Skip to main content
RSS / Kontakt

Search form

  • politike
  • ekskluzive
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Reportazh
  • Speciale
  • Dossier
  • Bote
  • Kulturë
  • EX-LIBRIS
  • SHQIPNI E HARRUME

Financat në “syrin e ciklonit”

Nga 
Florian Papadhimitri

Pensionet duhet të përfshihen në investime skemash private, në funde investimesh dhe shembujt për këtë mund të merren nga vendet e zhvilluara. Një strategji përkëtë duhet të hartohet sa më parë nga qeveria e re

“Më lëvizi tensioni kur dëgjova ministrin e Financave të thotë që mund të mos ketë rritje të pensioneve. Pak, fare pak ishin ato 5-6 mijë lekë të vjetra që kishim shtesë po sikur gënjeheshim një çikë”. Kështu shprehej Hani, 74 vjeç një ditë pas daljes publike që bëri ministri Shkëlqim Cani përkrah shefit të minisionit të FMN-së. Gjithsesi, shoferi i dikurshëm i kamionave e merr lajmin disi me sportivitet duke ngushëlluar veten. “Unë dola në pension 60 vjeç, tani këtyre u duhet 65 a mos më shumë vite moshe”, - thotë Hani.

E premtja e fundit e këtij shtatori pa aq shumë lajme nga i njejti person, pasi janë të paktë qytetarët shqiptarë që nuk kanë lidhje direkte me taksat, ekonominë, pensionet, çmimet apo dhe kreditë.  Në rreh 90 minuta përpara gazetarëve dhe kamerave të televizoneve, Shkëlqim Cani, duket se me pak sforcim arriti të ruajë qetësinë, dhe me buzëqeshje të lehta dha një panorame të përgjithshme të situatës ekonomike dhe financiare në të cilën gjendet Shqipëria aktualisht. “Gjendja është vërtetë e rëndë, por jo e pashpresë”, - tha ministri Cani, pasi kishte kumtuar shifrat e frikshme të borxhit publik, deficitit buxhetor, të adhurav etë munguara, shpenzimeve të mëdha apo dhe faturave disa miliardëshe që u duhen paguar biznesit e të tretëve. Kjo situatë ishte dhe e pritshme, sepse kishte muaj që opozita e atëhershme, sot në pushtet paralajmëronte një krizë me skenar të ngjashëm grek, por kur dalin numrat gjithçka konkretizohet dhe për ata që kishin shpresa për të kundërtën. Por ku jemi realisht me shfrat dhe si do të jenë vitet e ardhshme?

Përkrah shef it të misionit të FMN-së për Shqipërinë Nadeem Ilahi dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani, mnistri i Financave zgjodhi që të deklaratën e tij ta niste më të ardhurat e munguara  në arkën e shtetit. Performanca e tatimorëve dhe doganave ishte e dobët, aq sa ministri Cani i dha të drejtën vetës që ta krahasonte 2013 me vitin 1997. "Për tetë muajt e vitit 2013, të ardhurat totale në buxhet arritën 210.5 miliard lekë. Pra 7.2 % më pak se parashikimi i buxhetit për periudhën dhe 3.8 % më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Deri në fund të vitit, pritet të mblidhen rreth 320 miliardë lekë të ardhura në buxhet, ose 23.7% e PBB-së, rënie kjo e nivelit të të ardhurave ndër më të fortat në dy dekadat e fundit, me përjashtim të vitit 1997”, - tha Shkëlqim Cani. Por si do të mbushet kjo “gropë” në të ardhur? Zgjidhja e është një dhe e vetme. Borxh, që shkakton defiçit më të lartë dhe pasoja për ekonominë. “Në këtë performancë kaq negative të mbledhjes së të ardhurave, nevojiten jo më shumë se 24 miliardë lekë borxh shtesë për të mbyllur këtë vit dhe financimi i deficitit do të arrijë në 6% të GDP-së nga 3.5% që ka qenë vitin e kaluar. Shpenzimet priten të jenë rreth 405 miliardë lekë”, - tha Cani. Kjo zgjedhje ishte e detyruar, për shkak të kohës së shkurtër, por dhe për shkak të asaj çka qeveria e majtë trashëgoi. “ Deficiti aktual dhe i pritshmi janë shumë më lart se parashikimi, pasi e vetmja zgjidhje që na la kjo qeveri është thyerja e kufirit të deficitit e borxhit publik, meqë i kishte harxhuar ndjeshëm paratë”, - shpjegon Shkëlqim Cani. ky ishte vetëm fillimi, pasi panorma merr ngjyratë errëta kur behët me dije borxhi ë qeveria duhet tu shlyejë ndërtuesve të infrastreukturës apo dhe bizneseve të tjera. “Borxhi publik i pritshëm në fundvitin e 2013 nuk do të jetë 64%, sa u premtua nga qeveria e mëparshme, por mbi 67%, pa përfshirë borxhin e fshehtë. Pra, e tepërt për të thënë një borxh aspak nën kontroll. Nëse përfshihet në llogaritje edhe një pjesë e borxhit të fshehtë, që është pjesa e detyrimeve ndaj biznesit, i vlerësuar paraprakisht, së bashku me FMN, në afro 55-60 miliard lekë, atëherë borxhi publik arrin në fundin e 2013-ës jo më pak se 71%. Këtu kemi shtuar vetëm detyrime të papaguara ndaj biznesit, pa përfshirë detyrime të tjera”, - u shpreh gjatë takimit me gazetarët kreu i financave shqiptare. As një ditë të plotë nuk pritit ai të cilit Shkëlqim Cani i zuri karrigen për të kundërshtuar poithuajse të gjitha shifrat që u deklaruan. Ish ministri i Financave ka mbajtur për 8 vjet nën kontroll llogaritë e qeverisë dhe duket i bindur kur shprehet se e gjitha kjo që po ndodh është pjesë e një marrëveshje të dyshimtë mes FMN dhe Qeverisë shqiptare. Marrëveshja e re me FMN është “puna kryesore” e këtij institucioni, gjithashtu dhe dhënia e huave, por ajo çka Ritvan Bode dhe shumë dyshojnë është a i bën mirë kjo hua Shqiërisë? Shkëlqim Cani tha se shumë shpejt, brenda tetorit kur dhe FMN do të jetë sërish në Tiranë do të vendoset nëse do ketë sërish marrëveshje me FMN. Por duket se rrugë tjetër s`ka, pasi me i qartë për këtë çështje ka qenë kryeministri Edi Rama, kur dhe disa herë në takimet lektorale të para 23 qershorit është shprehur se do të ketë prezencë të përhershmetë FMN në Shqipëri.

 

Borxhi

“Për vitin 2014, synimi kryesor është për ta vënë borxhin nën kontroll, por për të mos frenuar rritjen ekonomike, do të vijojë të rritet edhe vitin e ardhshëm. Pritshmëria për nivelin e borxhit në vitin 2014 është për 72-73% e PBB. Kjo mbetet të saktësohet kur të prezantojmë projekt buxhetin 2014. Në planin afatmesëm deri në vitin 2018, synojmë një nivel te borxhit publik pranë 60%”, - saktësoi Shkëlqim Cani. në të njejtën linjë, por me një gjuhë disi më akadmike u shpreh dhe shefi i misionittë FMN-së, i cili duket se beson se financat mund të përballen me fatura të padeklaruara për tu paguar. “Devijimet fiskale në gjysmën e parë të vitit 2013 bashkë me rritjen e faturave të papaguara dhe detyrimet e prapambetura të qeverisë të akumuluara sidomos në dy vitet e fundit dhe të vlerësuara nga misioni në rreth 4.1% të PBB-së pritet ta çojnë borxhin publik në 70 përqind të PBB-së në fund të vitit 2013, në krahasim me 59 përqind në vitin 2010. Pa politikat e nevojshme dhe reforma strukturore, borxhi publik do të vazhdojë të rritet dhe mund të ndikojë negativisht në rritjen ekonomike. Për të ulur dobësitë dhe për të ankoruar pritshmëritë, misioni rekomandon që autoritetet të miratojnë një objektiv të besueshëm afat-mesëm për vitin 2018 dhe të synojnë që borxhi publik në raport me PBB-në të fillojë të ulet duke filluar nga viti 2015”, - tha Nadeem Ilahi, shef i misionit të FMN. Por shifrat e pretenduara mund të jenë të pavërteta dhe mund të deklarophen qëllimishttë tilla, tëpaktën këtë pretendon ish kreu i Financave. “Për herë të parë, ministri i Financave dhe shefi i Misionit të Fondit janë në unison, sepse secili kërkon të nxjerrë përfitimet maksimale të kësaj situate. Fondi është i interesuar për një marrëveshje dhe, për fat të keq, ministri i Financave deklaroi një ditë më parë se është i interesuar ta rrisë borxhin publik për ta çuar në parametrat 70 apo 73 për qind”, - u shpreh një ditë më vonë ish ministri i Financave në qeverisjen e PD-së, Ritvan Bode. Por sa është në të vërtetë pjesa e borxhit që vjen vetëm nga faturat e papaguara. sipas Shkëlqim Canit ky borxh i fshehur është disa milaird lekë. “Fatura që presin prej muajsh likuidimin nga thesari, janë afro 9 mld lekë. Por janë edhe 6 mld lekë kërkesa të paplanifikuara në buxhetin e vitit 2013 për pagesa sociale. Më tej, biznesi po kërkon prej kohësh rimbursimin e TVSH, që aktualisht llogaritet rreth 6 miliardë lekë, pa përfshirë edhe mbi 7 miliardë lekë TVSH të tjera në pritje për rimbursim, por që, paraprakisht, duhen verifikuar dhe konfirmuar nga organet përkatëse. Së fundmi, janë rreth 10 miliardë lekë këste të tatimit mbi fitimin të parapaguara, por të pakthyera biznesit nga administrata tatimore”, - thotë Cani. shifrat janë kundërshtuar fuqimisht nga Ritvan Bode, i cili thotë se: “Kjo vlerë është 11 miliardë lekë. Edhe sikur të gjithën këtë ta fusin në borxh të fshehur, kjo do të thoshte më pak se 0.7 për qind deficit buxhetor, 0.7 për qind rritje të borxhit publik. Nga 62, po shkon 63, por nuk mund të deklarohet 73 për qind”. Faturat e pashlyera duket se janë fillimi dhe fundi i këtij zinxhiri efektesh negative në ekonominëshqiptare. Për JAVA, ish deputeti i PD-së, Sybi Hida, i cili aktualisht është lektor në Fakultetin e Ekonomisë thotë se shlyerja e tyre do t`i jepte frymë ekonomisë vendase, por ai thotë se nuk duhen bërë gabime në përllogaritjen e borxhit. “Ka borxhe që u duhen shlyer kompanive, sidomos atyre që kanë kryer punë publike.Kush e krijoi këtë borxh? Qeveria sigursht, dhe ëhstë qeveria që duhet ta shlyejë. Mesazhi im është që faturat duhet të paguhen sa më parë. Me këto lekë biznesi do të rimëkëmbë mardhëniet me bankat, me të tretët dhe kështu do të kemi më shumë qarkullim të parasë, mallrave ekonomisë. Përsa i përket faturës totale që ka qeveria, jam disi skeptik kur flitet për shifra pasi ka shumë gjasas që në Ministrinë e Financave nuk dinë të përllogarisin dhe të ndajnë borxhin për 2013 dhe borxhion që vitet e tjera. Në pasqyrat financiare kemi shumë që janë angazhim për të ardhmen dhe shuma që janë borxh për tu paguar dhe rrjedhimisht shifrat ndryshojnë. Po e sqaroj me një shembull të thjeshtë. nëse qeveria ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare për një punë diku. Projekti ka kryer vetëm një vit punime dhe pjesa tjetër ëhstë për vitet e ardhshme, kështu që shuma për tu paguar ndahet në angazhim dhe detyrim aktual”, - shpjegon Sybi Hida. përsaipërket marrjes së borxheve nga institucionet financiare, Hida thotë se kjo ështëdiçka e lehtë për tu realizuar,pro duhen pasur parasysh kostot e shlyerjes. “Banka Botërore ka tre vjet që ofrohet për të dhënë borxh”, - thotë Sybi Hida. Për Java, vijnë dhe komente nga ana e biznesit, ku kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë thotë biznesi ka nevojë për një marrdhënie besimi me qeverinë dhe kjo dihet vjen vetëm me data dhe shifra konkrete. "Jemi unison me të gjitha grupimet e biznesit dhe ne kërkojmë që të na jepen afate të qarta  nga qeveria e re për shlyerjen e detyrimeve që i detyrohen sipërmarrjes e që kapin vlerën e rreth 400 milionë eurove. Kjo shifër e përafërt është konfirmuar publikisht para pak ditësh dhe nga kryeministri Edi Rama", - thotë për Java Nikolin Jaka.

 

Sistemi fiskal

Duhet dhe do të ndryshojë me patjetër niveli i taksimit. Mesazhi u dha qartë si nga financat ashtu dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. "Në fazën e emergjencës, përmirësimi i politikës së taksave dhe rritja e eficencës së administrimit do fokusohet në prezantimin e një takse progresive për të ardhurat personale dhe rritjen e tatim fitimit, jo për biznesin e vogël, që do ketë ulje, siç kemi premtuar", tha - ministri Cani. Tashmë ndryshimet e pritshme dhe politikat e qeverisë së re bëhen më të prekshme, pasi  do të jetë biznesi që do të bëje llogari të reja për pagesat që bën. Dhe llogaritë nuk dalin, sidomos në këtë situatë me tregje që nuk funksionojnë mirë, me shitje të munguara e mbi të gjitha me listë borxhesh që ka përfshirë pothuajse të gjitha bizneset në vend. Nikolin Jaka, që përfaqëson dhe dhe grupimin më të madh të bizneseve në Shqipëri shpjegon për Java-n se fundja është biznesi që mban ekonominë gjallë dhe gjeneron zhvillim, e për këtë arsye duhet që kërkesat e tij të merren parasysh. "Kërkesa jonë e parë është e qartë. Ata duhet të jenë të pranishëm në një tryezë me ne, bizneset më kryesore në vend. Ne kemi kërkesa të qarta për sistemin fiskal, për nivelin e taksimit dhe për një amnisti të mundshme", - thotë kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Biseda me Nikolin Jakën bëhet menjëherë pas deklarimeve të FMN-së dhe Ministrit të Financave dhe ai është mëse i qartë me kërkesat që ka për qeverinë e re. "Ne kemi biseduar zyrtarisht dhe me Edi Ramën para se ai të bëhej kryeministër dhe duam të mbetemi në ato premtime që kemi marrë dhe dhënë në tryezat me Ramën dhe shoqëruesit e tij. Konkretisht, duam dhe mbetemi mbështetës të taksës 10 për qind për korporatat. Do të jetë problamatike nëse rritet ky nivel apo dhe nëse ndryshohet taksa e sheshtë", - thotë Jaka për Java-n, duke shtuar më tej se "është e nevojshme vendosja e tatimit të përshkallëzuar vetëm për ata sektorë apo biznese monopol që janë krijuar nga shteti për shërbime të ndryshme". Gjatë ditëve që ishin me mision në Tiranë, përfaqësuesit e FMN u takuan me drejtuesit e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, dhe i njejti qëndrim ëhstë mbatjuar dhe nga ndërtuesit. Borxhi të shlyeht dhe taksa e sheshtë të mos ndryshojë. 

Pensionet, mina me sahat

Nëse me biznesin janë mundësitë për biseda, negociata dhe ndryshime me pensionistët nuk mund të bësh asgjë. Janë mbi 560 mijë pensione që duhen paguar çdo muaj, por në Shqipëri ende ëhtë në fuqi sistemi i vjetër, pra kontribuesit paguajnë për përfituesit, në këtë rast rrogëtarët paguajnë për pensionistët. Kjo skemë është defiçitare, çka ka detyruar qeveritë e shkuara dhe atë aktuale të paguajë miliona lekë çdo muaj. "Sistemi i pensioneve është aktualisht në defiçit dhe me plakjen e parashikuar të popullsisë në dekadat e ardhshme, nuk do të jetë në gjendje të përballojë kërkesat në rritje për pensione. Misioni i inkurajon autoritetet të hartojnë një plan reformash që parashikon ndërmjet të tjerash dhe përfshirjen në skemë të punëtorëve të sektorit bujqësor, heqjen e shtysave negative për njerëzit me të ardhura të larta për të marrë pjesë në skemë dhe rritjen e moshës së pensionit"- thuhet në deklaratën përfundimtare në mbylje të vizitës së FMN. Zgjidhja për këtë bombë sociale është diversifikimi i burimeve të pagesave që marrin pensionistët. Për Java-n, Sybi Hida i cili ak dhe eksperiencën disa vjeçare në poste drejtuese në Ministrinë e Financave thotë se: "Pensionet duhet të orientohen me patjetër drejt logjikës me të cilat funksionon një treg. Pra duhet të kemi një lidhje ekonomike "pagesë-përfitim". Pensionet duhet të përfshihen në investime skemash private, në funde investimesh dhe shembujt për këtë mund të merren nga vendet e zhvilluara. Një strategji përkëtë duhet të hartohet sa më parë nga qeveria e re ", - thotë lektori i Ekonomikut Sybi Hida.  Gjithsesi reforma në pensione mund të presë dhe ca, qeverisë i duhet të merret me urgjencë me financat e këtij vitit dhe të atij që po vjen. Bizneset presin, qyetarët po ashtu, bankat janë gjithë sy e veshë pasi presin të vjelin interesat e munguara të kredive. Rama dhe financat e qeverisë së tij janë në qendër të këtij cikloni me tipare tipike të një "klime alla shqiptare".

          








© 2012 Java. Të gjithë të drejtat e ruajtura