
Agnes Heller nuk më la përshtypjen e një gruaje e cila mund të përbënte një rrezik për Orban kur i zhvillova një vizitë në muajin shkurt, në apartamentin e saj të vogël, pak të rrërmujshëm në Budapest, me pamje nga Danubi. Ajo është një grua shtatpakët dhe duket më shumë si një gjyshe e dashur Ebre, se sa nje funksionare politike e korruptuar. Pasi i mbijetoi holokaustit, që do të thotë nuk pati fatin e 450 mijë ebrejve, bashkëkombas të saj hungarezë, Heller studjoi nën drejtimin e filozofit të njohur marksist Gyeorgy Lukash në Universitetin e Budapestit. E influencuar ndjeshëm nga kritika e Lukashit ndaj Stalinit(ai ka shërbyer për pak kohë si ministër në qeverinë revolucionare të Imre Nagy e cila u rrëzua nga sovjetikët në vitin 1956) ajo u bë gradualisht një kundërshtare e spikatur e regjimit komunist në Hungari dhe u detyrua të emigronte në vitin 1977. Tani i kalon ditët e saj kryesisht duke mbikqyrur studentët pas universitarë dhe duke shijuar një gjysëm pensioni. “Nuk kam marrë as edhe një qindarkë”, më tha Heller kur e pyeta lidhur me dyshimet se ajo kishte vjedhur para të qeverisë.
Orban ka shprehur një antipati të thellë për Europën.
Për disa në Hungari, sulmi mbi Heller dhe kolegët e saj reflekton një fushatë të koordinuar kundër kritikëve më të spikatur ndaj Orban. Heller e ka qortuar publikisht Orbanin për atë që ajo e quan “prirje diktatoriale” dhe ka dëshmuar në Parlamentin Europian, kundër politikave të tij. “Ishte një gjë e orkestruar shumë mirë dhe nuk ndodhi aksientalisht”, me tha Gabor Horvath, editori i të përditshmes Neipsabadsag, rreth investigimit dhe sulmit përmes mediave. “Është një vrasje e karakterit”
Sulmi ndaj filozofëve është vetëm një nga shëmbujt e kthesës nga liria dhe demokracia që ka ndodhur në Hungari qysh kur Orban erdhi në pushtet në prill të vitit 2010. Një ditë para se qeveria të njoftonte hetimin mbi Heller, rreth 60 mendje të ndritura të Europës, përfshi edhe Vaclav Havel, publikuan një letër me anë të së cilës dënonin situatën në Hungari. “Qeveria Hungareze”, paralajmëronte letra, “po keqpërdor shumicën legjislative për të çmontuar në mënyrë sistematike “check and balance”, për të hequr kufizimet kushtetuese dhe për t’ja nënshtruar vullnetit të shumicës sunduese të gjithë degët e pushtetit, institucionet e pavarura dhe shtypin.”
Rreziku ekonomik i Greqisë ka shtuar frikën për fundin e Eurozonës. Por Hungaria paraqet një rrezik po aq themelor për Bashkimin Europian, pikërisht më shumë një rrezik politik se sa ekonomik. Hungaria është sot vendi i parë anëtar i BE, organizmi që krenohet si mishërim i vlerave klasike liberale, i cili po anon dukshem drejt autokracisë. Mbështetesit e BE pretendojnë se BE ka fuqinë të shtyjë kombet në periferi të Europës drejt demokracisë. Por BE asnjëherë nuk është ballafaquar me një kthim mbrapa të tillë të demokracisë të njerit prej antarëve. Në fakt, në rast se Hungaria e ditëve të sotme do të aplikonte për antarësim në BE, ajo ndoshta nuk do të ishte pranuar. Fati i vendit për vite të tjera me radhë do të testojë parimet themelore të të gjithë projektit të kontinentit.
Rritja e krahut të djathtë
Nga të gjithë shtetet e sferës sovjetike, Hungaria duket se, duhet të ketë bërë tranzicionin më të butë drejt demokracisë liberale. Duke filluar nga vitet 1960, udhëheqësi komunist Janosh Kadar, qeverisi me atë që është njohur si “Komunizmi i Gulashit”, një përzierje e parimeve të lirisë së kufizuar personale me kontrollin autoritar të shtetit. Nën Kadarin, Hungaria u bë e njohur si më liberale se çdo regjim tjetër i Bllokut Sovjetik në Europën Qëndrore dhe Lindore, duke fituar emërtimin “barraka më e lumtur”. Vendimi i qeverisë Hungareze në Maj të vitit 1989, për të hequr gardhin në kufi me Austrinë, precipitoi rënien e Murit të Berlinit 5 muaj më vonë.
Orban bënte pjesë në disidentët që hapën Hungarinë drejt Perëndimit. Në vitin 1988, student 25 vjeçar në fakultetin e drejtësisë, me një grup shokësh të klasës, ai themeloi Fidesz( shkurtim për Aleanca e Demokratëve të rinj). Fidesz, një parti liberale sipas modelit perëndimor, bëri thirrje që Hungaria të adoptonte ekonominë e tregut dhe tregoi një oreintim të fortë drejt Europës. Një vit më vonë, Orban mbajti një fjalim, në të famshmin Sheshi i Heronjve në Budapest, ku bëri thirrje për largimin e trupave sovjetike nga vendi i tij, i pari disident në një vend të bllokut lindor që bëri një kërkesë të tillë.
Por në mesin e viteve 1990 partia lëvizi djathtas. Peter Molnar, shok klase i Orban dhe bashkëthemelues i Fidesz, më tha se kjo levizje ishte nje strategji elektorale cinike. Në kohën e zgjedhjeve të dyta nacionale në Hungari në vitin 1994, Forumi Demokrtik Hungarez, (MDF) u shpërbë. Papritmas u hap një boshllëk në të djathtën nacionaliste e cila kishte një elektorat të konsiderushëm në Hungari.”Më kujtohet gjatë një mbledhje të kryetarëve të grupeve parlamentare, kur dikush po argumentonte se tashmë kishte një hapsirë të lirë, një hapje të hapsirës në qendrën e djathtë,” kujton Molnar. “Ne duhet të lëvizim për atje,” tha dikush. “Disa prej nesh natyrisht që u shokuan për shkak se ne nuk e ndjenim se i përkisnim atij vendi, asaj hapsire politike, dhe më e rëndesishme ishte se ne nuk e zgjidhnim politikën tonë nga fakti se ku kishte më shumë hapsirë politike,” tha Molnar. Por ai ishte në minoritet dhe shumë shpejt, nën udhëheqjen e Orban, Fidesz lëvizi drejt hapsirës që dikur e okuponte MDF dhe u tërhoq nga antarësia në Internacionalen Liberale. Në vitin 1998 partia mori kontrollin e parlamentit dhe Orban u bë Kryeministër duke shërbyer deri në vitin 2002.
Orban e ka dominuar Fidesz qysh nga krijimi. “Njerëzit që e rrethojne atë kanë një admirim të madh, sa që e quajnë një figurë të shenjtë”, më thotë Endre Bojtar, editori i të përjavshmes Magyar Naranc. Ky admirim ishte edhe më i perhapur; zyrtarët perëndimorë që merreshin me tranzicionin post komunist të Europës Lindore e shikonin atë si një djalë të favorizuar. “Ai ishte një demokrat i madh” thotë në një intervistë Mark Palmer, ambasadori amerikan gjatë viteve të fundit të komunizmit në Hungari, ”dikush që sipas mendjes time ishte shumë i qartë çfarë kishte nevojë Hungaria si e orientuar nga Europa dhe po ashtu ishte kurajoz. “Por tani”, pranon Palmer, “Orban ka ndryshuar. Edhe më i miri prej nesh mund të korruptohet nga pushteti. Dhe kjo është ajo që ka ndodhur”.
Në prill 2010 Fisdesz rikthehet ne pushtet pasi mundi socialistët në zgjedhjet nacionale. Ndonëse fitoi vetëm 53 % të votave, për shkak të veçorive të sistemit elektoral në Hungari, mori 2/3 e antarëve të parlamentit njëdhomësh, bashkë me një parti të vogël Kristian-Demokrate. Menjëherë koalicioni ndërmori një numër reformash të diskutushme.
Më e dukshmja nga këto ishte krijmi i një komisioni i cili mund të gjobiste gazetarët dhe mediat me 1 milion USD për sulme të pa provuara mbi « dinjitetin human ». Megjithëse komisioni, i përbërë nga njerëz të propozuar nga Fidesz nuk ka dënuar ende askënd shumë gazetarë hungarezë më kanë thënë se krijimi i atij komisioni pati efektin e mornicave në trup. Për më tepër, mediat e financuara nga qeveria, burimet kryesore të informacionit në Hungari, gradualisht u mbushën me besnikët e Fidesz. “Ajo që kuptopjnë ata me gazetari është më afër konceptit të viteve 1980 se sa të kohës së sotme” më thotë Attila Mong, ish punonjës i radios publike i cili u pushua nga puna sepse mbajti një minutë heshtje për të protesutuar kundër ligjit për shtypin.
Beteja për të ardhmen e Hungarisë, në fund të fundit, do të zhvillohet brenda vendit.
Partia e ka fortifikuar pushtetin e saj përmes ndryshimit të legjslacionit. Dhjetorin e kaluar, u shkurtua përgjysëm numri i deputeteve dhe ka ndryshuar zonat elektorale për të zgjeruar avantazhet e veta. Qeveria ka zgjatur mandatet për një një numër pozicionesh të rëndësishëm dhe i ka mbushur ato me besnike të Fidesz, qysh nga antarët e komisionit të medias, të këshillit për buxhetin dhe deri tek prokurori i përgjithshëm. Në rast se humbet zgjedhjet në vitin 2014, gjë që vështirë të ndodhi, ose në rast se vëren rrudhjen e shumicës në parlament, zyrtarët e emëruar nga Fidesz do të vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë.
Në janar 2012, parlamenti miratoi një kushtetutë të re të cilën Fidesz e hodhi për diskutim vetëm 2 javë para miratimit. Platforma e partisë për fushatën për miratimin e saj, as që e përmendte termin rishkrim i kushtetutës. Ky dokument e heq termin Republikë nga titulli zyrtar i shtetit, përcakton martesën si lidhje të një buri me një grua dhe specifion se jeta fillon me ngjizjen. Ajo ndryshon edhe procesin legjislativ, duke kërkuar 2/3 e votive për të miratuar shumë ligje të rëndësishme si psh politikat fiskale dhe të taksave. Kjo nuk është një gjë e vështirë për Fidesz tani, por kritikët vënë në dukje se kjo do të krijojë vështirësi për parlamentet që do të vijnë. Në fakt Orban ka pranur në një intervistë me një gazetë austriake vitin e kaluar, se duke vënë në zbatim kufizimet e reja, ai po i lidh duart qeverisë së ardhshme dhe jo vetëm, por edhe të dhjetë atyre që do të vijnë më pas.
Kushtetuta e re e ul moshen e pensionit të detyruar për gjykatësit nga 70 në 62 vjec, ndalon Gjykatën Kushtetuese, trupa më e lartë gjykuese në Hungari, që të mund të shqyrtojë legjislacionin që ka të bëjë me buxhetin dhe e bën më të vështirë për individët që të mund të sfidojnë kushtetushmërinë e ligjeve. Kushtetuta krijon një Zyrë Gjyqsore Nacionale drejtuesja e të cilës- e shoqja e një Antari të Parlamentit Europian nga radhët e Fidesz- gëzon pushtetin të zgjedhi dhe zëvendësojë gjyqtarët e vetme.
Siç tregon edhe sulmi i vjetshëm ndaj filozofëve, Fidesz dëshëron të krijojë hegjemonnë e vet edhe përtej politikës, me shpresë të krijojë atë që Orban i është referuar si një “kulturë e re moderne e djathtë”. Tetorin e kaluar Orban emëroi një deputet të Fidesz për të drejtuar Fondin Kulturor Nacional, dikur një trupë e pavarur, e cila përbënte instrumentin qeveritar të financimit të artit. Më pas, në muajin shkurt të këtij viti, aktori Gyorgy Dorner u instalua si drejtor i Teatrit të Ri Publik të Budapestit, i emëruar nga Kryeyari i Bashkisë, i pavarur, por i afërt me Fidesz.
Dorner është mbështetës i Jobbik, një parti e ekstremit të djathtë e cila ju bashkangjit Fidesz në zgjedhjet e vitit 2010, duke u bërë patia e tretë më e madhe. (Antarët e Jobbik mbajnë uniforma të Partisë Heshta e Kryqit, parti fashiste e kohës së luftës dhe udhëheqësit e saj flasin me zhurmë kundër “Krimeve të Romëve)
Në prill të këtij viti, një antar i parlamentit nga Partia Jobbik lexoi në parlament hollësira të tmerrshme për një shpifje të turpshme të gjakut Hungarez anti-semit. Në aplikimin për postin e drejtorit të Theatrit, Dorner angazhohej të ndërronte emrin e institucionit në "Teatri i Frontit Kombëtar" dhe sulmoi hegjemoninë liberale të degjeneruar, të sëmurë e cila gjoja sundon Hungarinë. Dorner njoftoi se darmaturgu Istvan Czurka, një nga anti-semitët më vokal të vendit, do të emërohej si bashkëdrejtor i teatrit. Czurka është ankuar për një okupim ebre të letërsisë dhe një kënetë ku autorët jo-ebre nuk kanë shanse të paraqesin punët e tyre. Njoftimi për përzgjedhjen e Dorner shaktoi protesta dhe shok ndërkombëtar dhe emërimi i Czurkës u anullua pak para se ai të ndërronte jetë në shkurt të këtij viti.
Orban i ka justifikuar ndryshimet e mëdha duke argumentuar se Hungaria, vetëm tani, me fitoren e madhe elektorale të partisë së tij, është kthyer në një demokraci të vërtetë. Fidesz i përshkruan zgjedhjet e vitit 2010 si një "revolucion në kutinë e votimit", një lidhje të ndërgjegjshme me kryengritjen e dështuar të vitit 1956 kundër Bashkimit Sovjetik e cila përfundoi e shtypur me gjak. Kur vizitova Ministrin e Komunikacionit, Zoltan Kovaç në zyrën e tij ai i bëri jehonë mbrojtjes së Orban. “A e dini ju kuptimin origjinal të fjalës revolucion” ? më pyeti ai mua. “të kthehesh në pikën e origjinës” dhe ne po përpiqemi të kthehemi në një traditë demokratike e cila ka ekzistuar në këtë vend para ardhjes së komunizmit e para ardhjes së fashizmit dhe nazizmit”. Duke ju referuar periudhës midis luftrave, Kovaç e lidh me Miklos Horthy pothuajse dictator, i cili ka drejtuar Hungarinë nga 1920 deri në 1945, imazhi i të cilit u çfaq në vend në formën e busteve të ngritura rishtaz. Kovaç aludon se kritika perëndimore ndaj Hungarisë në subkoshiencë është e inflencuar nga paragjykimi sipas të cilit, pjesa lindore e kontinentit është e pacivilizuar dhe e prapambetur. Por tradita demokratike e aluduar e Hungarisë së Horthy-t, shteti i parë i cili miratoi ligjet anti semite pas luftës së parë botërore, vështirë se mund t’i përshtatet konceptit popullor për demokracinë.
HUNGARY FOR POWER
(Uri për pushtet)
Po aq sa ka ndryshuar karakterin e brendshëm të Hungarisë Orban ka ndryshuar edhe orientimin e politikës së jashtme. Hartat e një vendi, dy të tretat më i madh se ai ekzistues, ngjiten nëpër makina, shiten si kartolina dhe vendosen nëpër bare. Ky është imazhi i Hungarisë së madhe e cila ka ekzistuar ndër shekuj, deri në Traktatin e Trianonit në fund të Luftës së Parë botërore, i cili copëtoi perandorinë Austro Hungareze. Ajo përfshinte Sllovakinë e ditëve të sotme, pjesë të Kroacisë, Rumanisë dhe Serbisë. Një emblem jo elegante e nostalgjisë imperiale të Hungarisë, ajo përfaqson një dyzim të hungarezëve rreth pozicionit të tyre brenda Europës dhe qëndrimit të saj ndaj Bashkimit Europian.
Në janar të këtij viti, Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i BE, filloi një "procedurë të përshpejtur shkelje" kundër Hungarisë, në përgjigje të Kushtetutës së saj. Ky veprim e detyron qeverinë e Hungarisë të veprojë në përputhje me statutet e BE ose do të ndeshet me sanksione ndoshta edhe një përjashtim të mundshëm. Në mënyrë të veçantë BE përmend ligjin për shtypin, ndryshimet që ajo ka bërë në gjyqsor, shkeljet ndaj pavarsisë së Bankës Qëndrore dhe Zyrës së Mbrojtjes se të Dhënave Kombëtare, si shkelje të mundshme. Një muaj më vonë, Parlamenti Europian miratoi një rezolutë duke e vlerësuar Kushtetutën e re në konflikt me vlerat e përbashkëta Europiane të lirisë dhe demokracië. Në mars, Bordi Këshillimor i BE deklaroi se Kushtetuta shkel një numër konventash të BE, sidmos me pushtetin që i jepet kryetares së re të Zyrës Kombëtare të Gjyqsorit. Megjithëse shtetet antare të Këshillit të Europës gëzojnë një fushë të gjerë vetvlerësimi në ndërtimin e një sistemi për administrimin e drejtsisë, në asnjë shtet tjetër anëtar, pushtete të tilla të rëndësishme –përfshi pushtetin për të zgjedhur gjykatësit dhe zyrtarë të tjerë të lartë –t'i besohet një personi të vetëm, deklaron bordi. Në tetorin e ardhshëm, organizata prej 47 antarësh, e cila nxit bashkëpunimin në shkallë kontinenti në lidhje më shtetin ligjor dhe standartet demokratike, do të vendosi në se do të duhet ta vendosi Hungarinë nën monitorim zyrtar, me anë të të cilit të vlerësojë angazhimet e qeverisë Hungareze ndaj Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Në janar të këtij viti, BE e thirri Orban në Bruksel për t'i vënë në dukje disa nga shqetësimet e tij. Kryeministri zgjodhi një ton pajtues duke i thënë Parlamentit Europain, “unë mendoj të jem në dispozicionin tuaj...
...për të bërë të mundur që ju të merrni informacion të saktë për qëllimet e qeverisë në Hungari”. Ai veproi kështu pjesërisht për shkak të situatës së vështirë ekonomike të Hungarisë. Vendi po vuan një papunësi prej 12 % dhe pritet të jetë vendi i vetëm që nuk është në Eurozonë, ekonomia e të cilit do të zvogëlohet. Orban ka nevojë për mbështetjen e BE për një fond shpëtimi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Por me tu kthyer në Hungari Orban shprehu antipati të thellë për Europën. Në mars, vetëm dy muaj pas vërejtjeve të tij ndryshe në Bruksel, ai mbajti një fjalim të zjartë në Budapest, para dhjetra mijëra njerëzve duke e krahasuar kritikën e BE për qeverinë e tij me pushtimin me dhunë të vendit nga Bashkmi Sovjetik duke deklaruar se- “Ne jemi shumë të familjarizuar me karakterin e ndihmës shoqërore të pakërkuar edhe kur ajo vjen me një kostum të qepur mirë dhe jo me një uniformë me grada në supe”. Ai pohoi se hungarezët ishin pjesë e një Europe të bindur në heshtje, e dhjetra milionëve të cilët ende insistojnë në sovranitetin kombëtar dhe ende besojnë në virtutet kristiane të kurajos, nderit, besnikërisë dhe mëshirës dhe të cilat një ditë e bënë kontinentin tonë të madh".
Me të vërtetë nën Fidesz një nacionalizëm i tillë ka zëvendësuar pan-europianizmin e të kaluarës. Partia i ka dhënë shtetësinë hungareze minoriteteve që jetojnë jashtë(shumë hungarezë etnikë janë të shpërndarë në vende të tjera fqinje-një pasojë evidente e Traktatit të Trianonit) dhe ka formuar aleanca me udhëheqës nacionalistë hungarezë që jetonë në vendet fqinje. Më 4 qershor 2010, ditën e 90 vjetorit të Traktatit të Trianonit, qeveria denoi “shpërbërjen e padrejtë dhe të paligjshme të kombit hungarez nga fuqitë e huaja dhe deklaroi se ndarja e Hungarisë krijoi “probleme poltike, ekonomike, ligjore dhe psikollogjike të cilat nuk janë zgjidhur edhe në ditët e sotme”. Në maj të këtj viti, kryetari i Parlamentit, deputet i Fidesz, shkoi në një qytet të vogël në Transilvani, (pjesë e Rumanisë por dikur në Hungarinë e madhe) për të marrë pjesë në një ceremoni rivarrimi të një shkrimtari dhe politikani hungarez të vdekur prej kohësh, Joseph Nyiro, i cili ishte një mbështetës i partise fashishiste të Shigjetës së Kryqit, gjatë periudhës midis dy luftrave.
Ferenc Gyurcsany, kryeministri socialist prej 2004-2009 e përmbledh psikozën nacionaliste të Fidesz- it në këtë mënyrë, kur ne u takuam në shkurt të këtij viti-”Të gjithë janë armiqtë tanë. Dhe ne ju bëjmë ballë të vetëm, ne duhet të mbrojmë veten.”
Kriza e demokracisë e Europës.
Një nga arritjet e padiskutushme të BE ishte ndihma për të forcuar regjimet demokratike në shtetet post autoritare si Greqia, Spanja, Potugalia si dhe të ish bllokut komunist. Për këtë arsye Hungaria paraqet një prove të madhe dhe pa precedent. Bona fides demokratike të antarëve të BE shpesh merren si të dhëna një herë e mirë. Udhëheqësve Europiane shumë rrallë, në rast se ka ndodhur ndonjëherë, ju ka shkuar ndonje herë në mendje nocioni se një vend i BE mund të rrëshkasë mbrapsh në autoritarizëm dhe ndoshta të rrezikojë përjshtimitn nga organizata –një përspektivë me të cilën duhet të përballen. "Unë mendoj se kur (hungarezët) arrijnë në pikën kur organizma objektivë i shikojnë ato si jo të lirë “, më thotë ish ambasadori Mark Palmer në një intervistë në telefon, “BE duhet ti pazullojë ata” Duke shkrur në Uashingn Post në shkurt, Palmer i bën thirrje qeverisë së ShBA të rifillojë emisionet e radios Europa e Lirë në gjuhën Hungareze e cila ka pushuar nga puna qysh nga viti 1993. Dhe me plot arsye; Hungaria kohët e fundit nuk arrin një tregues të rëndsishëm të Freedom House, organizatë e rëndësishme e cila monitoron të drejtat themelore në të gjithë botën e cila e uli renditjen e Hungarisë nga e "lirë" në "pjesërisht e lirë" në renditjen e saj vjetore për lirinë e shtypit.
Pezullimi nga BE do të ishte një lëvizje pa precedent. Dënimi më i rëndë që BE i ka imponuar një vendi antar ishte kur vendosi Austrinë nën sanksione në vitin 2002, pasi Partia e Lirisë, një parti e ekstremit të djathtë e drejtuar nga një njeri i cili fliste mirë për Hitlerin, ju bashkua koalicionit qëverisës. Këto masa gjithsesi nuk luajtën asnjë rol në uljen e popullaritetit të Partisë së Lirisë. Situata në Hungari është në mënyrë të dukshme më e rëndë sepse ajo është e lidhur me politika të dukshme, që një qeveri me mbeshtetje masive në parlament, ka vënë në fuqi dhe deri tani nuk duket e predispozuar të heqi dorë.
Por është krejtësht e pamundur të imagjonsh një situate në të cilën BE pezullon ose përjashton Hungarinë. BE është kaq e preokupuar me krizën financiare sa që autoritarizmi në rritje i Orban ka tërhequr pak vëmendje. Për më tepër temperamenti mbizotërues në liderat Europianë është shmangia e konflikteve, ata preferojnë të besojnë se dënimet e përsëritura të veprimeve të Orban, eventualisht do ta bindin atë për rrugën e gabuar, më shumë se sa të marrin në konsideratë mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve të ashpra.
Të paktën për tani, beteja për të ardhmen e Hungarisë do të zhvillohet brenda vendit, ku votuesit do të duhet të vendosin të ndalojnë rrëshkitjen e vendit drejt atutokracisë, ndonëse një përpjekje e tillë nuk duket e mundur. Megjithse Fidesz e ka humbur mbështetjen që kishte në vitin 2010, përsëri mbetet më popullori, e lidhur me neo-fashisten Jobbik, praktikisht e barabartë me socialistët për vendin e dyte. Shoqëria civile ka organizuar protesta të mëdha kundër qeverisë gjatë të dy vjetëve. Por opozita është e përçarë midis socialistëve të udhëhequr nga ish kryeministri Gjyrcany dhe të gjelbërit.
Sipas Heller, lufta për të ardhen e Hungarisë është tregon atë që është luajtur gjithë kohën në Europë. Vitet e qeverisjes socialiste te Hungarisë, keqqeverisja ekonomike jo vetëm që i bëri shumë njerëz të dëshëronin një ndryshim në udhëheqjen e vendit, thotë ajo, por gjithashtu shkaktuan vënien në pikpyetje të perceptimeve bazë të vetë liberalizmit. Kushtet aktuale të Hungarisë pra janë një simptomë e një tendence që përshkon të gjithë Europën: rritja e ekstremizmit, majtas e djathtas, nga Greqia në Francë. Liberalizmi është një term për abuzimet në Hungari" më thotë ajo. "Në rast se ju jeni liberal kjo do të thotë se ju jeni Nazist ose Stalinist apo çdo gjë tjetër që është liberali. Heller, jeta e të cilës është formuar nga trashëgimia binjake e dy totalitarizmave, psherëtin sikur ta kishte parë edhe më përpara këtë dramë. "Në rast se njerëzit e ndjejnë vetën të tradhëtuar nga Republika atëhere ata i kthehen njeriu të fortë i cili do të zgjidhi problemet e tyre".
Me siguri që Hungaria nuk është një diktaturë. Qysh nga ardhja në pushtet e Orban ajo ka mbetur "e lirë" për renditjen e Freedom House. "Nuk ka autokraci pa makina me xhama të errët që ndalojnë para shtëpisë tuaj dhe të marrin me vete", thotë Endre Bojtar, editor i nje reviste liberale dhe kritik i ashpër i Orban. Megjithse Fidesz nuk e ka kthyer në një shtet autoritar në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, ai ka minuar shpirtin e demokracisë duke ngrirë fjalën dhe pakënaqsinë. Në këtë kuptim, Viktor Orban dikur shpresa e madhe për një Europë të bashkuar dhe liberale, ka dështuar provën e demokracisë. Është në dorën e Hungarezëve dhe të atyre që janë të interesuar për të ardhmen e demokracisë në Europë për të bërë kujdes që ky dështim të mos bëhet edhe dështim i kontinentit.