Skip to main content
RSS / Kontakt

Search form

  • politike
  • ekskluzive
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Reportazh
  • Speciale
  • Dossier
  • Bote
  • Kulturë
  • EX-LIBRIS
  • SHQIPNI E HARRUME
Të ka lali shpirt

 

Javët e fundit mësova që hit-i i kësaj vere qenka kënga "Te ka lali shpirt". E dëgjova dhe e kuptova pse i ka kapur do 15 milion klikime ne Youtube. Teksti dhe muzika përfaqësojnë plotësisht atë që shoqëria shqiotare po kalon në këto kohëra. Një përzierje kotësie me ritëm tallavaje dhe me përqafime majtas e djathtas të politikës që është gati ë ketë shpirt e xhan cdo lal që ja afron pushtetin. 

 

Nuk do habitesha që në vend të këngës së Rihanës "We found love in a hopless place" "Gjetëm dashuri në një vend të pashpresë"...

Matematikë Olimbi!

 

Kur Nikollaqi i “Karnavaleve të Korçës”  i thonte Olimbisë së tij se jeta është matematikë pakkush i ka dhënë të drejtë tregtarit gjakftohtë për të cilin gjithcka rrotullohej tek numrat dhes shifrat. Gjysëm shekulli pas vënies në skenë të komedisë, shqiptarët po i dorëzohen akullsisë së shifrave dhe moralit të ngordhur të frymës apo vlerave.  Në politikë ashtu si edhe në jetë gjithcka qenka matematikë. Koalicionet partiake të Ramës dhe Berishës dëshmuan se shifrat janë të rëndësishme, edhe kur ato janë krejtësisht jo domethënëse në vetvete....

Blloku i Berishës

 

Town Hall-et e Kryeministrit të vendit kanë shërbyer për të nxjerrë edhe një herë në pah energjinë dhe aftësinë komunikuese të Berishës falë së cilë bën të dalin me mendtë të tjera edhe ata që hyjnë në takim më të me një ndjenjë mospëlqimi ndaj tij. i fundit që më rrëfente këtë ndjesi të cuditshme gati prej magjepseje pas takimit me Berishën ishte një funksionar i huaj në Tiranë. Ndërkohë që prej kohësh qarkullon nëpër kafenetë e mirëinformuara të kryeqytetit anekdoda se Berisha fiton një votë sa herë takon një votus shqiptar, ndërsa Rama...

Shok dhe shpresë

 

Këto ditë si për një rastësi të cuditshme po lexoja rrëfimin e strategut politik të laburistëve Philip Gould, për muajt e fundit të jetës dhe mënyrën si e priti vdekjen pas kancerit në ezofag. Kur mjeku i tha për herë të parë se kishte një masë tumorale në trupin e tij dhe se shanset për ta fituar betejën me të ishin 50 me 50, Lordi Gould u pështjellua nga një ndjenjë shoku dhe shprese. Saktësisht kështu besoj janë ndjerë të gjithë ata të majtë anti Rama, të majtë pro Rama, të paangazhuar kundër Berisha apo të angazhuar kundër Berisha, në...

50 hijet e zgjedhjeve

 

Si kurrë më parë zgjedhjet në Shqipëri nuk janë  verbuar nga prozhektorët e ndërkombëtarëve mbi organizimin dhe cilësinë e tyre. Një vëmendje e tillë mund të lexohet edhe si një arritje e aksionit 4 vjecar të opozitës për të kërkuar atë që ajo e quan vjedhje dhe manipulim të votës në Shqipëri. Një tjetër opsion mund të jetë fakti se partnerëve ndërkombëtarë u ka ardhur në majë të hundës me demokracinë e papjekur të Shqipërisë dhe mund të kenë arritur në përfundimin se e keqja më e madhe e këtij vendi camalan janë pikërisht të rezultati i...

Viktimat s’qëllohen me gurë

 

Raportimi që media shqiptare i bëri lajmit tragjik të vrasjes së supozuar të një mituri dhe përdhunimit të një të mituri tjetër nga një pedofil u bë lajm më vete këtë javë. Rrjetet sociale kryesisht Facebook-u shpërtheu si rrallëherë në indinjatë ndaj publikimit në shtypin e shkruar të rrëfimit tronditës të të akuzuarit si pedofil. Bashkohem me atë pjesë të indinjatës që lidhet me detaje të panevojshme të akteve seksuale me të miturin, i cili vec goditjes që ka pësuar duhet të përballojë një opinion të shformuar publik, që e ka për pasion të...

I gjithë faji është i medias

 

D

itët e fundit shtypi i shkruar dhe botuesi Henri Cili i ka kushtuar disa editoriale që siguruan edhe përgjigjen e Berishës për mungesën e intervistave të tij në studiot e emisioneve politike. Kryeministri i ktheu një përgjigje të qartë të gjithë atyre që ishin shqetësuar për zgjedhjen e tij për të qendruar larg medias tradicionale duke konfirmuar dashurinë e tij të madhe për rrjetet sociale dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarër që garantojnë këto mjete komunikimi.

 Pavarësisht romuzeve dhe batutave të analistëve dhe gazetarëve nën zë që...

Moda e sondazheve

 

Së fundmi në Tiranë ka shpërthyer moda e matjes së pulsit për zgjedhjet e 23 Qershorit. Media e shkruar dhe elektronike ashtu sic ndodh edhe në vende të tjera kanë rendur të publikojnë dhe të zhvillojnë sondazhe për të paralajmëruar fituesit e zgjedhjeve të ardhshme. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi. Marketohet emri I medias, rriten shitjet dhe klikimet, shtohen shikuesit e kështu me radhë. 

E vetmja e keqe në këtë rast është përdorimi I termit sondazh. Në kuptimin shkencor sondazhi është rigoroz në mënyrën se si...

Komedia jo hyjnore

 

 

B

eppe Grillo dhë lëvizja e tij e 5 Yjeve shkaktoi një cunam elektoral në zgjedhjet politike të javës së shkuar, që mori përpara me furinë e tij të gjithë kastën e vjetër të politikës dhe i dha një leksion udhëheqësve tradicionalë që qarkullojnë prej vitesh në zyrat e shtetit italian. Fenomeni Grillo dhe ndjekësit e tij të cilët tashmë po studiohen nga analistë dhe akademikë për formimin dhe bindjet e tyre politike shkundën sistemin e demokracisë duke propozuar një votë proteste shoqëruar me pak ose aspak alternativa qeverisëse. Shkurt, italianët...

Pse nuk protestojnë shqiptarët?

 

Lajmi i dorëheqjes së Kryeministrit të Bullgarisë si pasojë e protestave te bullgarëve për mbifaturimet e CEZ, kompania që u largua nga Shqipëria pak javë më parë u prit me habi nëpër korridoret e Brukselit. Jo se zyrtarët europianë nuk janë mësuar me institucionin e dorëheqjes, por motivimi i largimit të Kryeministrit bullgar pasi nuk mund të shihte policinë si rrihte qytetarët në protesta ishte befasues për ata që e njohin Bojko Borisov-in dhe metodat e tij të pushtet mbajtjes.

 

 Kur Borisov erdhi në Tiranë pak kohë më...

Bixhoz përtej Atlantikut

 

Po shkruaj nga një Starbucks i Neë York-ut. Lashë mijëra kilometra pas, përvec vapës. Vendosa të dilja nga kutia e Tiranës dhe në vend që të pushoj nëpër plazhe dua të shoh c'bëhet këtej nga Amerika. Vendi që na udhëheq dhe frymëzon. Udhëheq në kuptimin e sugjerimeve miqësore, që së fundmi nuk duket se në bulevard po i dëgjon më kush, madje as ata që u morën në mbrojtje nga superfuqia pas 21 Janarit.

I ika Ballkanit sepse aty cdo gjë është lehtësisht e parashikueshme dhe kjo më ka lodhur. Mund të shkoja në Greqi por modelet e dështuara s'më frymëzojnë. Mund të zgjidhja...

Verë, vapë, vonë

 

T

ë dielën u ktheva nga Londra. E ngarkuar me lajmet Olimpike dhe atmosferën shpërthyese të kryeqytetit britanik i premtova vetes se nuk do shikoja lajmet e Tiranës. E mbajta premtimin. Deri të hënën në drekë. Pastaj nuk i rezistova tundimit për ti konfirmuar vetes bindjen se nuk kisha humbur asgjë duke mos ndjekur lajmet. Refreni ishte po ai. Berisha tha. Rama tha. Ai u vra. Ajo u vra. Fëmija vdiq. E hodhën nga dritarja. Noti ishte fantastik. Rekordi thyhet vitin tjetër. 

Erdhi e marta. Po vrisja mendjen për cfarë të shkuaj këtë javë të Java....

Verë, vapë, vonë

 

T

ë dielën u ktheva nga Londra. E ngarkuar me lajmet Olimpike dhe atmosferën shpërthyese të kryeqytetit britanik i premtova vetes se nuk do shikoja lajmet e Tiranës. E mbajta premtimin. Deri të hënën në drekë. Pastaj nuk i rezistova tundimit për ti konfirmuar vetes bindjen se nuk kisha humbur asgjë duke mos ndjekur lajmet. Refreni ishte po ai. Berisha tha. Rama tha. Ai u vra. Ajo u vra. Fëmija vdiq. E hodhën nga dritarja. Noti ishte fantastik. Rekordi thyhet vitin tjetër. 

Erdhi e marta. Po vrisja mendjen për cfarë të shkuaj këtë javë të Java....

Hipokrizia e radhës

 

Mu desh të zgjidhja midis dy ceremonive këtë javë dhe për arsye sa emocionale aq edhe racionale zgjodha të isha te hapja e lojërave olimpike në Londër. Emocionale sepse nuk qëllon shpesh të kesh një vend në hapjen zyrtare të lojërave më të famshme dhe të shtrenjta të kohërave moderne. Racionale sepse e dija që edhe po të mungoja te ceremonia qeveritare e betimit të Presidentit të ri nuk do humbisja ndonjë gjë të madhe, në kuptimin e kuriozitetit gazetaresk e kam fjalën.

Si për fatin tim të keq ata pak miq që pyeta se si shkoi ceremonia m'u përgjigjën në kor- hipokrizia e...

Institucioni i talljes

 

Shkrimi i fundit për zemrën në pazaret e Tiranës dhe mendjen tek bikini në plazh, ka zgjuar shumë kërshëri. Miq e të njohur më kanë pyetur për emrin e personazhit që kishte frymëzuar atë shpërthim ironie dhe nervi, por vecanërisht vërtetësie sic më konfirmuan bashkëbiseduesit. Kam vendosur të mos e tregoj emrin, të paktën jo për momentin. Arsyeja është e thjeshtë. Personazhi nuk është përjashtim, por rregulli në këtë qytet ku tallja është bërë më ulëritëse se zakonisht dhe kur shqiptarët janë bërë më hollandezë se kurrë. Për shembull këtë javë mësova se për tu informuar mbi...
Gati për bikini

 

Vapë shumë në Tiranë. Njerëzit, faktet dhe ngjarjet duken të shfytyruar nën efektin e mirazhit zhuritës. Ngjan se në këtë vend, edhe malor, edhe kodrinor, edhe bregdetar, edhe me shumë lumenj, pavarësisht se të tharë, të gjitha të ligat dhe të mirat vijnë nga dielli. Dielli na lodh. Dielli na merr mendjen, na hap sytë, na detyron të vëmë syze, na shkumëzon gjakun apo na topit. Edhe dielli i kësaj verë që është njësoj si ai i verës që shkoi shpërndau simptomat e topitjes.
Ka një padurim që lexohet në sytë e të gjithëve për të nxituar drejt pushimeve dhe bikinit. Madje...
Të kompleksuar në kulm

 

Dy ngjarje të shkëptura nga njëra tjetra gjeografikisht, por me kontekst të përafërt më tërhoqën vëmendjen javën që shkoi. E para ndodhi në Tiranë, në një nga rrugët kryesore të qytetit që u blindua me policë e motorrë të rrugores, me kamera dhe autobuzë të direktes televizive dhe me qytëtarë të armatosur me kuriozitet për masat e jashtëzakonshme të sigurisë. Ngjarja ishte e përmasave të mëdha. Ishte finalja e Euro 2012 në futboll. Por ky nuk ishte lajmi. Lajmi ishte prania e Kryeministrit të Shqipërisë në një nga baret pranë TVSH-së në cilësinë e një tifozi me skuadrën e radhës...
A mjafton burri i mirë?

 

Që Presidenti ri Nishani nuk ishte konsensual këtë e mori vesh edhe bufi sic thotë populli. Që mediat harxhuan me qindra orë transmetimi me biseda e debate për Presidentin e ri dhe kushtin e ndërkombëtareve për të qenë konsensual edhe kjo dihet. Ajo që nuk pritej ishte zëri unison i mediave pas votimit të Nishanit, që kumbonte pak a shumë kështu, vajti si vajti por të paktën është burrë i mirë.
 
Analistët u ndanë sërish në kampe për të argumentuar nëse ishte një shans i humbur për Shqipërinë apo një fitore e demokracisë. Edhe pse të dyja këto shkolla...
Shuplaka e nje miku

 

Alexander Arvizu i dha shqiptarëve një të shkundur të mirë të Enjten me nismën ‘Vepro tani”. Ambasadori amerikan bëri atë që në sallën e Teatrit Kombëtar nuk e ka bërë dot askush nga bota e politikanëve dhe shoqërisë  civile. Na mblodhi të gjithëve për të na e thënë në sy se nuk jemi qytetarë të denjë të këtij vendi. E shpreh thjesht e pastër si kristal, sic shpesh janë mesazhet e amerikanëve.  “Act now”!
Këtë radhe Arvizu i mati mirë fjalët, por edhe kohën. Kjo e fundit mund të kish qenë moment i duhur edhe oas 21 Janarit, edhe pas rezultatit të 8 Majit që u ndryshua...
Gjysma basti

 

Nuk para i kam qejf bastet sepse në përgjithësi I humb dhe se jam aq superstizioze sa të mendoj se ndikoj në përfundimin e gjërave duke vënë bast për njërën apo tjetrën alternativë. Por gjatë skedinave të Presidentit nuk rezistova dot dhe vura dy baste me njerëz të ndryshëm për të njëjtën kandidaturë dhe përkatësi politike. Po ua them që në fillim se bastin e humba përgjysëm. Domethënë e gjeta që do të ishte emër politik por gabova  gjininë e kandidatit. Kisha besuar se do të shkohej deri në fund për një femër, atë të fortën e Parlamentit Jozefina Topallin.
Ditën kur...
Konsensusi i Medias

 

Gjatë kësaj jave në Tiranë mbërriti një grua me shtat ballkanik dhe vendlindje Sarajevë, e cila arriti të përthith vëmendje mediatike me deklaratat e saj të forta për median. Përfaqësuesja e OSBE për mediat Dunja Mijatoviç në pamje të parë u duk sikur gjeti momentin e gabuar për të folur për gabime të mëdha të medias e sidomos të profesionalizmit të saj që po lëngon më shumë sesa gjiret e partive apo gjokset me rrahje presidenciale.

Ndoshta ishte një moment i papërshtatshëm por a ka një moment të duhur ku mund të flasësh për shëndetin e gazetarisë në vendin tonë? Ne jemi...

Frenemies

 

Media nuk është një kopësht ku miqtë janë ata më të cilët ndan supën, kukullën dhe ndonjëherë krevatin e gjumit të drekës. Ky oaz i informimit është shëndërruar prej kohësh në krevatin e miqësive dhe armiqësive, të promovimit dhe rrëzimit, të luftës dhe paqes, të garës dhe dorëzimit. Disa prej nesh me keqardhje them janë dorëzuar ndoshta prej besnikërive të vjetra, e të tjerë nga trdhëtitë e reja. Media gjithmonë do të përballet me akuza sa herë do të bëjë punën e saj, dhe në rastin kur nuk e kryen misionin do të përballet me sulme. Nga të gjitha anët ajo është në shënjestren e...

Aksidentet e politikës

Përpara një tragjedie më shumë sesa fjalë të gjithë ndiejmë dhembje, frikë për veten e të afërmit tanë. Aksidenti tragjik i Himarës mori jetë vajzash të reja, por jeta vazhdon dhe në këtë shkrim dua të flas për atë që risolli në skenë ajo ngjarje e kobshme; baltën me të cilën jetojmë dhe hedhim hapat tanë ne si shoqëri. 

E para që u zhyt në llum ishte media, e cila e përpirë nga gara dhe konkurrenca përbalti etikën duke nënvizuar se kush ishte e para në Himarë, kush gjeti rrëfimin e parë nga të mbijetuarit, dëshminë e parë. Disa kolegë shprehën mllef vetëm nëpër telefonata të tjerë...

Kujtesa si mallkim

 

Këtë javë ftova Nikollë Lesin në Tonight. Intervista me botuesin karizmatik i kthyer në politikan problematik më bëri të rrëmoja në arkivat elektronike dhe të kasetave të hedhura në dvd të një dekade që me kast ja kisha imponuar vetes ta harroja. Kam menduar naivisht se kur përpiqesh të mos i kujtosh disa ngjarje apo fakte ato me gjasë nuk kanë ndodhur. Gabim! Gabim nga ata për të cilët duhet kërkuar falje publikishit.
Dhuna ndaj shtypit të lirë, gjurmimet e Shik-ut, djegja e gazetës Koha Jonë, arrestimet dhe lirimet e gazetarëve si kërcënim, e më vonë si pazar për ti...
Pazaret publike

 

Ditët e fundit Shqipëria duket në pamje të parë se po i rikthehet një normaliteti të munguar vitet e fundit pa shkak dhe me sa u provua edhe pa moral. Takimet e politikanëve të sërës së lartë u zhvilluan në hollet e hoteleve të Tiranës dhe u filmuan nga kamerat e gazetarët që pritën më kot të mësonin ç'ishte thënë në bisedimet mes palëve. Ky zhvillim i ri për politikën u tentua të marketohej si një arritje e Shqipërisë në rrugën e integrimit. Madje edhe takimet mes miqve ish miq e mandej armiq, tani sërish miq u bënë në emër të integrimit. Ç'nuk sakrifikohet në emër të...
Tha dhe i thanë

 

Vite më parë, kur isha fëmijë, një nga gjërat që më mahniste, përveç shpatës dhe krahut, përkrenares me dhi dhe shkopinjve të të birit, ishte dhe mënyra se si Skënderbeu kishte gjetur për të lajmëruar nga kështjella në kështjellë se po vinin Turqit. Ishin shenja me tym e me zjarre. Mu kujtua një gjë e tillë në Londër, kur bëja disertacionin, sepse pothuaj e kisha harruar fare këtë imazh. Në fakt, nuk e ka shpikur Skënderbeu, porse ka qenë një mënyrë komunikimi në mesjetë, me tym e me zjarre. Një mënyrë gazetarie, që pak a shumë tingëllonte kështu. Erdhën! Erdhën!
...
Milionat e lobistëve

 

Jack Abramoff është një superlobist amerikan, aktualisht duke vuajtur në burg dënimin me 4 vjet nga Gjykata Supreme amerikane. Historia e jashtëzakonshme e tij i ngjan një ëndrre Hollywood-iane që i ka të gjithë përbërësit e një ylli në rënie pas shkëlqimit. Mëkati i Abramoff, i cilësuar si një njeri shumë inteligjent, që shiste dhe blinte politikanët sipas interesave të klientëve të tij, është se skandali u bë publik dhe mbi 20 anëtarët e Kongresit amerikan që kishin marrë ryshfet e patën të pamundur të mbroheshin përpara fakteve dhe derdhjeve miliona dollarëshe në llogaritë e...
Për plehrat e Shqipërisë

 

Nuk ka shqiptar që të ketë jetuar në diktaturë e të mos kujtojë, qoftë edhe një herë të vetme, pastrimet radikale të të dielave në çdo lagje e cep të vendit. Në atë kohë na zinte tmerri, se fëmijë e të rritur, përpara ‘Ditës së Enverit’, duhet të merrnin fshesa, kova e lecka në dorë. Më shumë sesa dëshirë për të pastruar, kërkonin flamurin e lavdisë së pastërtorit të vitit. Çmimet ishin shumë të kursyera. Vetëm një familje në vit mund ta merrte dekoratën e partisë. Për hir të së vërtetës, në atë kohë, shtëpitë ishin të varfra, por oborret mbanin aromë lulesh.
Sot,...
Fansat e hardhucës

 

Faleminderit Kryetar i qytetit tim. Përgjigjet i mora të gjitha. E dija që nuk do më zhgënjenit. Fundja, jam një nga qytetaret e këtij metropoli që nuk mund t’i injorohen pyetjet. Për fat, ishin vetëm pyetje dhe jo halle personale. Edhe pse, nëse nuk i vëmë metrin e egoizmit, hallet e qytetarëve duhet të jenë shqetësimi i çdo gazetari që ka audiencën e vet në këtë vend.
Hardhuca u bë personazhi i rrjeteve sociale këtë javë. Pa dashur, u vura në pozicionin tënd. Filluan të më bënin pyetje edhe mua. Në inbox-in e Facebook-ut, të celularit, madje edhe në rrugë dikush...
Një hardhucë në zyrën e Lulit

 

Për sa kohë Lulzim Basha ishte Ministër i Transporteve, pastaj i Brendshëm dhe i Jashtëm, ishte i pranishëm nëpër studio televizive, pothuajse po aq sa një pjesë e gazetarëve që jetojnë e shëtisin nga njëra studio në tjetrën. Dhe, për shkak të shpeshtësisë së kontaktit vizual me të, krijohej një ndjenjë mirëqenieje në ballafaqim, pasi të duket gati gati si koleg, pasi të jepte një ndjesi solidariteti, të dukej mik, a thua se pushteti i dytë dhe i katërt ishin përqafuar aq fort sa s’kishte ku të shkonte më.
Për çudi, me të vajtur në Bashki, z. Basha u bë për studio...
  •  
  • 1 of 2
  • ››

© 2012 Java. Të gjithë të drejtat e ruajtura