Skip to main content
RSS / Kontakt

Search form

  • politike
  • ekskluzive
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Reportazh
  • Speciale
  • Dossier
  • Bote
  • Kulturë
  • EX-LIBRIS
  • SHQIPNI E HARRUME

Shqipni e Harrume

Nga 
Artan Lame

 

Tiranë,
rruga e Elbasanit, 8.
Fola javën që shkoi për rrethimin e Parkut të Pallatit të Brigadave, që rrezikon këto ditë t’i vënë kazmën si pa gjë të keq, ndaj them se ja vlen të vazhdoj të them edhe nja dy fjalë për këtë park unikal në Shqipëri e ca më gjerë. 
Parku i Pallatit u projektua nga arkitekti italian Pietro Porcinai, i kosideruar ndërkombëtarisht si arkitekti peizazhist më i madh i shekullit XX. Në fakt, nuk është faji jonë që duam t’i vëmë kazmën Parkut, ne vetëm këtë dimë të bëjmë dhe kemi bërë jetë e mot. Faji është i vetë arkitektit të famshëm që, me gjithë ato mundësi e kërkesa që kishte nëpër Itali e në mbarë hapësirat e Perandorisë, e la mëndja dhe erdhi të projektonte bash te kodrat e Saukut. Tamam aty ku tani duan të kalojnë rrugën për të mos prishur tre shtëpi pa leje që janë në anën tjetër të saj. Dhe mos luaj mëndsh po deshe pastaj! Nejse, të treja fotografitë e paraqitura janë të viteve 1940-41, ndërsa vazhdonin punimet për sistemimin e jashtëm të Pallatit dhe Parkut.
Në foton e parë, shihet rruga që të çon nga hyrja e Parkut deri tek vetë korpusi i Pallatit. Ajo u mboll në të dy krahët me një rresht qiparisash sipas modelit klasik të vilave toskane. Në majë të kodrës që duket përtej rrethimit, sot gjenden Varrezat e Dëshmorëve.
Në foton e dytë, paraqitet një pamje e odeonit në oborrin e Pallatit. Odeoni që ishte prej strukturë betoni dhe i veshur me pllaka mermeri, ishte parashikuar (dhe përdoret ende sot) për veprimtari artistike, koncerte, takime, ceremonitë ndryshme). Në hapësirat midis kollonave të tij, janë vendosur bustet e 5 prej veprimtarëve tanë të ringritjes kombëtare (Vaso Pasha, Bajram Curri, Jeronim de Rada, Abdyl Frashëri dhe Kostandin Kristofiridhi). Në hapësirën e fundit, në mënyrë enigmatike, nuk është vendosur bust dhe, ende sot ashtu si edhe në foto, kjo hapësirë është bosh. Në dy ballinat e kollonadës, janë vendosur shqiponja dykretëshe prej bronxi.  
Përtej odeonit, shihet një pjesë e parkut të Pallatit, i cili ishte i trajtuar sipas stilit të kopshteve italiane të mesjetës. 
Fotografia e tretë është më interesantja. Në të paraqitet dona Maja Jakomoni, bashkëshortja e Mëkëmbësit të Përgjithshëm Francesco Jacomoni di San Savino. Është duke luajtur me qenin, e shoqëruar nga dy vajzat e saj, ndërsa prapa shihet pikërisht odeoni i përshkruar më sipër. 
E shihni atë vajzën me biçikletë? Quhet Raimonda dhe është vajza e vogël e Mëkëmbësit. Iku nga Shqipëria 6 vjeçe dhe u rikthye 70 vjet më pas, para dy javësh për një intervistë. Ndërsa vizitonte sërish Pallatin e vegjëlisë, më tregonte se kishte mbetur e shtangur në hyrje të Parkut. Në kujtesën e saj fëminore, ishte fiksuar rruga me selvitë e sapombjella. Tani 70 vjet më pas, rruga hijeshohej nga dy rradhët e selvive gjigante që i kishin bërë aq shumë përshtypje.

          








© 2012 Java. Të gjithë të drejtat e ruajtura