Nuk do t’i isha rikthyer serish çështjes së kreditimit të ekonomisë dhe të biznesit, nëse nuk do të isha ngacmuar nga një sipërmarrës. Ai kishte ndjekur një emision debati televiziv dhe thuajse ishte “lumturuar”. Ishte kredimarrës, por përfshihej tek ai grupimi i “të këqinjve”, pra që, për shkak të krizës dhe të mungesës së punës, nuk kishte arritur të paguante rregullisht këstet e kredisë dhe madje nuk kishte marrë asnjë “rrahje shpatullash”, si të thuash, nga banka kredituese, me qëllim që të mos i krijohej kjo paaftësi paguese.
Nuk ka asnjë dyshim se fushata (por jo vetëm) politike mes dy grupimeve më të mëdha elektorale, PD e PS është nga më cilësoret e zhvilluara në 22 vitet e fundit. Pa ekuivok, duket se kjo i dedikohet forcave të majta, të cilat arritën të fusin këtë debat paraelektoral në hullinë e duhur për një ngjarje të tillë,- në atë të diskutimeve të spikatura ekonomike.
Gjithçka që ndodh duket si rrugëtimi i një makine pa frena, shoferi i të cilës nuk mendon për asgjë tjetër, por veçse për të shpëtuar kokën nën befasinë se ku do të përplaset më parë së bashku me mjetin. Që do të thotë në një kuptim tjetër, se “e ke lëshuar pa duar” mjetin me të cilin të duhet të shkosh në destinacion.
Çdo revolucion është një surprizë. Megjithatë, revolucioni rus duhet renditur ndër surprizat më të mëdha. Gjatë viteve që i paraprinë 1991-shit , praktikisht asnjë ekspert, studiues, zyrtar apo politikan perëndimor parashikoi kolapsin e afërt të Bashkimit Sovjetik, dhe bashkë me të, rrëzimin e diktaturës njëpartiake, ekonomisë së zotëruar nga shteti, dhe të kontrollit të Kremlinit mbi perandoritë e tij shtëpiake si dhe të Evropës Lindore.