Skip to main content
RSS / Kontakt

Search form

  • politike
  • ekskluzive
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Reportazh
  • Speciale
  • Dossier
  • Bote
  • Kulturë
  • EX-LIBRIS
  • SHQIPNI E HARRUME
Masakra historike e Durrësit e ka provën te plehrat arkeologjike
Pak pas kufirit administrativ të Tiranës e Durrësit, në autostradë, një miku jonë që merret me monumentet e ndalon vrik makinën. “Paskan hedhur sërish... Shikoje atë pirgun aty! Do t’këqyrësh bajagi gjëra që si ke parë”, më thotë me një tundje koke të lehtë. E quaj si shaka, por në fakt nuk do më duket fare ashtu, kur pak minuta më vonë, jam mbi një pirg që mbart pafund qeramika, forma të...
Qafë Mollë, atje ku nisi, nuk pipëtin asgjë
Qaf Mollë, Shën Mitër, Mjekës e kushedi ku tjetër. Në këto ditë, ata pak banorë që kanë mbetur në këto vende të harruara, janë ndjerë si kurrë herë më parë të vlerësuar. I thënçin vlerësim sepse ai është një tmerr prej lajmeve që rrokullisen shpejt dhe që i lidh këto vende me procesin e një asgjësimi arsenali të frikshëm armësh. Bash në një nga këto ditë, marrim udhën drejt Qafë Mollës, vendit...
Foto Ekskluzive: Jutta Benzenberg
Kisha e Shirgjit - Në mëshirë të Bunës
Ka dy udhë për të shkuar deri më aty, por më e mira është të shkosh në kthesën e Bushatit dhe pastaj t’i futesh tutje udhës drejt e në jug drejt Detit. Befas, të kthehesh dhe të marrësh pandalim një rruge jo aq të mirë për të gjetur sërish një kthesë gati 90°. Kuptohet, duke pyetur. Mungojnë tabelat dhe për të shkuar në fragmentin e vetëm të njërës prej kishave më të mëdha dhe me histori të...
Kishat e Onufrit po ‘presin’ hajdutët!
Nëse pak kohë më parë, nuk do të ish marrë vendimi për të asfaltuar 22 kilometrat që e lidhin Elbasanin me Gjinarin, atëherë për të mbërritur në këtë vend, do të duheshin disa orë të plota udhëtimi. Këtë mendojmë teksa gjendemi në qendër të Gjinarit, pas afro 40 minutave udhë nga qyteti. Përreth kafet e mbira kudo disiplinojnë një shesh kaotik të pashtruar, ku nxënësit e shumtë, banorët,...
Foto Ekskluzive: Jutta Benzenberg
Të panginjurit, janë edhe pak kilometra nga Tirana
Pyetjen më të vështirë që do kem në fshat, gjatë orëve që kaloj në Dërshen, është e thjeshtë por edhe e sikletshme: A ka pak ujë të pimë? Nuk ka. E kam kot. Ashtu si nuk ka asnjë çezmë apo ndonjë bazen. Rrezet e diellit e kanë kuptuar ngurrimin tonë dhe si për ironi e derdhin edhe më pa sqimë ngrohtësinë e tyre të tetorit. Banorët sillen atypari të pagojë, kurse fëmijët lodrojnë të gëzuar. Duket...
Afreskët e Dervenit, shtatë vjet për t'i shkatërruar
Bëjmë pak kilometra jo shumë larg Fushë Krujës dhe në morinë e makinave që gati fshikin njëra-tjetrën si pikë plumbi, mu në të majtë të udhës që të çon drejt Shkodrës, i kthehemi një rrugëze të gjatë që rigëzon tutje në fushë. Zamir Marika, restauratori i kishëzës së Dervenit, më duket se “ngatërrohet” pak. Ka kohë që na tregon për kishëzën, dëmi ndaj të cilës është katastrofal. Harrohet. “Harron...
Amantia - Siti antik i lirë... për plaçkitësit
Ndërkohë që kryeministri i ri Edi Rama dhe shpura e tij bënte një konferencë shtypi për rigjetjen e shumë objekteve të Trashëgimisë Kulturore, dy arkeologët e një projekti për Amantian Elio Hobdari dhe Jamarbër Buzo, përpiqeshin të kontaktonin me ngulm zyrtarët e ministrisë së Kulturës dhe Trashëgimisë për qendrën arkeologjike, objektin e punës së tyre. Ajo, së fundmi, është vënë në udhëkryq prej...
Gosë, nga premtimet me bujë te realiteti i thjeshtë
Është pak e vështirë në ditët tona të orientohesh në fushat e Gosës, por rrugët e gjëra që bigëzojnë pranë vendit, ku u vranë dy komunistët e rinj Tutulanas, gjithsesi e kanë një sens. Nëse futesh djathtas, për furgonat është më lehtë pasi mblidhet edhe ndonjë pasagjer më shumë, por ndërsa shkon në rrugën tjetër, atëherë, udha të shpie direkt e më shpejt në qytet. Destinacioni më i afërt është...
Heronjtë Shqiptarë - Pa paqe dhe në varr
Ata që zbrisnin më 1945 nga qendra e kryeqytetit drejt Shallvareve, nuk mund të mos u bënte përshtypje ekzistenca e katër varreve të veçuara në fillim të fushës së madhe. Vendprehjet e Qemal Stafës, Vasil Shantos dhe dy heronjve të tjerë me emër si ata, dergjeshin aty pranë njëri-tjetrit. Të katër bashkë, fare të rinj dhe vrarë në kushte ekstreme të terrorit fashist, ndihmuan me imazhin e tyre...
Pogradeci, qytetin e pushtoi betoni
Dy burra i afrohen në ag njëri-tjetrit që nga larg. Njëri mban një kanatiere të shkurtër, nga ku kërcen barku mbi të cilin arrin gjerdani i arit, që rrethon qafën e ngjallur. Tjetri, imcak, e mban të mbuluar dobësinë me një xhup, që i ka humbur krejt ngjyra origjinale. “E mo...he...Një e gjysmë sonte”. I shëndoshi ecën këmbëhapur dhe ia përshkuan me dorë përmasat e peshqve të zënë tjetrit, shumë...
'Treni', projekti që ktheu pronarët në të pastrehë
“Mirë ua bonë këtyne. Pse kështu do rri Tirona? Mirë ua bonë”. Gruan e tërheq mënyra sesi po bëjmë fotot dhe paqësia me njësitin e Policisë Bashkiake, që ka shtruar stolat e gjatë të sallës së pritjes së ish-Stacionit të Trenit të Tiranës dhe sodit shkatërrimin. E pasi rrotullohet e rrotullohet ndalon. Bashkë me disa kureshtarë të tjerë përpiqen të kalojnë kohën me rrafshimin e stacionit 60...
Shën Naumi...mbetur në qetësinë e vet
Hera e fundit për t’shkuar në manastirin e Shën Naumit ka korresponduar me një ngjarje të dhimbshme. Pak para se të niseshim me traget drejt e atje, një grup i madh bullgarësh që udhëtonin po drejt manastirit mbi një traget të vjetër të mbipopulluar, janë përpirë prej ujit t’ftohtë. Makutëria e pronarëve mbi vegime shenjtësh. Të nisur nga Ohri për në Shën Naumin, 30 kilometra më andej, atë ditë s...
Të pafsha në Savër!
Kur Iljaz Vehapi erdhi në Savër të Lushnjes, ishte i martuar dhe kishte një fëmijë. Erdhi si i internuar, pasi dikush nga familja e tij në Leskovik, sapo i kish kaluar kufirin. Sot, është babai i disave fëmijëve syresh, por me djalin që erdhi, me atë po pleqëron muzgun e jetës. 87 vjeçari nuk flet shumë. Për të mos thënë që tregon duke heshtur ose me fjali dy-tre fjalëshe. Dy duar të stërmëdha...
A po del në dritë një monument i ri në Elbasan?!
Nëse vende të ndryshme në botë shtypin manuale periodike, krijojnë histori ose bëjnë histori me pak gjëra, Shqipëria ka mundësi që ta ketë trashëgiminë, ta prishë, të rigjejë sërish dhe po të dojë dhe ta shmangë krejtësisht . Ky fat i takon më shumë tokës së vet, që në shekuj ka mbrujtur pushtues, luftëra dhe qytetërime të ndryshme. Me pak fjalë, breza të tërë elbasanasish, nuk i ka bërë asfare...
Jeta e vërtetë... mes plehrash
Gruaja nuk e lëshon lapsin e syve. E mban nga pas vetes t’mbërthyer dhe ecën e përkulur me vështrimin e përqendruar poshtë. Lapsi që ia bashkon të dy duart pas, i jep pamjen e një burokrati të dikurshëm që është në dilemë. Anipse dilema e saj mbetet tamam ekzistenciale: Çfarë do gjej sot? A do mundet ta mbyllë ditën? ...I vështrojmë prej tutje. Që nga larg, në bardhësinë e përhime të...
Një histori nafte pa naftë
Njerëzit e organit hetimor sillen atypari. Policët rrinë neutralë, në një rresht të improvizuar. Punëtorë, e të papunë, sorollaten kot. Disa shoferë autobuzësh, ia kanë shtruar muhabetit. Korrik 2013. Mizaskena e gjitha në Uzinën e përpunimit të naftës në Fier. Anash, një kordon i pafund cisternash, i cili pret. Të gjithë ndërrojnë muhabet me njëri-tjetrin. Venë e vijnë. Një klub i sajuar pak...
Selitë e Malit - Këtu është ende si qëmoti!
Pas një orë e gjysmë udhëtimi mbërrijmë në shtëpinë e parë. Emrat e fshatrave janë të ngatërruar dhe të duket sikur po përshkruan një popullatë të tërë, por në fakt është pak gjë. Pak frymë. Pak shtëpi. Harrim. Ata që na drejtojnë ngatërrojnë fshatin me disa shtëpi të braktisura, që përbëjnë një lagje. Rimi, një djalë që na shoqëron, i shqipton Karroq apo Kutriq. Janë në fakt lagje, këto që...
A po vjen ora të restaurohet Amfiteatri i Durrësit?!
Pak vite më parë, ministri i Kulturës Pango përshfaqi publikisht një projekt të mrekullueshëm që lidhej me rehabilitimin e Amfiteatrit të Durrësit dhe Kalasë së Tiranës. Struktura e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, që miratoi dy projektet, të cilat lidheshin me restaurimin për qëllime muzeale dhe vënien në përdorim si vend shfaqje të dy objekteve, i prezantoi ato me anë të Qendrës “Frashëri”,...
Laç, vendi ku shteti quhet kaos
Burrat shkonin e vinin. Të gjithë në ankth. Numërimi pothuaj kish mbaruar ndërsa trendi nuk mund të kthente më asgjë. Të Majtët po fitonin. Të gjithë qëndrojnë të ankthuar. Pyesim. Asnjë përgjigje. Kërkojmë. Nuk na flasin. Në fakt, nuk e dimë se pak minuta më parë ka ndodhur sërish vrasje. Por, në Laç kjo është e zakonshme. Dhe, si ndodh në qytet e vogla apo me personazhet e Markezit të “...
Bathorja, po fillon të urbanizojë... mendimin
Plaka me veshjen e modifikuar të Mirditës e përshkon si frikazi udhën. Jeleku i leshtë gurkali duket sikur e shtrëngon edhe më të ngrirë sesa duket. Kur makina me targë italiane qëmoti e me imazhin e Berishës pas lë një shtjellë tymi në ajri, e shtyn edhe ajo karrocën e dorës. Hedh një vështrim të fundit sikur do të kontrollojë që i luajturi të mos kthehet sërish dhe çapitet drejt. Kur sigurohet...

Pages

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • next ›
  • last »
© 2012 Java. Të gjithë të drejtat e ruajtura