Skip to main content
RSS / Kontakt

Search form

  • politike
  • ekskluzive
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Reportazh
  • Speciale
  • Dossier
  • Bote
  • Kulturë
  • EX-LIBRIS
  • SHQIPNI E HARRUME

Shqipni e Harrume

Nga 
Artan Lame

Tiranë, 1942-43.

Shkëlqesia e Tij Francesko Jakomoni, markez i Sansovino-s, Mëkëmbës i Përgjithshëm në Shqipëri i Madhërisë së Tij Mbretit Perandor Viktor Emanueli III, Mbret i Italisë dhe Shqipërisë dhe Perandor i Etiopisë, drekon me babanë e Teqesë së Krujës.

Më kujton atë shprehjen e Qazim Mulletit që citon Musolinin të thoshte “Shqipnin e kom n’zemër ul galiç”.

Në foton e parë dinjitarë të lartë të shtetit janë ftuar për drekë në një teqe. Dinjitarët janë as më pak e as më shumë se sa vetë mëkëmbësi i Francesko Jakomoni (ulur anash oxhakut) i ulur këmbëkryq mbi shilte, jastëkë e qilima, si aPërballë tij qëndron Kryeministri Maliq bej Bushati (ulur me uniformë të zezë) që për shkak të origjinës ndjehet më komod në atë pozicion oriental. Në anën tjetër të oxhakut qëndron Babai i Teqesë një plak i lashtë mjekërbardhë. Vini re në përputhje me etiketën vendase, miku më i lartë, Mëkëmbësi është vendosur në vendin e nderit, në anën e oxhakut që e vendos në krahun e djathtë të mikpritësit, Babait të teqesë. Përreth qëndrojnë të ftuarit e tjerë, ndërsa në këmbë dy dervishë mjekërzinj bëjnë rolin e shërbyesve të tryezave. Pjatat janë vendosur mbi një  tepsi të madhe bakri e cila është vendosur mbi sofrën e ulët.

Bashkë me autoritetet është ulur edhe një ushtarak (i kthyer me kurriz), i cili megjithëse i rangut të ulët qëndron aty ndoshta në rolin e përkthyesit. Fotografia duhet të jetë e marsit 1943, pasi Maliq beu u bë kryeministër në shkurt 1943, ndërsa në fund të marsit Jakomoni u zëvendësua në postin e tij nga gjeneral Pariani.

Në fotografinë tjetër jemi në të njëjtin vit por në një situate krejt tjetër, në të cilën i njëjti Jakomoni ndjehet shumë më komod i ulur në një poltronë. Jemi në sallonin e madh të Pallatit mbretëror (sot Pallati i Brigadave) gjatë një shfaqjeje filmi. Në dy poltronat kryesore janë ulur Jakomoni me bashkëshorten, dona Maja. Në krahun tjetër të dona Maja-s qëndron kryeministri Mustafa Kruja, ndërsa në krahun tjetër është Terenc Toçi. Prapa mbi një piedestal shihet busti i bronxtë i Skënderbeut i Odhise Paskalit i cili edhe sot gjendet në të njëtën sale. Kjo fotografi duhet të jetë e vitit 1942 kohë në të cilën ishte kryeministër Mustafa Kruja, ndoshta e muajve të dimrit nisur nga peliçet e zonjave.

          








© 2012 Java. Të gjithë të drejtat e ruajtura