Njëzet vjet nuk janë as shumë e as pak, po të llogarisësh se si, sot, ky brez i mesëm shqiptarësh, dikur të mbrusur vet me idealet më të qashtra për të ardhmen demokratike të një vendi të sapodalë nga morsa, teksa donin dhe kërkonin ta bënin atë “si gjithë Evropa”, mësuan, jo dhe aq ngadalë, të bënin pakt me djallin e të përshtateshin aq mirë me të keqen, aq sa, sot, nëse pikasin një tjetër të ri ëndërrimtar, si ata dikur, idealet iu duken patetike.
Për herë të parë Sondazhi social europian (ESS) sondazh u zhvillua edhe në vendin tonë, nën autorësinë e Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” (OSFA). Sondazhi u zhvillua në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit dhe pasqyron reagimin e qytetarëve shqiptarë ndaj nivelit aktual të demokracisë në vend, mënyrën sesi ata e shohin situatën dhe se cilat janë pritshmëritë e tyre për të ardhmen.
Zëra të njohur, por edhe të padëgjuar më parë në lëmin e politikës. Emra që vijnë prej fushave nga më të ndryshmet dhe që së fundi lakohen se mund të jenë favoritët e parë në përcaktimin e listave të aspirantëve për deputetë të Partisë Socialiste në garën elektorale të qershorit të këtij viti. Një garë, që duhet thënë që në krye të herës se do të mbrat një ngarkesë më të lartë nga ajo e katër vjetëve më parë, po të kihen parasysh pritshmëritë në njërin kah dhe frikërat në kahun tjetër të një rotacioni të mundshëm politik.