Parullat 10. Nuk kishte libër historie që kjo fotografi të mungonte. Sa herë që do të flitej për shtypjen e popullit nën rregjimin e satrapit Zog, kjo foto ishte e para për t’a demonstruar atë me diciturën që thoshte pak a shumë: “Shtypja me dhunë e demonstratës së bukës”.
Demonstrata e Bukës është zhvilluar në Korçë më 21 shkurt 1936. Arsye kryesore sipas librave të historisë, ka qenë shtrenjtimi i jetës, përkeqësimi i gjendjes ekonomike dhe, ndoshta edhe elemente të krizës së urisë, që zakonisht shoqëronte çdo vit mbarimin e rezervave të...











