Skip to main content
RSS / Kontakt

Search form

  • politike
  • ekskluzive
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Reportazh
  • Speciale
  • Dossier
  • Bote
  • Kulturë
  • EX-LIBRIS
  • SHQIPNI E HARRUME
Rrëmuja e zgjedhjeve 2013, jo larg atyre viteve ‘20
 Parlamentarizmi shqiptar do të shënonte një hap të madh, kur në vitin 1922 “Statuti i Lushnjes” do të rishikohej për t’u përmirësuar. Ky akt do përbënte në atë kohë një kushtetutë të vërtetë dhe prej kësaj kohe parlamenti shqiptar do ushtrojë edhe autoritetin e duhur parlamentar. Organi suprem që kishte emërtesën e Këshillit Kombëtar, tash a mbrapa u njoh me emrin “Parlament”. Zgjedhjet...
Ambicia gjeopolitike e Turqisë
 Erdoani dhe Putini janë ambiciozë sepse janë njerëz që pa pishmane e rrokin gjeopolitikën. Putini di se çdo lider rus i përgjegjshëm duhet të sigurojë që Rusia të ketë zona amortizuese të llojeve të ndryshme në vende si Europa Lindore dhe Kaukazi; Erdoani di se Turqia duhet të bëhet një fuqi themelore në Lindjen e Afërt në mënyrë që t’i shërbejë si levë për Europën. Problemi i këtij të...
Shkolla e parë shqipe e Prizrenit, e vetme kundër serbëve dhe turqve
 Përpjekjet për hapjen e shkollave shqipe dhe krijimin e shkollave kombëtare në trevat e Kosovës janë të kahershme, pa dyshim, të njëkohshëm me orvatjet që bëheshin në këtë drejtim në krahinat e tjera të vendit. Nuk është i rastit fakti që qyteti historik i Prizrenit, qendra e Lidhjes Shqiptare, bëhet qendër e këtij veprimi arsimdashës dhe thellësisht  atdhetar.Mësimi i gjuhës shqipe,...
Ekonomia jonë, me punën e emigrantëve... dhe trafiqeve
 Profesor Omer Stringa ka kohë që hesht. Është shumë i tërhequr dhe ndjek me kujdes punën e tij të përditshme, pa harruar obligimet e nevojshme. Sportiv dhe me sensin ende impulsiv, mbetur nga kohët të hershme, ai debaton këndshëm dhe me maturi falë viteve që ka mbi shpinë dhe profesionalizmin. Nuk ka hezituar për “Java” dhe për pyetjet ka dhënë përgjigje shumë të ekuilibruara, që tregojnë...
Ngrohja globale po kërcënon dhe Shqipërinë
  Fenomenet klimaterike tregojnë me bindje për ndryshimet të theksuara te klimës në tokë, duke shkaktuar ngjarje në shumë raste të jashtëzakonshme. Shkaku kryesor i këtyre ndryshimeve klimaterike është ngrohja globale e shkaktuar nga fenomeni  “sera”. Temperaturat shumë të larta në verë, akoma dhe në vendet ku gjatë shekujve nuk janë vrenjtur temperatura te tilla, ose mos dallimi i...
Dilemat e të huajve për gazin dhe naftën shqiptare
 Shqipëria ka një histori të sajën në industrinë e ashtuquajtur të naftës. Analet historike, këto referenca, i shtyjnë që nga koha e minierës antike të bitumit, ku historia fikson shfrytëzimin, që nga koha e Romës. Kuptohet se nxjerrja moderne e naftës ka si datë historike periudhën e viteve ’30, kur në Shqipëri të huajt fillojnë të punojnë intensivisht për të. Ka një periudhë, të themi jo...
Mbi gjykimin brenda një afati të arsyeshëm
 E drejta për një proces të rregullt ligjor, duke qenë se luan një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ka ndikim të fuqishëm edhe në veprimtarinë gjyqësore. Realizimi apo vënia në jetë e saj shfaqet në aspekte të ndryshme, me anë të të cilave, një vend të rëndësishëm zë respektimi i parimit kushtetues të gjykimit brenda një afati të arsyeshëm. , nga një gjykatë e...
Sotiraq Hroni: I vetmi vend i NATO-s pa strategji të Sigurisë Kombëtare
 Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim është i qartë në problematikën e Sigurisë Kombëtare. Në këtë intervistë të përmbledhur për “JAVA”, ai flet për nacionalizmin, ‘albanofobinë’, problemet e ndryshme të Sigurisë kombëtare dhe mbi të gjitha mungesën e duhur të vullnetit politik për këtë qëllim. Argumenti që sjell është shumë i qartë: mungon ekspertiza dhe ajo nuk...
Asirianët që luftuan për çlirimin e Sarandës
  Asirianët, një komunitet kristian në Irakun Verior dhe Sirinë Veriore, të cilët kanë ruajtur gjuhën e tyre aramaike dhe ritualet fetare të periudhës së lindjes së krishterimit, janë një prej popullsive më të vjetra të Mesopotamisë. Gjatë luftës së dytë botërore, territoret irakene ishin nën kontrollin britanik, të cilët kishin një influencë shumë të madhe në këtë zonë. Me fillimin e...
Shqipëria dhe disa shanse të humbura
 (Vijon nga numri i kaluar) Data 31 janar 1991 ishte edhe dita ime e fundit në zyrë si Ministër i Shëndetësisë. Gjatë janarit unë kisha bërë disa ndërhyrje në mbledhjet e Qeverisë lidhur me gjendjen e krijuar në vend, të cilat nuk kishin lënë shije të mirë. Dy ditë më parë, unë kisha kërkuar dorëheqjen e Qeverisë me arsyetimin se në rrethanat e krijuara, të pakënaqësisë së shprehur të...
Shqipëria në dhjetë vitet e ardhshme
 (vijon nga numri i kaluar) Demokratizimi  i partive politikePartitë politike mbeten aktorët kryesorë politikë dhe  njëherazi  institucionet më jodemokratike në vend.  Kur partia  është në pushtet ajo identifikohet me shtetin, ndërsa  qoftë në shtet, qoftë në opozitë, partia identifikohet me udhëheqësin. Duke përjashtuar ish-udhëheqësin socialist Fatos...
Shqipëria në dhjetë vitet e ardhshme
 ...Transformimi pas-komunist, i njohur gjerësisht si tranzicion, nga pikëpamja teorike dhe praktike është menduar si një përpjekje e lidhur ngushtë me dy komponentë bazë: zëvendësimin e regjimit autoritarist/totalitar me qeverisjen demokratike dhe kalimin nga ekonomia e centralizuar socialiste në sistemin e ekonomisë së tregut të lirë. Të dy këta komponentë ishin objektivat themelore të...
Njerëzit që drejtuan shtetin shqiptar në 100 vjet
 Që nga krijimi i shtetit më 28 nëntor të vitit 1912 dhe deri më sot, shqiptarët kanë njohur modele të ndryshme të qeverisjes. Në Shqipëri ka pasur regjencë, mbretëri, kryetar presidiumi, kryetar senati dhe presidentë, të cilët kanë ushtruar funksionet e tyre në krye të shtetit shqiptar. Aq sa disa kanë pasur tagër, po aq nuk kanë pasur as edhe një lloj tagri, përveç atij ceremonial. Po...
PASHKO VASA Ideologu i madh i Rilindjes
 Më 29 qershor u mbushën 120 vjet nga vdekja e rilindasit të madh Pashko Vasë Shkodranit. Nuk është vetëm ky përvjetor që na shtyn në 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë ta përkujtojmë këtë rilindas të madh, i cili vuri një gur jo të zakonshëm në themelet e shtetit shqiptar të pavarur. Ai nuk ishte vetëm poet i madh që hyri në historinë e Letërsisë Shqipe me poezinë e tij « O, moj shqipni...
Profesioni i ri i shqiptarit... Mitingash!
 Është e habitshme por njëkohësisht edhe një fakt i njohur dhe i pranuar tashmë. Nuk ka grumbullim partish, organizimesh fetare, që ti nuk shikon me dhjetëra, qindra dhe shpesh mijëra veta, mbledhur me urdhër, por edhe me vetëdije. Kulmi arriti pak muaj më parë, kur mitingjeve të PS-së, i përgjigjej me të njëjtin numër, madje edhe me më shumë njerëz, PD-ja me militantët  e saj. Edhe pse...
Ne, pasardhësit e Ismail Qemalit
 Cila është lidhja juaj e gjakut me Ismail Qemalin?Ismail Qemali, emri i tij i plotë Ismail Qemal bej Vlora, është paraardhësi im i drejtpërdrejtë. Njëri nga djemtë e tij, Qamil bej Vlora (1895-1950) është gjyshi im, i cili la dy djem: Ismail Vlorën (1920-1990) dhe Xhevdet Vlorën (1922-1993) dhe unë jam një ndër fëmijët e Ismailit. Kush ka mbetur tjetër nga pasardhësit e tij të...
Njeriu i Zogut që i shërbeu Pinoçetit
 Atë fillpranvere, plaku i urtë Janaq Neranxi, qëndronte i ulur në verandën e njërës prej vilave të tij në Santiago të Kilit dhe tymoste qetësisht llullën duke u përpjekur të kontrollonte kështu disi emocionet që flinin prej kaq e kaq vitesh. Sigurisht, në tërë këto kohë, kishte menduar sa e sa herë se kjo ditë ndoshta nuk do të vinte asnjëherë. Ndodhte atëherë kur, i lodhur së fajësuari...
Pas Amerikës
 Jo shumë kohë më parë një zyrtar i lartë kinez, i cili dukej qartë se kishte arritur në përfundimin që rënia e Amerikës dhe ngritja e Kinës ishin të pashmangshme, gjatë një shpërthimi të sinqertë i tha një zyrtari të lartë amerikan: "Ju lutem, mos e lini Amerikën të bjerë kaq shpejt." Ndonëse ende nuk është aspak e sigurt se pritshmëria e udhëheqësit kinez është e pashmangshme, ai kishte të...
Kur Ballistët ishin kundër Ali Këlcyrës
 Jemi në vitet ’50. Mërgata politike shqiptare nuk e mbledh dot vetveten nga sherret e brendshme dhe nga fraksionizmi qesharak. Nëse një specialist i politikës do të hidhte sytë në ndarjet dhe nëndarjet e këtyre partive do të hiqte një paralele pa frikë me situatën e sotme politike në Shqipëri. Personazhi ynë në këtë rast është Ali Këlcyra, bej me titull, njëkohësisht i pari që i kërkoi...
Mid’hat Frashëri si dijetar i kulturës shqiptare
 Mid’hat Frashëri, një nga pasardhësit e familjes së Frashërllinjve, që i ka dhënë aq shumë çështjes kombëtare shqiptare, historisë dhe kulturës se saj, do të mbetet një dijetar me një horizont të gjerë intelektual. Dy pasuri te mëdha të kombit shqiptar, Arkivi Qendror i Shtetit dhe Biblioteka Kombëtare, kanë në fondet e tyre dhe trashëgiminë e madhe që ka lënë Mid’hat Frashëri, të krijuar...

Pages

  • 1
  • 2
  • next ›
  • last »
© 2012 Java. Të gjithë të drejtat e ruajtura