Skip to main content
RSS / Kontakt

Search form

  • politike
  • ekskluzive
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Reportazh
  • Speciale
  • Dossier
  • Bote
  • Kulturë
  • EX-LIBRIS
  • SHQIPNI E HARRUME
Bota që vjen nga reportazhi i Kapuçinskit
Sikur për një arsye fatkeqe për autorin, të mos ekzistonte Heroditi, atëherë ky libër i fundit do të ishte i damkosur me dështim. Por ja, që Herodoti ka jetuar. Ka reportazhuar dhe më shumë se kaq, na ka lënë një libër të mrekullueshëm që ka ushqyer breza të tërë historianësh. Në fakt, do mund ta quanim sërish të vdekur, ashtu si shumë libra titanësh, nëse shumë shekuj më vonë, bota s’do e pranonte se stili i tij i shkrimit do të ishte një nga gjinitë që do t’i jetonte më shumë tollovive të një bote shumë të përzier.
Mu këtë libër do i dhurojë redaktorja e tij, Ryszard...
Me Sheryl Sandberg, si të bëjmë para
Sheryl Sandberg, njeriu që e ka shkruar këtë libër, ka një status që çdo grua do ta admironte. Është e rrethuar me vlerësim. Ka atë që e kanë pak qenie (punon te Facebook në nivelet më superiore) dhe përpos kësaj pretendon se gëzon edhe një familje të mrekullueshme. Deri këtu është mirë. Dhe, qetë. Por, nuk 'e kupton' pse e ka shkruar atëherë këtë libër! Përgjigja gjendet shpejt. Sepse kjo grua e ka si fjalë të shenjtë sinqeritetin dhe lirinë. I di kufizimet e veta, të gjinisë së saj por edhe të njerëzimit të sotëm. Të gjithë asetet personale që ka dhe i ka mbrujtur në themel të...
Sfida e Mustafa Nanos me gegët

Publicisti Mustafa Nano në botimin e radhës është treguar vërtetë tejet kërkues me veten. Ai ka kaluar në një front tjetër, ku njohuritë e tij, duken se nuk e kanë aq të lehtë të hapin një front polemizues. Megjithatë, duhet thënë se publicistika e re e Nanos është interesante për nga fusha e interesit të tij dhe mënyra sesi e trajton gjithçka që ka lidhje me Gegërinë. Ka një strukturë që e ka menduar me kujdes, por që duhet thënë se linja e librit, që ai ka për zemër, e që i kushtohet mënjanimit dhe vlerave të Gegëve, sfumohet rrugës prej mungesës së...

Shqipëria politike me fokusin e fotografive

Gazmend Bakiu ndërmori një iniciativë të veçantë për të qenë prezent në median shqiptare përmes shkrimeve dokumentare të ilustruara me foto. Në fakt, ishte një traditë që e ndoqën njëkohësisht dy publicistë (Edhe A. Lame te MAPO dhe JAVA) dhe që pati përcjellje të mirë në publik në faqet e dy periodikëve. Përcjellja e fotografive u shoqërua me komente shpjeguese. Në këtë rast, na duhet të flasim për Gazmendin që këtë ndërmarrje e finalizoi edhe me një libër, që theksohet se është botuar cilësisht nga ‘PEGI’.

Autori për ta bërë më tërheqës...

Pak dhe shumë Shqipëri tek Alisia

Subjekti që e lidh me auditorin shqiptar Alisia Munron është pa asnjë dyshim novelëza e saj me titullin “Virgjëresha shqiptare”.  Madje, pas Nobelit të saj, u fry shumë ditët e fundit dhe shkrues të ndryshëm shkruan për Alisian më shumë duke e lidhur vetëm me këtë fakt. Në fakt, Alis Munro ka dhe një vëllim të tërë me tregime në shqip “Sekrete të hapura“, përkthyer nga Betim Muço, që deri më tani i janë shitur as më shumë e as më pak por vetëm 30 kopje. Në përgjithësi, kjo të tregon pak përqasjen me letërsinë ndërkombëtare që kemi ne dhe...

Deri ku mund të arrijnë shkencat sociale?!

 

“Mjerimi i historicizmit” nuk është një libër i zakonshëm, por fare e zakonshme është mungesa e librave të tillë në tregun e librave tanë. Komplimentat më të para duhen për botuesin e “Onufri”, përkthyesin dhe kohën që të gjithë këto komponente të bashkuara gjetën dhe na sollën këtë njeri të jashtëzakonshëm të mendimit ndërkombëtar.  

Gjenia e autorit është sesi rreket të na rrëfejë ndryshimet e mëdha të shkencave natyrore me ato shoqërore dhe të përcaktojë përmes një arsyetimi të kujdesshëm se: “besimi në fatin historik është një besëtytni e kulluar dhe se nuk mund të...

“Kaini” i Saramagos

Në këtë roman të jashtëzakonshëm, disa mëtojnë se është më i miri që është shkruar nga autori, nuhat realisht diferencën e vërtetë se çdo të thotë të jesh një shkrimtar i përmasave të Jose Saramagos. Shtëpia Botuese “Dudaj” duhet vlerësuar për atë akt të madh, me marrjen e të drejtave të këtij autori të rrallë për nga forca e mendimit. Sfida është e jashtëzakonshme sepse ‘lufta’ artistike dhe shtjella e rrëfimit është me fenë me atë medium që ka nënshtruar miliona e miliona njerëz dhe që vazhdon sot e kësaj dite të ketë shumë pushtet tek vdekëtarët e...

Fundi natyror i Lev Tolstoit... në kujtime

Ku libërth ‘i vogël’, botuar nga ONUFRI, lexohet brenda një udhëtimi një orësh ose ja të themi 2 syresh. Autori i librit është ish-sekretari i Tolstoit, që në stilin e letrave të gati një shekulli më parë rrëfen me një penë gati të ndjerë çdo fragment t’fundmit jete të autorit të madh rus. Fillesa është nga stacioni, ku ai do të përpiqej për herë të fundit të guxonte dhe deri në ditët e jermit të tij, të cilat e shoqëruan shkrimtarin deri në fund. Sekretari i vet me kujdesin e sekretarëve të asaj kohe mundohet të regjistrojë gjithçka me misionin e...

Për shqiptarët me sytë e një misionari

Libri i autorit amerikan Edwin Jacques :”Shqiptarët-Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” rrëfen ashtu si mund të merret me mënd historinë e shqiptarëve përgjatë të gjithë ekzistencës në territorin e tyre. Është shkruar nga një misionar amerikan që ka qenë në Shqipëri, dhe të drejtat e botimit i ka Sh. B. “Kartë e Pendë”. Libri u botua në shqip më 1998, kurse origjinali në anglisht ka qenë në vitin 1995. Titulli në origjinal është: Edwin E. Jacques, The Albanians: An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present,...

Jetë si në dramë

B

ashkim Hoxha ka disa atribute. Është dramaturg. Romancier. Dhe, gazetar. Në vitet e fundit publiku e ka njohur më së shumti me këtë atribut të fundit, madje me anë të një emisioni mëngjesi tepër popullor, ku ai ka mundur të kumtojë si pakkush mesazhet e tij publikisht.

Në fakt, në rastin tonë, nuk është koha për të folur për këtë dimension të tij, sesa për një nga romanet e tij të fundit, të titulluar “Heronjtë e Viagrës”. Themi, të fundit, sepse nuk i dihet në serinë e botimeve të tij. Hoxha ka pasur një pjellori botimesh duke qenë tejet i përkushtuar edhe...

Në kërkim të modernes tek Rexhep Ferri

Piktori dhe publicisti Rexhep Ferri është një nga emrat më të njohur të modernizmit kosovar. E veçojmë kosovar, sepse ai vetë është i lindur në Shqipëri, por fati i ndarjes së Kosovës e bëri, që rrjedha e tij e jetës të merrte një drejtim tjetër dhe ta identifikonte më shumë për studiuesit me identitetin kosovar. A mund të quhet fat? Në art, patjetër që po; por në aspektin familjar, aspak. U nda me një pjesë të trungut të familjes dhe më shumë se kaq, Ferrët e kohës së tij vazhduan të persekutohen sikur të mos kishte mjaftuar ai lum gjaku, që të parët e...

Në kërkim të një stili të ri

Autori Shkëlqim Çela është një letrar shqiptar, i cili shkruan prej shumë vitesh nga jashtë shtetit. Ky është libri i tij i radhës, ku ai e ka provuar veten në një gjini më të lartë, atë të novelës. Kushdo që do e marrë që nga fillimi ka të ngjarë që t’i bëjë pyetjen e zakonshme vetes, se çfarë subjekti është ky që mund t’i shkojë këtij titulli “Ishulli Ruzvelt”. Në fakt janë dy novela, që mund të konsiderohen si një diptik në hapësirë i autorit, por që s’kanë aspak lidhje me njëri-tjetrin. Si për ta shtuar konfuzionin, autori, novelën e parë e ka...

Si ta shohësh të vjetrën me sy të ri

Peter Weiss e mendoi ndryshe të sillte historinë e shkuar të shekullit të XVIII në ditët tona. Pasi e mendoi shumë dhe thellë, ju duk se ngjarjet e Revolucionit Frëng, mund të vinin shumë më mirë përmes disa personazheve të tij, parësorë dhe dytësorë. Figura e Maratit, liderit udhëheqës, u pa e arsyeshme që të jetë pjesë përbërëse e një drame, e cila do përbënte thelbin e krijimit të autorit.

Weiss krijoi me këtë personazh, madje në një intervistë që është botuar bashkë me librin pohon se shumë thënie janë të vetë Maratit, cilësitë e...

Dhe, malet oshëtinë

Shadbag. Ky është një fshat i krijuar nga Khaled Hosseini për të vendosur fillesën e një romani të ri, titulli i të cilit nuk shkon fare me romanin. I treti në rreshtin e romaneve të tij, u botua menjëherë në shumë gjuhë dhe në disa vende. Arsye të besosh se autori është futur në ingranazhe marketingu të stërmëdha. Këtë herë ngjarja është shumë më ndërkombëtare, ashtu si edhe personazhet e tij. Historia fillon me dy të vegjël jetimë. Fati i jetës së tyre është linja e romanit që shpështillet shpesh për t’u zgjidhur në fund në një mënyrë shumë globaliste...

Një verë pa burra si sfidë për seksin

A

utorja e ka gjetur mjaft mirë titullin e botimit të saj teksa e ka quajtur: “Një verë pa burra”. Kurse botimet “Pegi”, në vazhdën e sjelljes në shqip të autorëve të njohur, kanë menduar se autorja Siri Hustveld i përshtatet fizionomisë moderne, që kjo Shtëpi botuese po mban në letrat shqipe me titujt e përzgjedhur.

Do të ishte e tepruar të thoshim se ky libër është një himn për femrën, por që është një sfidë e gjinisë femërore, këtë nuk e mëdyshon. Mund të mëdyshohet vetëm dikush që e merr si libër të lehtë me histori sentimentale. Libri ka në qendër një...

Estetika moderne në kohët e sotme

Autori Stefan Çapaliku e ka botuar edhe në një format tjetër librin “Estetika Moderne”, por ne po e paraqesim në variantin për studentët dhe për publikun e gjerë. Është një përmbledhje e thukët e koncepteve dhe e teorive estetike kryesore që qarkullojnë në botë, qysh atëherë kur është folur për estetikën. Nuk e dimë nga e ka marrë modelin autori, por duhet thënë se libri është një kontribut i madh për publikun e gjerë për t’u njohur me estetikën. Në fakt, s’duhet të teprohet të thuhet se është i arrirë, pasi njohja në këtë libër shkon deri në nivelin e...

Nëse do të bëhesh shkrimtar

Nëse do të bëhesh shkrimtar nuk ke nevojë që të dëgjosh dërdëllitjen e grafomanëve gjithkund, apo sharlatanëve lloj-lloj që besojnë se shkruajnë dhe se janë të aftë si askush tjetër. Të lutem, shko dhe bli: Letra një shkrimtari të ri. Autori është Mario Vargas Llosa, ndërsa “Onufri” ka meritën se e ka sjellë në shqip. Nga anglishtja me sa duket, pasi atje është domeni i përkthyeses së njohur, që e ka marrë përsipër. Ëngjëllushe Shqarri në këtë libër ka bërë një punë vërtetë cilësore dhe teknika e saj korrekte në përkthim, në këtë libër na vjen e vyer....

Muzeu i pafajësisë

Romani i Orhan Pamukut “Muzeu i pafajësisë” u shkrua pak kohë pas marrjes së Nobelit nga autori më 2006-n. Më saktë ishte libri i parë shkruar pas çmimit prestigjioz.  Një fabul e thjeshtë, që duket se rrotullohet tek dy personazhe e që në sfond ka shoqërinë e lartë stambollite, por që në fakt të jep idenë e qartë sesi ka qenë Turqia e viteve ’50-’60-’70. Një mjeshtër si Orhan Pamuku s’pati nevojën e Urës së Ivo Andriqit, sagat e stërgjata ruse, pritjen e gjatë të Markezit apo subjektet e vështira amerikane, për të bërë një histori letrare të vendit të...

‘Sfida’ më Heminguejn
Ngjarjet e romanit “Kallëzimi i një anijehumburi” e nisin jetën nga një reportazh (në fakt për shkollën amerikano-latine ai lloj rrëfimi quhet reportazh, por për ne s’është i tillë), ku tregohet jeta e mbrame e një të mbijetuari nga mbytja e ekuipazhit me tetë anëtarë bashkë me anijen e tyre luftarake kolumbiane. Historia është e vërtetë dhe bën fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 1955, kohë kur u bë i ditur ky lajm. Dhe, pastaj vijon personazhi ynë: Luis Alejandro Velasco-s, i cili i mbijeton vdekjes për plot dhjetë ditë me radhë në ujërat e Karaibeve, arrin pas privacioneve pa...
Një dashuri në kohët e komunizmit

Libri i Rudolf Markut ose më saktë romani i tij ka marrë duartrokitje të gjata nga të gjithë kolegët e vet. Ashtu si mund të merret me mënd Preç Zogaj, Visar Zhiti dhe Nasi Lera e kanë shpallur bashkërisht si një libër të jashtëzakonshëm. Edhe pse romani me emrin e çuditshëm “Kësulkuqja vjen me trenin e dhjetës”, e ka plotësuar deridiku pritmërinë e tyre, nuk mund të thuhet asesi se është një libër i rrallë. Brenda ka një dashuri të bukur, që nuk mbruhet mirë dhe një fund (që ai e ka zgjidhur teknikisht mirë por disi patetikisht) jo shumë të arrirë....

Një dashuri në kohët e komunizmit

Libri i Rudolf Markut ose më saktë romani i tij ka marrë duartrokitje të gjata nga të gjithë kolegët e vet. Ashtu si mund të merret me mënd Preç Zogaj, Visar Zhiti dhe Nasi Lera e kanë shpallur bashkërisht si një libër të jashtëzakonshëm. Edhe pse romani me emrin e çuditshëm “Kësulkuqja vjen me trenin e dhjetës”, e ka plotësuar deridiku pritmërinë e tyre, nuk mund të thuhet asesi se është një libër i rrallë. Brenda ka një dashuri të bukur, që nuk mbruhet mirë dhe një fund (që ai e ka zgjidhur teknikisht mirë por disi patetikisht) jo shumë të arrirë....

Për Francën...
Kjo ese elegjiake për Francën e kohës së Cioranit është nisur kinse të japë grahmat e një qytetërimi, por në fakt në çdo rresht, faqe, kapitullz ka përcjellë një dashuri të pamatë të autorit për këtë vend të mrekullueshëm. Dhe, dashuria e Cioranit për Francën, këtij personaliteti tejet interesant, që e njeh me themeli vendin, nuk ka të ndalur. Ai nuk e fsheh fare që e dashuron, që e adhuron.
Disi panegjirike me një stil që sot duket i tejkaluar, më shumë se për Francën, Cioran flet për përfytyrimin e madhërishëm të Francës nën subjektin e vet. E ka përthyer kaq shumë prizmi i...
“Procedura” e Mulisch

Harry Mulisch ka kohë që ka ardhur në shqip, por “Procedura”, një nga dy librat e tij të përkthyer në shqip, mbetet nga më të mirët e ardhur në vitet e fundit. Për publikun është përkthyer dhe libri i tij më i mirë “Atentati”. Kurse, për fatin e keq, me njohuritë që kam, nuk di të ketë përkthyes nga holandishtja, kështu që përkthyesja e librit Edit Dibra besoj se e ka përkthyer nga gjuhë e dytë. Ka të ngjarë nga italishtja, fakt që e bën disi në të lexuar me tis latin romanin. Gjithsesi, libri lexohet menjëherë dhe për një shpresë të mirë, çmimi është i...

Për jetën dhe familjen

Medea Georgievna, personazhi kryesor i veprës me të njëjtin titull të autores bashkëkohore ruse Ludmilla Ulickaja, mjafton në plotësinë e saj të mbledhë rreth vetes një grup personazhesh të aftë për të krijuar një sagë të tërë familjare. Libri, mbështetur shumë në traditën e letërsisë klasike ruse, shkruar nga Ulickaja, di që të ndërthurë në trungun e personazhit të vet një histori të tërë, që do të duheshin libra të tërë historie. E kjo mund të quhet një nga meritat e autores.

Një familje me origjinë greke, e cila në pjesën e parë të...

Të shkruar si njëri shkencash

 

Vera Bekteshi e solli librin e dytë me tregime gati një vit më vonë nga libri i saj i parë, që u prezantua si roman, por që në fakt ishte një vëllim kujtimesh të letrarizuara autobiografik. E bindur dhe e kujdesshme për rrezikun e reagimit të publikut në librin e dytë, ajo u mor vetëm me muzën e saj dhe me një grup subjektesh, që i ndau në disa kaptina. Ato u quajtën respektivisht Ndodhi të Hershme, Ndodhi të Ndërmjetme, Të Tashme. Brenda këtyre kaptinave përfshiu një grup tregimesh, shumë syresh gati të jetuara prej saj dhe të dhëna tashmë në...

Filozofia me sytë e Gombrowicz

 

Nëse dikush do donte që t’i kuptonte bazat e filozofisë, duhej të lexonte pikërisht Gombrowicz dhe shpjegimet e tij. Francesco Catalucio thotë se ishte pikërisht ky libret, që e shpëtoi këtë autor gati të panjohur në Shqipëri nga vetëvrasja. Libri i autorit të këndshëm polak na vjen me një parathënie të këndshme të Catalucio dhe pastaj nocione, kategori dhe filozofitë e më të mëdhenjve të njerëzimit në filozofi, nga një vëzhgues shumë interesant. Përmes lupës së Gombrowicz ata na vinë thjeshtë por edhe në mënyrë shumë të përmbledhur dhe ashtu si...

Qyteti i parë ndryshe, apo siç duhet ta shikonim

 

Qyteti shqiptar në librin e sociologut Artan Fuga, mund të thuhet se për herë të parë shpaloset me të gjithë atributet e tij në letrat shqipe. Merita e Fugës është se abstragimin për këtë vepër, që e ka titulluar “Rënia e qytetit” e lidh direkt me një punë të mirëfilli shkencore, ku ai ka punuar për kohë me radhë. “Te ne, zona rurale është në proces urbanizimi, kurse qyteti e ka përzënë natyrën nga hapësirat e veta”, thotë ai diku, duke na përcjellë me fjalitë e tij të përmbledhura, një mesazh mbi vëzhgimin e studimit të tij shkencor. Nuk ndalet në pak gjëra. Përmes një...
Dashuria e treguar thjesht

 

E ke pak të vështirë të besosh që ky libër, të ketë marrë kaq çmime ndërkombëtare. Por, realitetet janë realitet dhe atëherë kur nuk të pëlqejnë. “Delikatesa”, që ka ardhur pak kohë më parë nga ‘PEGI’, përkthyer nga origjinali nën përkushtimin e plotë të Edmond Tupjes është i tillë, dhe përveç këtyre, që thamë, ka njohur përkthimin edhe në 30 gjuhë të tjera të botës.

Një grua në ëndrrën dhe ankthin dashuror të tre burrave. Një dashuri e bukur, ku ngërçin psikologjik të personazhit të vet, autori e interpreton si delikatesë. Dhe, ky...

Nëna e fundit...quhet Akabadora

 

Jemi në Sardenjë.  Nëse do ta lexosh librin nuk ke nevojë të abstragosh aq shumë në mjedisin psiko-gjeografik. Është si dy pika uji me Shqipërinë. Por, historia e rrëfyer është e veçantë. 

Personazhi, i cili i jep jetë strukturës së këtij romani është historia e teto Bonarisë, një rrobaqepëse e vjetër, e cila bën bijë për shpirt një vajzë të vogël. Jemi në një mjedis ku shquhen qartë konturet e viteve ’50 dhe më shumë akoma Sardenja është një vend që i ka rezistuar shekujve duke lëvizur me aq ngadalësi, saqë duket se përçapet në...

Udhëtimi, si mund të shkruhet

 

Është afër mendjes për një gjë, e cila del nga dora e Kazanxaqis, që të përcillet me respekt. Por, në këtë rast, përkthimi nga origjinali i Romeo Çollakut, i ka shtuar edhe elementin e bukur të ardhjes sa më afër origjinalit. 

Në 100 faqe, të cilat me një format tjetër, do të ishin shumë më pak, ‘Zenit’ na ka sjellë përsiatjen mbi shënimet e udhëtimit në Malin e Shenjtë të njërit prej autorëve më të mëdhenj grekë të të gjithë kohërave. Me një stil të thjeshtë, pa shumë zbukurime (në rast të kundërt do e bënin tejet të vështirë...

  •  
  • 1 of 3
  • ››

© 2012 Java. Të gjithë të drejtat e ruajtura