Skip to main content
RSS / Kontakt

Search form

  • politike
  • ekskluzive
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Reportazh
  • Speciale
  • Dossier
  • Bote
  • Kulturë
  • EX-LIBRIS
  • SHQIPNI E HARRUME
SUEDI, Lumturia fillon nga B-ja
 Në shtëpinë e Nevas dhe Jonasit është qetësi. Ora shënon 10.30 e mëngjesit dhe, askush nuk do të thoshte se në këtë shtëpi si maket kukullash  në të dalë të Stokholmit, jetojnë tre fëmijë: 2 vajza- 7 dhe 4 vjeç dhe një djalë 8 muajsh. Tintin dhe Elvina na presin në hyrje te dera, të udhëzuara për të përshëndetur mysafirët “e çuditshëm” që i kishin bujtur atë mëngjes: një grup...
Shëngjini: Na akuzojnë për plehrat sepse duan të na prishin turizmin
 Për të shkuar drejt qendrës së Shëngjinit, ju duhet të merrni anën e majtë të rrugës nacionale, që ngushtohet pak para Lezhës. Nga tutje shfaqen rezervat e mëdha dhe jo shumë larg, lartëson betoni i frikshëm i Shëngjinit. Historia mbaron këtu. Plazhi i Shëngjinit është një mal betoni, poshtë malit të Rencit, që i bën pritë erës së mrekullueshme të detit. Por, jo pisllëqeve, më shton miku im...
“Vorri i Ashikut”, Legjenda kthehet në hiç
 “Po sikur ta hapnim varrin. A mund të shiheshin kockat dhe të vërtetohej ajo që thuhet se janë dy të dashurit e varrosur bashkë?!”. Pyetja e Ymerit ngjitet në eter dhe shpërndahet kot. Halit Curri, mësuesi pensionist, e sheh në sy, por kjo i duket një pamundësi në pamundësi. “Eh mor jahu, kush do me ia dit sot. Shyqyr dhe kështu”. Kjo shyqyr do të thotë: Më mirë që se kanë rrafshuar fare....
Fshati prej çimento
 “Jo, mjaft. Nuk flasim. Jo”. Burri është kategorik. Shtrëngon kosën. “Shko andej! Te ato shtëpitë andej, ato të flasin”. Më heq qafe me paqe, por ndalon të flasim për të përditshmen. E kam gjetur teksa kosit barin me një kosë të vogël, ndërsa nuk e di pse fytyra e tij më sjell imazhin e një personazhi tejet gazmor italian tek filmi “Benvenuti al Sud”. Ky i fundit, shqiptari, në vend të...
Mblesëri për "shkiet"
 Ballkan tollovi, tha dikush. Individët e tij, ndoshta specia më frenetike e gjithë pellgut që mbështjellë Europën plakë, janë shquar gjithmonë për gjëra nga më të çuditshmet. Me gjithë nacionalizmin që mburremi se na karakterizon secilin, duket se pakogjë na dallon nga njëri-tjetri. Sa sanguinë, aq edhe të butë; i lejojmë vetes që brenda një dite të jetojmë shtatë stinë; pranverojmë...
Kodra, që po i ha Currilat!
 Burri i vjetër çapitet ngadalë. E ka lehtë sepse është në tëposhtje. Vjen nga sipër, me një torbë dhe po zbret poshtë të mbledh ca shkarpa për t’u ngrohur. Nuk ka marrë çadër, pasi shiu ka pushuar pak minuta më parë. Ca rreze dielli, që çajnë masën e reve mbi port, kanë depërtuar deri te shtëpia e tij në kodrën e Vilës së Zogut. Kjo sikur i jep besim. Çapitet...... Pak metra më andej,...
Vlora pas pavarësisë - Një tog me plehra
 Moti i keq i fundmarsit e bën dimrin të duket krejt kokëfortë. Era i mban një iso të gjatë pluhurit që ngrihet në Sheshin e Flamurit, ku një punëtor i ngeshëm heq paradoksalisht me një mistri pak rërë. Dy furgonë dhe tre vetura kanë parkuar rehatisht mu në mes të sheshit, që duket krejt i pa zot me këtë rast. Vlora e vitit 2013 është kthyer sërish në identitetin e një qyteti pa dorë, kurse...
Pse rrezikohet realisht Berati nga UNESCO?!
  Vladimir Skëndo, drejtori i Kulturës në Bashkinë e Beratit vjen ngadalë. Ka vendosur një kapele sportive në kokë dhe duket bajagi i ngeshëm. Në fakt, pak minuta më vonë kur shpjegon për obligimet e qytetit, s’është më i tillë. “Më thuaj ekzaktësisht, pyetjen”, më drejtohet në zyrën e vet shumë modeste, ku përballë i qëndron një flamur i ekipit të futbollit “Tomorri”, ndërsa në...
Qyteti i minatorëve që jeton me shojet e këpucëve
 Aty, në vendin ku dikur ishte qendra e Kërrabës, fare pak njerëz rrotullohen pa kuptim. Si një burg i madh në natyrë, të paktit shkojnë e vinë në segmentin e shkurtër të ish-qendrës së qytetit të minatorëve. Qetësinë dhe ndonjë zhurmë fëmije, e prish ndonjë makinë, e cila kalon befas dhe shkon e parkohet ‘dhunshëm’ në ndonjë oborr shtëpie. Kjo është skenografia urbane. Humanizmin e ndjej në...
Kërkohen një grusht eshtra...për grekët
 “Italianët ishin aty sipër dhe i bënë na grekët...Tregon pëllëmbën. Grekët ishin këndej tek varrezat, ku i kemi ne. U zbythën, por luftuan. Të vdekur? Pa fund. Fëmijët luanin me kafkat, kurse kufomat ishin sheshit. I hëngrën qentë dhe korbat. Askush nga grekët nuk u kujdes për ta. Talianët i morën të tyret dhe i varrosën”. Muhabeti ka kaluar në një fushë makabre, por plaku është i vendosur...
Romët, kunetërit dhe trusti i kanoçeve
 “Ju, sa e ndotni edhe më shumë ambientin”. Ja, kështu iu patën thënë atyre dhjetëra e qindra të gjorëve që për vite me radhë tërhiqnin karrocat e biçikletat zvarrë nëpër koshat e plehrave nëpër Tiranë, në kërkim të kanoçeve e bidonëve plastikë. “E ndotim?!...Po si e ndotkërkemi?!...Ç’është ky?...Diskriminim?!...Asnjë rob i zi si ne nuk duhet të vij më vërdallë nëpër qytet?! E zezaaaa...!”....
Vain, plazh i paqëm... mes plehrash
 Të vjen për të qeshur me një grup mjedisorësh, që në çdo fillim sezoni, dalin para kamerave të kanaleve kryesore dhe tregojnë se si plazhet shqiptare janë të pista dhe janë ata që po i pastrojnë. Ata pra, vetëm ata. Në fakt, që plazhet e Adriatikut shqiptar janë plot me ndyrësira, kjo s’përbën më lajm dhe askënd sot nuk e shqetëson më. Por, më qesharakë mbeten njësitë e ndryshme të mjedisit...
Rrjedhja e Danubit në rrugën e gabuar
 Agnes Heller nuk më la përshtypjen e një gruaje e cila mund të përbënte një rrezik për Orban kur i zhvillova një vizitë në muajin shkurt, në apartamentin e saj të vogël, pak të rrërmujshëm në Budapest, me pamje nga Danubi. Ajo është një grua shtatpakët dhe duket më shumë si një gjyshe e dashur Ebre, se sa nje funksionare politike e korruptuar. Pasi i mbijetoi holokaustit, që do të thotë nuk...
“Turqia më e frikshme kur leh sesa kur kafshon”
 Alistair Lyon e zgjidhi me vetëm një frazë simbolike sjelljen e Turqisë në ditët e fundit. “Turqia është më e frikshme kur leh sesa kur kafshon”, shkroi ai për Reuters në një shkrim të botuar edhe në “Daily Zaman”. Argumenti ishte i thjeshtë: Sirianët e goditën. Turqit nisën raketat në kufi dhe ngjitën në ajër F-16, por helikopterët sirianë u fluturuan shumë afër. Ankaraja i këqyri dhe mori...
Krasta, kronika e një qyteti fantazëm
 Kur mbërrin pak para mesditës në Krastë të Martaneshit, gjëja e parë që të shkon ndërmend instinktivisht është e thjeshtë: ku janë njerëzit? Të jenë fshehur prej vapës?! Jo. Aspak. Krasta, qyteti i ndërtuar me galop në fillim të viteve ’70, tani është kthyer në një kompleks reckan pallatesh, të katandisur në s’ka më keq. Për minuta të tërë, gati s’duket askush atypari, ndërsa një çift...
Vale, gjashtë vjet pa energji!
 Burri ka mbërritur që në mëngjes. Në ag udhëtohet lehtë. Do marrë do gjëra për shtëpi dhe pastaj i duhet të kthehet me këmbë pas në Vale. Shikon vrenjtazi ngado. Shumëkush, që nuk e njeh, mund ta marrë edhe për keqbërës. Por, ata që e dinë hallin e tij, dinë mirë edhe se çfarë do të thotë ky vështrim. Banorët e Valit, me këtë vështrim, rrokin ato që nuk njohin dhe formatojnë kohën e tyre...
Sinja, në kryqëzim të historisë me mbijetesën...
 Sinja në zverkun perëndimor të Shpiragut nuk të ngjall ndonjë përfytyrim më të madh sesa atë të çdo fshati tjetër të Jugut. Butaforia është klasike: Një çezmë e vjetër në qendër (këtu e 1783), një lapidar, një-dy klube kokë-më-kokë, një tarracë ku mblidhen burrat dhe pak më lart posta. Kaq mjafton të kuptosh se Sinja, nuk ka ndonjë element arkitektonik ose veçori, që ti të lësh mendjen. Ah...
Shuarja e një qyteti kozmopolit
 Pilotë, teknikë, inxhinierë, laborantë, oficerë tashmë baresin të qetë në Kuçovë. Nuk i ngut më askush. Prej vitesh, me statusin e pensionistëve, ata, bëjnë një ritual që e kanë të diktuar. Prej pamundësisë. Papunësisë. Prej agonisë së pakthyeshme të qytetit të tyre. Ndjesia e momentit për njerëzit që s’e kanë parë Kuçovën është gati e njëllojtë. Qyteti, 100 km nga Tirana, duket sikur zien...
Vlora, kryqtarë, plazhistë dhe tollovia
 “E ore, do hipësh në furgon apo jo...?! O ka luajtur mendsh, më duket!”; “Eoooooo, s’ke gjetur një më të madh...”, ia pret një shofer tjetër furgoni, teksa zbret nga Qafa e Koshovicës, me një spirale tymi të skrupullt si në filmat multiplikativë. Lindsay Hamon asfare nuk shqetësohet. Tërheq i qetë kryqin e stërgjatë 4 metërsh me një rrotëz në fund dhe pak i bën përshtypje. “Vlora, Vlora!”,...
Humbistan - Një vend i vërtetë mes Tiranës dhe Elbasanit
 E kemi të vështirë ta kuptojmë shqipen e vështirë të këtyre banorëve. Por, pas një udhëtimi një orësh me një makinë të lartë 4x4, në mes të baltovinës së mbetur nga fundi i pranverës 2012, gjërat nuk janë aq keq. Gjuha po ashtu. Udhëtimi, që mbart dëshirën për të ndjekur rrugëtimin e një grupi fëmijësh që përshkojnë për gati dy orë një rrugëtim drejt shkollës, është një nga kërshëritë. Por...

Pages

  • 1
  • 2
  • next ›
  • last »
© 2012 Java. Të gjithë të drejtat e ruajtura