Ka teori të tëra, herë shkencore, herë praktike, here pjesë të legjendave urbane, që pretendojnë se bota ngrihet dhe mbahet në këmbë në kultin e trekëndëshit. Për shembull, thonë se kulmet e tij janë pushteti, seksi dhe vdekja. Thonë se të tre këta kulme, ekzistojnë drejt një përmase tjetër që janë paratë. Thonë edhe se paratë janë shpikur herë si shkak dhe herë si pasojë e kombinimit mes pushtetit, seksit dhe vdekjes. Thonë se në politikën që prodhon pushtet, në pushtetin e seksit dhe në seksin që provohet vetëm njëherë në jetë, atëherë kur kapërcehet në vdekje, burri dallohet nga...
Eshtë në një moshë që normalisht, në Shqipëri, do të ishte ose në emigracion, ose në ndonjë firmë private në Tiranë, ose i papunë. Domethënë, do të qëndronte në shtëpi dhe në baret e shumtë të kryeqytetit si shumica e bashkëmoshatarëve të tij që shtyjnë limontinë e ditëve në anonimitet. Me gëzimet, dramat dhe dilemat e zakonshme të moshës së tij; pak dashuri, pak tradhëti, pak para në xhep dhe shpresë për më shumë para në xhep. Përkundrazi! Armando Kasaj, 25 vjeç, vërtet është në shtëpi, por nuk është i lirë të dalë jashtë saj. Duhet të ishte pothuaj i panjohur, por është i...
Foli sërish. U dëgjua me vëmendje sërish. E para sepse është amerikan. E dyta sepse ka qenë ambasadori amerikan në Tiranë. E treta sepse quhet Xhon Uidhers dhe vlen të dëgjohet me vëmendje jo vetëm sepse është amerikan dhe jo vetëm sepse ka qenë ambasador i SHBA-së në Tiranë. Uidhers është nga ata burra që imponohen me mirësi e mençuri, një racë që ngjan se është në zhdukje si në këtë botë të trazuar, si në këtë skaj të trazuar të botës sonë të vogël. Xhon Uidhers, njëlloj si paraardhësi i tij, ambasadorja Ries, njëlloj dhe si pasardhësi i tij në Tiranë, ambasadori Arvizu, dhe po...