëherë. Kur them “të gjitha gjurmët”, përfshij edhe varrin e tij, i cili në vitin 1945 u hap dhe eshtrat u hodhën në lumë si të kishin kolerën. Për të qenë i saktë, i drejtohem Fjalorit Enciklopedik të vitit 1985 i cili, përveç datave të jetës së Fishtës, 1871-1940, është i mbushur veç me vrer: “publicist rreaksionar, tribun i rreaksionit klerikal, luftoi me tërbim kundër ideve përparimtare...

»

Tiranë, Pallati

i ëndrrave, 1941-2013.

Që prej treçerek shekulli, mbi një prej kodrave të Saukut qëndron Pallati i Brigadave, ndoshta godina më e vlerë që ka mbetur në trojet shqiptare pas kaq e kaq vjetësh histori. Do të mjaftonte ky fakt, që ai të vendosej nën mbrojtje dhe të restaurohej siç ja kërkon sëra të tilla xhevahireve. Mirëpo deri tani, atë thjesht e ka mbrojtur fati dhe, veç këto vitet e fundit, vihet re një farë ngjallje e interesimit të shqiptarëve për të, gjë që i kushtohet më tepër bujës që bënë studionjësit italianë, kur...

»

Tiranë, 1942-43.

Shkëlqesia e Tij Francesko Jakomoni, markez i Sansovino-s, Mëkëmbës i Përgjithshëm në Shqipëri i Madhërisë së Tij Mbretit Perandor Viktor Emanueli III, Mbret i Italisë dhe Shqipërisë dhe Perandor i Etiopisë, drekon me babanë e Teqesë së Krujës.

Më kujton atë shprehjen e Qazim Mulletit që citon Musolinin të thoshte “Shqipnin e kom n’zemër ul galiç”.

Në foton e parë dinjitarë të lartë të shtetit janë ftuar për drekë në një teqe. Dinjitarët janë as më pak e as më shumë se sa vetë mëkëmbësi i Francesko Jakomoni (ulur anash oxhakut) i ulur...

»

Parullat – 16.

Këtë panoramikë propagande parullash të periudhës së pushtimit italian desha ta mbyll me një prej shembujve më intensivë dhe qesharakë njëkohësisht. 

Fotografia e madhe paraqet çaste nga një manifestim “spontan” i banorëve të kryeqytetit, kundër shtypjes së çamëve nga ana e Greqisë. Manifestime të tilla të organizuara dhe dirigjuara nga italianët, do të shërbenin për t’i paraqitur përpara opinionit botëror si një ndër shkaqet për të justifikuar sulmin ndaj Greqisë në tetor 1940. Ato fotografoheshin me kujdes dhe botoheshin anekënd botës si...

»

Parullat – 15.

Sa parrulla kemi shkruar, e sa bojë kemi harxhuar për to në kohë të Italisë, nuk mbarohet me dy a tre numra të Revistës!

Petrelë, 1942. Petrela është një fshat me plot histori të vjetra të këtij vendi, që ja ka dalë edhe ta ruajë një pjesë të tyre deri më sot (të paktën në kujtime). Pas pushtimit italian, fshati mori drejtim turistik dhe italianët bënë goxha investime në këtë drejtim. Pas Luftës, lavdia e fshatit filloi të tretej, për t’u ringjallur disi vetëm pas viteve ’90. 

Fotoja e parë paraqet sheshin e fshatit Petrelë, të realizuar...

»

Parullat – 14.

Parullat – 14. Fola javën që shkoi për raportet e çala të shqiptarëve me territorin dhe për rolin e pushtimit italian në ndryshimin e këtij raporti. Natyrshëm që ngjalla reaksionin e zakonshëm të atyre që janë të prirur ta shohin gjithherë pushtimin italian thjesht në skemën tradicionale: pushtim = shkatërrim. Në fakt nuk do harruar se është tashmë një gjë e njohur se kur diferencat në zhvillim midis pushtuesit dhe të pushtuarit janë shumë të mëdha, përtej këtij faktori duhet parë edhe zhvillimi që sjell me vete një akt i tillë. 

Siç edhe e...

»

Parullat – 13.

Mardhëniet e shqiptarëve me ambjentin kanë qenë gjithherë problematike. Si të gjthë kombet me mungesa në organizimin shtetëror, koncepti i tyre për mjedisin rrethues ka qenë ai i shfrytëzimit pa karar, gjë që bënte që ekosistemi që i rrethonte të ishte vazhdimisht i dëmtuar rëndë. Por, nëse kombe të tjera të këtij lloji, pas shfrytëzimit shterues të një territori zhvendoseshin në një territor tjetër ende të pashfrytëzuar, shqiptarët, duke qenë të bllokuar midis detit dhe kombeve të tjera, u detyruan të bashkëjetojnë me territorin e shfrytëzuar keqaz...

»

Parullat – 12. Vlorë, prill 1939.

Më në fund edhe Zogut me gjithë parullat e lavdet që i kishin bërë shqiptarët I erdhi fundi. Natyrisht diktatura e tij nuk mori fund si pasojë e revoltës së brendshme, por si pasojë e një diktature tjetër, asaj fashiste italiane. Në 7 prill 1939 italianët zbarkuan në 4 portet shqiptare duke gjetur një rezistencë të papërfillshme dhe Brenda disa ditësh okupuan të gjithë vendin. Papritur zogizmi u zhduk sikur të mos kishte ekzistuar kurrë dhe të gjithë shqiptarët që I kishin thurur lavde mbretit të ikur u derdhën ti këndonin lavdet...

»

Shkodër, 1913-1914. Bën vaki ndonjëherë që edhe mitet të kenë të vërtetë brenda. Kështu, miti që na është rrënjosur në kokë rreth betejave të pafundme të bëra ndën muret e kalave tona, ndodh ndonjëherë të jetë edhe i vërtetë. Eshtë për shembull rasti i Kalasë së Shkodrës, që i ka filluar historirat me rrethime, sulme, e bjeri ti biem, që në shekullin II para Krishtit. Natyrisht që një histori që fillonte kështu, nuk mund të mos mbaronte po njësoj. Rrethimin e fundit kalaja e Shkodrës e pati në vitin 1913, ku si gjithmonë të tjerët vinin të zgjidhnin sherret e tyre me...

»

Parullat - 11. I kemi konsideruar gjithmonë parullat si një shpikje e regjimit komunist, por në fakt ato janë shpikje e shekullit të ideologjive, shekullit XX. Megjithë elementet e para të tyre, të ndeshura në Shqipëri që në vitet e fundit të Perandorisë Osmane, vetëm në vitet e diktaturës së mbretit Zog ato kthehen në një element propagante i përdorur gjerësisht. 

Por edhe Zogu në fakt nuk i shpiku vetë por u ndikua nga fqinji i përtej Adriatikut, Italia, e cila prej disa vjetësh i ishte futur rrugës së një diktature ideologjike e cila ishte e ngarkuar fort me...

  •  
  • 1 of 6
  • ››

© 2012 Java. Të gjithë të drejtat e ruajtura