Së fundmi, falë edhe internetit po dalin në dritë biografitë e shumë personazheve të njohur italianë me origjinë shqiptare.
Një Italian Italian i zakonshëm ndoshta do të ngulmonte se e vetmja që njeh për të tillë është Anna Oxa (Hoxha), këngëtarja e njohur që asnjëherë nuk u përpoq ta fshihte origjinën e saj shqiptare, përkundrazi. Megjithatë, faktet tregojnë se historia nuk nis e përfundon me Anën, është shumë e lashtë se aq.
Sipas dokumentare themeluese, qëllimet e kësaj Akademie janë që të promovojë krijimtarinë më të mirë kulturore, shkencore, artistike dhe letrare të realizuar në Shqipëri, në trojet shqiptare dhe në Diasporë; që të shërbejë si një forcë pozitive për gjallërimin e jetës kulturore dhe shkencore në Shqipëri; që të ndihmojë në krijimin e një sfere publike në Shqipëri, në të cilën shoqëria civile të konsolidohet si një institucion demokratik; që të shërbejë si një forum intelektual serioz, duke bashkuar preokupimet për dijen teorike dhe rekomandimet praktike në të m
“Sytë dhe veshët e mbretit”
Në një tekst të vjetër kam lexuar se Dari i Persisë kishte organizuar rreth vetes një rrjet informacioni të përbërë nga lypësa, fshatarë të rreckosur, shërbëtorë të xhamive, nëpunës të vegjël zyrash, ngasës karvanesh e portjerë banesash. Detyra e tyre ishte t’i raportonin mbretit gjithçka shihnin e dëgjonin dhe vetëm, pa ndërmjetës. Informatat e tyre paguheshin shtrenjtë dhe në fshehtësi të madhe. Po të konstatohej se këto ishin dekonspiruar ose nuk ishin të sakta, informatori e pagunate me kokë.
Nëse dje dhe sot më shumë se gjysma e adoleshentëve nuk janë të aftë të kuptojnë atë që lexojnë dhe realitetin që iu përcillet përmes librave, nëse sot e gjithë ditën politika e shurdhët e përdor alarmin vetëm për retorikat e radhës, atëherë ç’mebetet të thuhet për të nesërmen, pas 20 vjetësh, kur ata do të përbëjnë gjysmën e popullsisë aktive e cila do të duhet të marrë përsipër zhvillimin e vendit? Nëse ka një retorikë që qëndron pezull, është pikërisht kjo. Të gjithë e dinë përgjigjen, pak zgjedhin të flasin, dhe jo nga pragmatizmi.
KOKË TURKU
“Kokë Turku” është quajtur (frëngjisht tète de turc) një lloj dinamometri që vendoset në panaire, në raste festash dhe që shërben si një lojë argëtuese. Ky lloj dinamometri ka një kokë prej gome, për të zbutur goditjet. Kjo kokë e mbështjellë është e ngjashme me çallmat turke të shekujve të shkuar, prandaj edhe e quajnë “Kokë Turku”. Goditja me grusht e kësaj koke bën që shigjeta në shkallën e dinamometrit të ngjitet lart e të tregojë shkallën e forcës së atij që godet. Pra, “koka e turkut” ha goditjet për llogari të të tjerëve.
Jo domosdoshmërisht ata duhet të jenë më solarë se të tjerët, e megjithatë, duhet pranuar, këtë punën e dritës dhe “mirëmëngjesin” e përditshëm, ndoshta kanë zgjedhur ose kanë mësuar ta marrin më me sportivitet se gjithë ne të tjerët. Janë drejtuesit e emisioneve të mëngjesit në televizion. Ata që prej kohësh kanë bërë kompromis me zgjimin e herët e kanë hequr dorë nga mbrëmjet e gjata, pavarësisht zakoneve personale të gjithsecilit.