Skip to main content
RSS / Kontakt

Search form

  • politike
  • ekskluzive
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Reportazh
  • Speciale
  • Dossier
  • Bote
  • Kulturë
  • EX-LIBRIS
  • SHQIPNI E HARRUME
Të shkruar si njëri shkencash

 

Vera Bekteshi e solli librin e dytë me tregime gati një vit më vonë nga libri i saj i parë, që u prezantua si roman, por që në fakt ishte një vëllim kujtimesh të letrarizuara autobiografik. E bindur dhe e kujdesshme për rrezikun e reagimit të publikut në librin e dytë, ajo u mor vetëm me muzën e saj dhe me një grup subjektesh, që i ndau në disa kaptina. Ato u quajtën respektivisht Ndodhi të Hershme, Ndodhi të Ndërmjetme, Të Tashme. Brenda këtyre kaptinave përfshiu një grup tregimesh, shumë syresh gati të jetuara prej saj dhe të dhëna tashmë në...

Filozofia me sytë e Gombrowicz

 

Nëse dikush do donte që t’i kuptonte bazat e filozofisë, duhej të lexonte pikërisht Gombrowicz dhe shpjegimet e tij. Francesco Catalucio thotë se ishte pikërisht ky libret, që e shpëtoi këtë autor gati të panjohur në Shqipëri nga vetëvrasja. Libri i autorit të këndshëm polak na vjen me një parathënie të këndshme të Catalucio dhe pastaj nocione, kategori dhe filozofitë e më të mëdhenjve të njerëzimit në filozofi, nga një vëzhgues shumë interesant. Përmes lupës së Gombrowicz ata na vinë thjeshtë por edhe në mënyrë shumë të përmbledhur dhe ashtu si...

Qyteti i parë ndryshe, apo siç duhet ta shikonim

 

Qyteti shqiptar në librin e sociologut Artan Fuga, mund të thuhet se për herë të parë shpaloset me të gjithë atributet e tij në letrat shqipe. Merita e Fugës është se abstragimin për këtë vepër, që e ka titulluar “Rënia e qytetit” e lidh direkt me një punë të mirëfilli shkencore, ku ai ka punuar për kohë me radhë. “Te ne, zona rurale është në proces urbanizimi, kurse qyteti e ka përzënë natyrën nga hapësirat e veta”, thotë ai diku, duke na përcjellë me fjalitë e tij të përmbledhura, një mesazh mbi vëzhgimin e studimit të tij shkencor. Nuk ndalet në pak gjëra. Përmes një...
Dashuria e treguar thjesht

 

E ke pak të vështirë të besosh që ky libër, të ketë marrë kaq çmime ndërkombëtare. Por, realitetet janë realitet dhe atëherë kur nuk të pëlqejnë. “Delikatesa”, që ka ardhur pak kohë më parë nga ‘PEGI’, përkthyer nga origjinali nën përkushtimin e plotë të Edmond Tupjes është i tillë, dhe përveç këtyre, që thamë, ka njohur përkthimin edhe në 30 gjuhë të tjera të botës.

Një grua në ëndrrën dhe ankthin dashuror të tre burrave. Një dashuri e bukur, ku ngërçin psikologjik të personazhit të vet, autori e interpreton si delikatesë. Dhe, ky...

Nëna e fundit...quhet Akabadora

 

Jemi në Sardenjë.  Nëse do ta lexosh librin nuk ke nevojë të abstragosh aq shumë në mjedisin psiko-gjeografik. Është si dy pika uji me Shqipërinë. Por, historia e rrëfyer është e veçantë. 

Personazhi, i cili i jep jetë strukturës së këtij romani është historia e teto Bonarisë, një rrobaqepëse e vjetër, e cila bën bijë për shpirt një vajzë të vogël. Jemi në një mjedis ku shquhen qartë konturet e viteve ’50 dhe më shumë akoma Sardenja është një vend që i ka rezistuar shekujve duke lëvizur me aq ngadalësi, saqë duket se përçapet në...

Udhëtimi, si mund të shkruhet

 

Është afër mendjes për një gjë, e cila del nga dora e Kazanxaqis, që të përcillet me respekt. Por, në këtë rast, përkthimi nga origjinali i Romeo Çollakut, i ka shtuar edhe elementin e bukur të ardhjes sa më afër origjinalit. 

Në 100 faqe, të cilat me një format tjetër, do të ishin shumë më pak, ‘Zenit’ na ka sjellë përsiatjen mbi shënimet e udhëtimit në Malin e Shenjtë të njërit prej autorëve më të mëdhenj grekë të të gjithë kohërave. Me një stil të thjeshtë, pa shumë zbukurime (në rast të kundërt do e bënin tejet të vështirë...

Ura... me letërsinë sllave

 

Që Ivo Andriç kish ardhur edhe më parë por edhe që duhej të vinte më i përfaqësuar në shqip, kjo nuk përbënte asnjë mëdyshje, por me ‘Urën mbi Drin’, ai erdhi me librin e tij më të mirë të mundshëm. U botua nga Botimet “Dritan”, një shtëpi modeste, dhe në një përkthim që duket se nuk është nga origjinali. Megjithatë, botimi përbënte shkrirjen e akullit me publikun shqiptar për veprën me të cilën ai më së shumti identifikohej në ish-Jugosllavi dhe kudo jashtë saj. Kuptohet se në vitet e socializmit ishte e pamundur të vinte në Shqipëri, por në...

Pasardhësi, ose shpëto duke mënjanuar dashurinë

 

Pasardhësi” u botua vite më parë nga Shtëpia Botuese “55”. Një shkarje botuese diplomatike e Kadaresë nga botuesi i tij i zakonshëm “Onufri” për hir të konjukturave të zakonshme shqiptare. Gjithsesi, kjo i mjaftoi botuesit të “55”, që t’i jepte edhe më shumë frymë shtëpisë së tij botuese, duke futur në suazën e emrave të trajtuar prej tij dhe autorin më të mirë të historisë së letrave shqipe.

Këto kanë pak rëndësi dhe janë më shumë punë të brendshme të autorit, që në këtë roman (pothuaj përmendet shumë pak në ditët tona), u mundua...

Për një dashuri të huaj

 

Romani “Dashuri e huaj” është libri i autores Dones, krijim që do ta diferenconte këtej e tutje dhe do ta afronte me grupin e krijuesve shqiptarë të post’90. Elvira Dones e realizoi librin e saj nga dhjetori 1994 deri më nëntor 1995, sipas një shënimi epigramatik që ka lënë në fund të librit. Ashtu si edhe ishte tradita e librave të botuar gjatë gjysmës së parë të viteve ’90 dhe ajo nuk i ka shpëtuar dedikimeve të gjata dhe indikacioneve të vendeve për të treguar një dimension të ri fizik-gjeografik, që e kishte kapluar në atë kohë. Edhe kjo...

Po! Kukullat nuk kanë atdhe

 

Shkrimtarja Flutura Açka i ka dedikuar shumë kohë romanit të fundit. Dhe, nga shtjellimi duket se është lodhur tejet. Nga intensiteti i idesë, por edhe nga ngarkesa e madhe e mbartur. Ideja është e drejtpërdrejtë: Imazhi i gruas si kukull në realitetin shqiptar, por kuptueshmëria e librit e përcjell direkt idenë në të gjithë botën. Femra është një kukull dhe si e tillë duhet përdorur dhe kur nuk vlen më, ia vlen edhe ta hedhësh! Po. Pa asnjë mëdyshje. Të paktën, kështu mendon shoqëria e sotme.

Megjithatë, sikur njerëzit e shumtë,...

Triologjia e Nju Jorkut

 

E para dhe që duket më interesante në këtë review është se libri i përket një autori bashkëkohor, i cili po merr gjithnjë e më shumë pohime pozitive nga kritika. Fati që e kemi dihet: Piro Misha, botuesi i vet shqiptar, është sqimatar për botime. Dhe, Paul Auster, duhet të jetë një zgjidhje e padyshimtë e këtij njeriu kaq të lidhur me letërsinë amerikane.

Triologjia, si botim, është një zgjidhje në fakt e botuesit (në origjinal) amerikan të Auster për të bashkuar të tre romanet në një. Për hir të së vërtetës, ka një lidhje mes tyre...

Verbëria e kohës

 

 

Janë fare pak ata nga shkrimtarët e sotëm botërorë, që kanë bërë gjetje të këtij lloji. Shumë syresh kanë manovruar falë kulturës së gjerë dhe eksperimenteve të ndërlikuara t’i shkojnë thellë psiqikës së natyrës njerëzore dhe më shumë se kaq, atyre që paraqet sot realiteti i ndërlikuar psiko-fizik. Por, Nobelisti i vitit 1998, Jose Saramago nuk kishte nevojë për asgjë nga këto. Aspak. Gjetja që i erdhi në mëndje dhe që e materializoi me realizimin e romanit “Verbëri” ishte e jashtëzakonshme. Si mund të përballemi me këtë indiferencë dhe...

Perandori i perandorëve

 

Nëse lexon “Perandorin” e Kapuçinskit, puna e parë që të shkon ndërmend është e thjeshtë: Do të kontrollosh në Google se kush ishte në të vërtetë Haile Selasie I, personazhi, që identifikohet me perandorin në librin e autorit të njohur polak. Dhe, ti, teksa shfleton jetën e tij, mahnitesh me atë pjesë të madhe specifike, që ka pasur jo thjesht për vendin e tij Etiopinë, por për të gjithë Afrikën e zezë. Haile Selasie qëndroi gati 44 vjet në pushtet, në një nga vendet ende më të varfra të botës dhe pati një fund të keq, ashtu si ndodh rëndom me diktatorë të këtij lloji, që nuk u...

Nga diktatura në demokraci

 

E

mri i Gene Sharp vërtetë nuk mund të thotë ‘shumë’ për SHBA-në, ku ai menaxhon një institut modest me shumë pak anëtarë, por për vendet arabe dhe vendet e tjera të Evropës, që kanë dashur ndihmën e tij, ai është gati një mit. Në të tetëdhjetat e tij, njëherë kandidat për NOBEL-in e Paqes 2009, ai s’mund ta kishte menduar më mirë fundin e jetës sesa me këtë përcjellje që po i bëhet ngado teorisë së tij të rezistencës pa dhunë. Ideja për ta sjellë atë në shqip ishte e shtëpisë modeste botuese ‘Pika pa sipërfaqje’, që kohët e fundit është shquar për sjelljen...

Ballkanasit kërkojnë postmodernen

 

Është një fat i keq, që e gjithë struktura e ngritur (mëtuar si e tillë) e librit në Shqipëri, nuk është e aftë ose nuk mund të arrijë që të krijojë një tërheqje nga prurjet e sotme të letërsisë bashkëkohore ballkanike. Në vend të kësaj, amplifikuar nga disa gjysmë-botues, emrat dhe librat komercialë po i zënë frymën gjithçkaje. Kjo hyrje të mëdyshon se a ia vlen apo jo që t’ia kushtosh kohën romanit të autorit bashkëkohor bullgar Georgi Gospodinov. Por, vepra e tij nuk do t’ia dijë. Pasi ka kaluar barrikadën e kritikës së thartë të vendit të tij, që duhet thënë se nuk është shumë...

Mjeshtrit e rrëfimit

 

Përkthyesi Bajram Karabolli, pas viteve të tëra kaluar në emigracion, erdhi me një aset të çmuar. Ai mësoi në moshën e mesme gjuhën spanjolle dhe falë një qëndrimi më shumë se dekadik në Amerikën Latine dhe dashurinë e pafundme për letërsinë e këtij kontinenti.
Për publikun shqiptar ai u shfaq gati papritur dhe për një përzierje rrethanash po aq të papritura. Vargas Llosa meritoi çmimin Nobel dhe burri kishte vite që merrej me të. Ia prezantoi dy vepra të tij menjëherë botueses së “Skandërbeg”, e cila nuk hezitoi por edhe e shpalli menjëherë se ajo kishte akses në dy...
Jobs, në një përshkrim linear

 

Është pak e dyshimtë ajo që thotë autori Walter Isaacson, në sqarimin e tij, se refuzoi disa herë në të gjallë Steve Jobs për t’i shkruar biografinë. Si zor të besohet, që në vitet e fundit të jetës së Jobs, por qoftë edhe në dekadën e fundit, të ishte dikush në SHBA, që do të guxonte t’i kthente pas një dëshirë Jobs, kur përpara ishin aq shumë para, famë dhe grintë. E nisëm me këtë argument, sepse libri autobiografik voluminoz për Jobs, dalë kohët e fundit dhe përkthyer rrufeshëm në gjuhën shqipe, tashmë është për publikun tonë. Guximi dhe shija e Loreta Berhamit, drejtoreshës...
“Uliksi” në përvjetorin e tij

 

“Uliksi” është një nga librat e tipit epope të letërsisë botërore. Ardhja e tij në shqip, pas shumë andrallave, u realizua falë një përpjekje titanike të shtëpisë së vogël botuese “Zenit”, e cila tashmë ka formuar emër të mirë në botimet e ndryshme të klasikëve botërorë. Duhet kujtuar se këto ditë ka qenë përvjetori i botimit të librit, që erdhi për publikun më 1922. 
E gjithë ngjarja e këtij romani të jashtëzakonshëm për nga jehona, zhvillohet vetëm brenda një dite, 16 qershori i 1904, dita kur Xhojs takoi Nora Bernakëll, ajo që do të bëhej muza por edhe vuajtja e...
Ditari i Ana Frankut

 

Plot 70 vjet më parë, por jo në të njëjtën ditë kur ky artikull do të jetë i botuar, një vajzë e panjohur në Holandë, do të fillojë një ditar, i cili mbeti si dëshmi e vuajtjes dhe privimit të jetës në memorien e popujve që jetuan pogromin nazist. “Shpresoj shumë se tek ty do të gjej shoqen time të zemrës, se do të rrëfej çdo gjë, si askujt tjetër deri më sot dhe ti do të jesh një burim ngushëllimi për mua”, i shkruan ajo ditarit të saj. 
Dhe doli vërtetë një ngushëllim. Më së shumti për hebrenjtë, nga e cila kjo vajzë fare e re, do të shkruajë me një stil të qartë,...
Platforma në qendër të Botës

 

Michel Houellebecq ka pak kohë që është për publikun shqiptar. Në të dy rastet e botimit, shtëpia botuese “Skandërbeg”, në riskun e saj të vazhdueshëm për të sjellë letërsi bashkëkohore, ka provuar ta sjellë me dy përkthyes. Ishullin e tij e ka sjellë e palodhura Saverina Pasho, ndërsa Xhelal Kurtina ka marrë përsipër botimin e fundit. 
Nëse mund të duash të gjykosh sesi një shkrimtar bashkëkohor e shikon me cinizëm jetën, atëherë këqyr qartë mënyrën se si e trajton subjektin e tij Michel Houellebecq. I pamëshirë, diku i ndrojtur, por pastaj plot ekspansion moral, ai...
Si Adami dhe Eva

 

Romani “Adami dhe Evelina”, botuar pak kohë më parë nga K&B, është një nga romanet interesantë të kohëve të fundit, që tregon ngjarje njerëzore në momentet e fundit të shpërbërjes së Lindjes socialiste. Fare i thatë dhe me një përshkrim gati skrupuloz nga autori Schulze, që ka qenë edhe në Shqipëri me rastin e promovimit të tij, ai mëton të sjellë një realitet, i cili s’i shkon shumë realitetit shqiptar. Pa ndonjë pretendim të madh në fikshënin e tij, Schulze e zbërthen përmes një dialogu vertikal të gjithë idenë e tij: Zhgënjimi i gjermanolindorëve ndaj vendit të tyre dhe...
Arka e Djallit si sfidë

 

Duhet ta ketë një nga pengjet e tij më të mëdha autori, romanin Arka e Djallit. Arsyeja është e thjeshtë. Është shkruar në pjekurinë absolute të tij. Është përfunduar në një kohë lirie të plotë krijimi. Realisht, Arka e Dritëro Agollit ka një gjetje të këndshme. E megjithatë, të gjitha këto nuk mjaftojnë. Arka e Djallit synon të jetë një libër universal, ashtu si është në të vërtetë ëndrra e çdo shkrimtari të vërtetë, por tabani popullor dhe specifika shqiptare e ka mbajtur të gjithë krijimin thjesht në qerthullin shqiptar. Pra, elementi kohë dhe vend janë lehtësisht dhe...

Gargantua...i vetëm

 

Sa shumë e kemi dashur dhe lutur ardhjen e tij?! Megjithatë, Gargantua, është prej kohësh në libraritë tona, por kinse i pavërejtur. Vepra e Rabëlesë është një nga kryeveprat botërore, pjesë e kulturës së madhe ndërkombëtare, si edhe pjesë e edukimit të brezave të tërë ndër shekuj. I pasionuari i letrave shqipe, Fotaq Andrea, e mori përsipër dhe mundi të realizojë një pjesë të tij, pas vitesh të tëra punë me një përkushtim të madh. Libri, e përsërisim, është prej kohësh në libraritë shqiptare, por kuptohet pa jehonën dhe vështrimin e duhur. Gjigandi i çuditshëm,...

Nokturnet e Bolaños

 

Roberto Bolaño është, ose më saktë, ishte, një nga shkrimtarët më të njohur të Amerikës Latine. Tani ai mbijeton përmes veprës së tij dhe do të jenë kohët, motet që do të përcaktojnë nëse ai do t’i qëndrojë seleksionit të letrave apo jo. E këndshme zgjedhja e TOENA dhe nën përkthimin e Edlira Hoxhollit dhe Bashkim Shehut, lexuesi ka garancinë se mund të lexojë një gjë vërtetë të bukur. Libri ka stilin e zakonshëm të autorit, që fillon e mbaron pa u ndalur, pa u kujdesur për ta futur krijesën e tij në morsetën e krijimit klasik. Që do të thotë të ketë ndarje kapitujsh, episodesh....

Kujtimet e një studiuesi për njerëz të veçantë

 

Zoti Nasho Jorgaqi ka shumë atribute pas emrit të tij. Është studiues, krijues, publicist, estet, poet etj. Në një moshë ku ka çfarë të kujtojë dhe për fatin e tij të madh, si pjesë e rëndësishme e hierarkisë së editimit të letrave shqipe, ai kohët e fundit na ka dhënë një libër interesant me kujtime. Në librin e fundit, në vetën e parë, është shumë më pak i dukshëm sesa njerëzit me të cilët ka rrugëtuar në jetën e tij të gjatë dhe tepër interesante. Ndërsa ata, - objektet e tij, janë disa nga emrat më të mirë të letrave shqipe të shekullit të fundit. I bindur për këtë peshë të...
Trishtimi i një “Planeti të lodhur”

 

Shkrimtari i njohur shqiptar Skënder Drini ka kohë që mban një profil të lartë në gjininë e romanit. Kjo ka të mirën e saj, sepse është shumë i gatshëm të barabitet me çfarëdo lloj detyre që mund të pasojë një ide të tij në letërsi dhe, nga ana tjetër, ka ‘të keqen’ e madhe, sepse nga ai pritet gjithnjë të ketë cilësi. Në rastin tonë, me romanin e fundit, ai ka provuar se ka ecur në përvojën e tij më të mirë. 
Romani është një krijim për heroin e pagojë. Që kritika i ka dhënë ndër vite shumë emra, por që ajo që të shkon më shumë në mëndje është vetë personazhi kryesor...
Trishtimi pas “Valsit të lumturisë”

 

Ylljet Aliçka ka sjellë për publikun shqiptar romanin e tij të dytë. E ka quajtur “Valsi i Lumturisë”, por në këtë roman assesi nuk shkon dot tek valsi i lumturisë, sepse je në zgrip të gjithçkaje. Subjekti që ka zgjedhur autori ka qenë i shumë-njohur, por nga ana tjetër edhe shumë i vështirë për tu trajtuar pikërisht prej kësaj njohjeje. Historia e familjes Popa, që në vepër ai e përshtat në Tota (dhe ku kuptohet se historia është fikshën) dhe futja e tyre në Ambasadën italiane është një nga sfidat më të mëdha që i është bërë ndonjëherë regjimit komunist. Edhe pse një e tillë...
Ishulli i qenies vetmitare

 

Saverina Pasho, përkthyesja e njohur, duhet të jetë matur mirë kur ka marrë në dorë punën e Michel Houellebecq. Dhe, mëdyshimi i saj, duhet të ketë pasur vlerë, sepse pas kësaj, në shqip, prej pak kohësh, kemi një nga librat më të njohur të letërsisë frënge, botuar nën kujdesin e Shtëpisë Botuese “Skandërbeg”, një nga botueset më ambicioze shqiptare. Për përkthimin e tij, znj. Pasho do të ishte në nominimin e një çmimi kombëtar të përkthimit, por që në fund s’ia doli. Anipse, të tilla punë kanë më shumë vlerë se një çmim i zakonshëm, dhe ato janë të rralla, pasi përkthyesit i...
Libri i Rërës rrëfyer nga Borges

 

Të trembëdhjetë tregimet e përfshira në këtë vëllim janë një risi për atë që është i lidhur me letërsinë, për arsyen e vetme ngaqë ato të mësojnë realisht se si shkruhet në këtë gjini. Dhe, tek “Libri i rërës”, botuar kohë më parë nga “Zenit”, ke një ushqim të plotë dhe të këndshëm për atë që i futet udhës së vështirë të rrëfimit letrar. Vetë Borghes, autori i tij, ka qenë koshient për këtë, por me modesti shton se “nuk mund të premtoj - nuk mund t’i premtoj as vetes - më shumë se këto pak variante të temave të mia të parapëlqyera. Siç e di gjithkush, kjo është streha klasike e...
Të dëshmosh të drejtën

 

Antonio Tabuçhi u nda nga jeta pak ditë më parë. Mbase kjo është shtysa për ta sjellë edhe njëherë këtë libër për vëmendjen e publikut shqiptar. Edhe pse Tabuçhi, për fat, ka kohë që është për publikun shqiptar. OMBRA GVG, që e solli me përkthimin e rregullt të Mimoza Hysës, ka qenë e bindur për vlerat e tij por edhe për sfidën, kur solli këtë pjesë nga letërsia bashkëkohore. Vdekja e autorit dhe obituaret, që shoqëruan lajmin, treguan se Tabuçhi kish qenë vërtetë një zgjedhje e mirë dhe me shumë prestigj për botuesit shqiptarë.
Është me vend të theksojmë një shënim,...
  •  
  • 1 of 2
  • ››

© 2012 Java. Të gjithë të drejtat e ruajtura