Skip to main content
RSS / Kontakt

Search form

  • politike
  • ekskluzive
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Reportazh
  • Speciale
  • Dossier
  • Bote
  • Kulturë
  • EX-LIBRIS
  • SHQIPNI E HARRUME

Në kërkim të …shifrave dhe numrave

Nga 
Bardhi Sejdarasi

Nuk janë shifrat që mungonin për katër vitet e ardhshme të qeverisjes, ato që e bënin programin politik të maxhorancës së re të kritikueshëm nga ish-ët. Ajo që mungon ende është inventari i parasë, dokumentimi i borxheve dhe rezultatet reale të të hyrave fiskale

Si më i pakuptimti debat, ai i kërkesës këmbëngulëse të pakicës politike humbëse për të parë shifra në programin e ri qeverisës, nuk mund të kalojë pa një analizë shteruese. Por edhe të thjeshtë njëkohësisht. Nuk do shumësakrifice të kuptohet se maxhoranca e majtë fituese nuk dallohet për mungesën e ekspertëve, analistëve, hartuesve e programuesve të një programi qeverisës. Kanë qënë më parë në qeverisje, dinë se si hartohet e realizohet një program e një buxhetim, dinë edhe se si planifikohet në avancë, me rezerva, apo në mënyrë realiste. Po pse nuk e kanë bërë këtë?- mund të pyetet me të drejtë, duke ua mbyllur përfundimisht gojët e liga disave që, duke gjykuar nga shifrat, venë emëruesin e dështimit të një ekipi që nuk ka nisur ende të punojë.

Më kujtohet viti 2005, para zgjedhjeve (të cilat i fitoi e djathta).Kur buxhetohej viti financiar në vijim, si një vit elektoral, kryeministri i kohës, hodhi një ide “racionale”. Ai tha pak a shumë se nuk ka pse ekonomia të planifikojë një rritje ekonomike prej rreth 8 %, sa kishte dalë mesatarja e viteve të fundit. Rritja reale e ekonomisë nuk mund të jetë më shumë se sa 5 %, u tha atëhere. Dhe kaq u vendos në program! Po kjo politikë e kishte një qëllim të fshehur: ishte vit elektoral, nuk duhej shumë presion mbi bizneset, duhet edhe një mbështetje politike financiare dhe tamam, për këtë arsye, nuk kishte pse qeveria të “shtrëngohej” në të hyrat fiskale. Thjesht nuk kishte “Thanas, shtrëngo rripin”, por “Thanas, liro rripin”. Kështu ndodhi me buxhetimin dhe planfikimin e rritjes ekonomike , edhe pse kishte rezerva për të kërkuar e planifikuar një rritje dyshifrore dhe më shumë të hyra fiskale në buxhet.

Qeveria e re e tanishme nuk bëri të ditur as se sa do të ishte rritja ekonomike në katër vitet e para të qeverisjes dhe as se satë hyrat në buxhet, duke e krahasur më paraardhësen e vet. A ishte e vështirë kjo? Absolutisht jo! Qeverisjet tona, në dhjetë vitet e fundit projektojnë edhe buxhetin afatmesëm, i cili rrok të dhëna e projeksione që mund të përdoren fare mirë për të shënuar shifrat e rritjes në një program.Fjala vjen, buxheti afatmesëm 2013-2015 ka shifrat që ofrojnë projeksionin e rritjes ekonomike, madje edhe të miratuara. Ekspertët mund t’i kishin bërë“copy-paste” këto shifra dhe, tak-fak,programi i ri i qeverisjes do të kishte edhe rritjen e projektuar të ekonomisë, edhe rritjen e projektuar të të hyrave fiskale, edhe…

 

Më shumë se sa shifrat…

Më shumë se sa shifrat, maxhoranca e re ofroi qasjen novative të strategjisë së re të qeverisjes, strukturën e re të kësaj qeverisjeje, prioritetizimet me të cilat i duhej të merrej, por edhe i kurseu shifrat për arsye të kuptueshme. Cilat janë këto? Po ja përshembull, qeveria e re nuk mund tëthoshte se rritja ekonomike do të ishte x më shumë se sa qeveria pararendëse, kur kjo e fundit nuk ka certifikuar akoma shifrën e rritjes reale të ekonomisë për vitin 2012. Nuk mund të thotë se të ardhurat do të jenë y milionë lekë më shumë, kur askund nuk gjen një inventar të parave, një inventar real e tëbesueshëm të arkës së shtetit, një dokumetim të besueshëm të borxheve etj. Sa para publike të papagura për biznesin ka kjo qeveri që iku? 70 milionë euro-thoshte ministri i atëhershëm i financave.Por kryekontrollori i llogarive publike thotë se janë rreth 400 milionë euro që janë gjetur si borxh në llogaritë e Ministrisë sëFinancave.Sa para i ka borxh KESH-i, kjo ndërmarrje publike-të tretëve, sa i kanë kësaj këta të fundit? Sa para të papaguara për shërbime publike të ofruara nga privatët, si përshembull në spitalet publikë janë gjithsej, sadhe pse nuk janë paguar? Sa ndërmarrje ujësjellësash kanë paguar detyrimet ligjore në arkën e shtetit, sa jo dhe sa është kjo shumë? Sa para Posta Shqiptare (PSH) ka grumbulluar si tarifa shërbimesh të paguara nga qytetarët në emër të enteve publike e private si TVSH, telefoni, energji elektrike etj, janë kaluar në llogaritë e tyre dhe sa janë akoma në llogarinë e PSH?

Po kjo listë është aq e gjatë, sa me të drejtë nuk ka “polic” që i jep zgjidhje. Kjo është arsyeja që me të drejtë nga shumë ekspertë, por sidomos nga politika është kërkuar dhe po realizohet auditi i financave publike dhe i tërësisë së borxheve të brendshme e të jashtme, që nuk gjinden kollaj në librat e llogarive. Do tëna duhet, besoj të mahnitemi, kur të kemi mundësi e të shohim shumë shpejt se cila ka qënë(dhe ende është) katrahura e thesarit. Por jo vetëm.

 

Sa vlerë do të kishin shifrat?

Pa e absolutizuar, ato kanë vlerën e tyre. Por jo ama në kushtet në të cilat gjendet kjo transparencë e llogarive publike, ku askush dhe asnjëherë nuk ka mundur ta bëjë të plotë këtë transparencë që ajo të ishte përfundimisht shteruese. Si duhet t’i përgjigjemi sot pyetjes: “Sa janë paratë qe qeveria i ka borxh biznesit?”, apo “Sa janë paratë që subjektet i kanë “borxh” arkës së shtetit nga mungesa e të hyrave fiskale të planifikuara?”. Ky gogol financiar nuk të jep asnjë shans të planifikosh me realizëm në të hyrat e pritshme fiskale apo një projeksion për rritjen e tyre. Sepse në të kundërtën do të jesh i pabesueshëm për vitin pasardhës! Si mund tërrisësh të ardhurat, në përqindje në krahasim me një vit më parë, kur nuk ke të pritshmin e vitit që mbyll? Dhe kur nuk e gjen dot atë për shkak të makinacioneve të transparencës së munguar. Si mund të planifikosh shlyerjen e borxhit, kur nuk e di saktësisht se sa e ke borxhin? Me të drejtëështë kërkuar edhe nga institucionet prestigjioze ndërkombëtare, si FMN se “dokumentimi i këtij borxhi si pjesë e borxhit kombëtar është hapi i parë për të vazhuar më pas me marrjen e masave për uljen e tij”.Si mund të planifikosh shifra reale për të hyrat fiskale kur, si tetëmujor, Qeverisë i mungojnë 160 milionë dollarë nga shuma që kishte parashikuar të mblidhte përmes taksave? Dhe sa vlerë ka më pas ajo që ke planifikuar e përllogaritur?!

Në epilog

Hartimi i një programi politik është një program politik. Ai është si puna e trasesë së një rruge apo hekurudhe, që të orienton për të arritur finishin. Shifrat, doemos, nëse do të ishin të plota e korrekte do të të ndihmonin në përcaktimin e shpejtësisë së ecjes në trase, apo edhe të cilësisë së“udhëtimit”. Kur mungojnë shifrat reale, sikundër kuptohet sot e gjithë ditën nga ajo çka ka deklaruar qeverisja e vjetër, rrezikon jo të arrish finishin, por të pengohesh rrugës e të rrëzohesh. Duke mos e arritur atë çka ke planifikuar. Në një gjykim më realist, qeverisë së re i duhen kërkuar rrugët që ka zgjedhur për të realizuar ndryshimin, skemat që ka hartuar për të korrigjuar mangësitë e vërejtura (si kjo mungesë skandaloze e transparencës financiare), strategjitë globale që do të duhet të ndjekë dhe gjetjet dhe format për përmirësimn e kërkuar. A do të jetë rritja ekonomike në katër vite që vijnë më e lartë apo më e ulët se sa e qeverisë së humbur? A do të grumbullohen më shumë të hyra fiskale se sa ajo? Cilat do të jenë shifrat?

Eshtë e thjeshtë, por do pak durim. Duhet të shihet me vëmendje ajo që Ministria e Financave ka nisur të bëje vrullshëm, pra paketa e re fiskale dhe buxheti i vitit që vjen.Duhet durim për të parë shifrat reale, që vijnë nga inventari real i parasë, për të analizuar ritmet e rritjes dhe shpejtësinë e arritjes së tyre. Nuk do të ketë ndryshim taksash e tarifash në mes të vitit, siç bëhej rëndom në këto tetë vjet qeverisjeje, kur biznesi hallakatej, po aq sa administratorët publike, nga ndryshimet dinamike e të pajustifikuara të fiskut, madje edhe katër herëbrenda të njëjtit vit kalendarik e biznesor! Nuk do të ketë as ndryshim të skemës së taksimit deri në fund të këtij viti. Por doemos që programi qeverisës planifikon të realizojë premtimet elektorale, duke hequr taksën e biznesit të vogël e reduktuar një sërë taksash të tjera që në nisje të 2014-ës. Sikundër ka lënë ende të hapur targetin për ndryshimin e taksës koorporative, sikundër është duke kërkuar një skemë të re të administrimit fiskal, sikundër është duke kërkuar kosto më të ulta të administrimit, duke ia besuar edhe administratorit privat të të hyrave fiskale një pjesë të rëndësishme të rregjistrit të sipërmarrjes së vendit, për ta mbledhur ai detyrimin ligjor me 50 % më lirë në kosto se sa sot e grumbullon administrate publike sot, por edhe duke i mëshuar asaj që është parimi bazë i tërë sistemit tonë tatimor, pra vetdeklarimit të lirë dhe pastaj kontrollit të këtij vetdeklarimi, nëpërmjet audituesve privatë me reputacion ndërkombëtar dhe të pakontestueshëm. Për të luftuar kësisoj edhe klientelizmin, korrupsionin e ryshfetin, i cili ka bërë që në Shqipëri të gjesh paradoksin, ku më të pasur se sa bizneset, sot gjen administratorët që mbledhin taksat e tatimet e biznesit, të pasuruar jo nga pagat që marrin prej taksave të biznesit, por nga ato kosto që i di mirë biznesi dhe që lidhen me korrupsionin etj.

A është më mirë të kemi shifrat me përqindje se sa do të rritet ekonomia e se sa para do të hyjnë në buxhet, apo të minimizojmë hajdutët publikë dhe krijojmë një klimë sa më të mirë të të bërit biznes dhe të investimeve? Në të kundërt, do të na duhet të themi thjesht sikundër themi sot, përshembull, që qeveria në ikje mblodhi minus 30 miliardë lekë deri në fund të vitit 2012?! Sa vlerë ka shifra në këtë rast!

          








© 2012 Java. Të gjithë të drejtat e ruajtura