Vetëm pak orë pasi partia e Metës kaloi majtas, një parti e vogël e maxhorancës paraqiti me shpejtësi letrat në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për t’i marrë LSI komisionerin që i takonte nga bashkëqeverisja katërvjeçare me PD. Gjithçka u krye brenda një harku të shkurtër kohor, aq sa opozita dhe ndërkombëtarët nuk patën kohë të bënin asgjë.
Me fjalë të tjera kjo quhet politikë e faktit të kryer. Një taktikë e vjetër e Berishës, sa edhe karriera e tij mbi njëzet vjeçare. Qysh prej kohësh që s’mbahen mend, kryeministri aktual, dikur president ose thjesht kryetar partie, ka...

