Kofi Annan njihet si njëri nga burrështetasit më të njohur në arenën ndërkombëtare të kohës së sotshme. Karriera dhe përvoja e tij janë shumë interesante. Ai këto i ka publikuar në një libër të titulluar “Një jetë në luftë dhe paqe” (botimi i parë në anglisht: A Life in War and Peace, New York 2012, ndërsa në gjermanisht: Ein Leben in Krieg und Frieden, München 2013).Annan, me prejardhje...










