Skip to main content
RSS / Kontakt

Search form

  • politike
  • ekskluzive
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Reportazh
  • Speciale
  • Dossier
  • Bote
  • Kulturë
  • EX-LIBRIS
  • SHQIPNI E HARRUME

Sllobo i vogël ju përshëndet!

Nga 
“Jutarnji List”

Lideri i socialistëve Ivica Daçiç është kryeministri i ri i Serbisë, pas një aleance me nacionalistët. Gazeta më e madhe kroate Jutarnji List boton këtë portret të ish-zëdhënësit të Sllobodan Millosheviçit, i cili është rikthyer në politikën e lartë serbe nga porta kryesore

 

Sa herë kisha vdekur dhe ti më ngjalle? Këto rreshta përmbante kënga që Ivica Daçiç këndonte gjatë një mitingu elektoral, në krah të yllit të muzikës pop-folk jugosllave, Vesna Zmijanac. Përsa i takon këtij politikani të ri, ai është jo vetëm i gjallë e në shëndet të plotë, por edhe mjaft i fuqishëm për ta ngritur nga hiri partinë socialiste serbe, të cilën e trashëgoi nga Sllobodan Millosheviç. Analistët politikë janë unanimë në opinionin e tyre: ai është fituesi kryesor i zgjedhjeve të fundit legjislative. Natyrisht, me 15% të votave, ai ka fituar me pak sesa Partia Serbe e Progresit e Tomisllav Nikoliçit ose Partia Demokratike e Boris Tadiçit. Por ndryshe nga ata, rezultati i Ivica Daçiç është dyfishuar, krahasuar me zgjedhjet e shkuara të vitit 2008. “Nëse fushata do të zgjaste edhe pak, do të merrnin një rezultat edhe më të mirë”, thotë ai për gazetarët. I konsideruar si politikisht i vdekur, vetëm pak vite më parë, ai e sheh sot veten kryeministër dhe një yll në ngjitje në skenën politike serbe.
Daçiç nuk ia detyron suksesin e tij këngëtareve të famshme, por fushatës së tij të zgjuar dhe sidomos aftësisë për të transformuar imazhin e tij. Ish-zëdhënës i Millosheviçit, i mbiquajtur “Sllobo i vogël”, ai ja ka dalë që të krijojë doktrinën e tij politike, duke bërë sintezën e retorikave të Titos dhe Millosheviçit. Ai e ka shpallur veten apostullin e rregullit dhe të krenarisë kombëtare. Kësaj i ka shtuar një dozë retorike, që lidhet me drejtësinë shoqërore nga njëra anë dhe me gjuhën kërcënuese për “armiqët” e Serbisë, kudo që ata ndodhen.
I lindur në vitin 1966 në Kosovë, Ivica Daçiç u zzhvendos në Beograd në vitet ’80, ku u regjistrua student në shkencat politike. ai u dallu aty si njëri ndër sutdentët më të mirë të brezit të tij. Në këtë periudhë ai ra në sy të Millosheviçit dhe të së shoqes, Mirjana Markoviç, të cilët e tërhoqën në krye të organizimit të rinisë, brenda PS serbe, para të se të caktohej zëdhënës i partisë, në moshën 26 vjeçare. 
I zgjedhur deputet që nga viti 1992, ai hyri në instancat drejtuese të partisë socialiste, pas rënies së mentorit të tij, në 5 tetor 2000. Aty ai u zgjodh sekretar i parë i partisë në vitin 2006. Asokohe ai vijonte të kërcënonte se do t’i hidhte në gjyq ata që kishin çuar Millosheviçin në Hagë, ndërkohë që i quante demokratët serbë “katastrofa më e madhe natyrore që Serbia kishte njohur ndonjëherë”. Por kjo s’e pengoi aspak që, disa vite më vonë, kur ishte ministër i brendshëm në një qeveri të udhëhequr nga demokratët, të arrestonte Ratko Mlladiçin, kriminelin serb të luftës më të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare.
Dikush tha atëhere se kjo që bëri Daçiç ishte në fakt arti i politikës. Mes viteve 2006 dhe 2008, ai u bë aleati më besnik i ish-armiqve të dikurshëm – Partisë Demokratike serbe të ish-presidentit pro-europian Boris Tadiç. Në një vend tjetër kjo do të kishte mjaftuar për t’i dhënë fund karrierës së tij politike. Por në Serbi zgjedhësit nuk e ndëshkuan Ivica Daçiç. Madje ai u shfaq, me kalimin e kohës, si një njeri që “evoluon me kalimin e kohës”. Dhe popullariteti i tij nuk ka rreshtur së zgjeruari, sidomos pas emërimit të tij në postin e ministrit të brendshëm.  Një funksion në të cilin, sipas asaj që thuhet nga shumë anë, ai ka qenë veçanërisht efikas: arrestime në seri të kriminelëve të njohur, bashkëpunim i shkëlqyer me vendet fqinje (përveç Kosovës), në parandalimin e krimit. Meqë ra fjala për ish-provincën e vjetër serbe (e pavarur që nga viti 2008), Ivic Daçiç është treguar gjithmonë instransigjent. “Nëse dikush sulmon serbët e Kosovës, duhet të presë reagimin e Serbisë”, shprehet ai. Gjatë një mitingu në Mitrovicë (vendndodhja e serbëve të Veriut), ai deklaroi se “njohja e popullsisë serbe të Kosovës është linja e kuqe, e cila s’mund të kalohet”. Shumë i ri për ta parë veten të rreshtuar në politikën luftarake të viteve ’90, por edhe shumë i afërt me ideologjinë e Millosheviçit, Ivica Daçiç ka përfituar për më shumë se një dekadë, nga elektorati i despotit të vjetër, megjithë katastrofën ku ky i fundit e futi Serbinë dhe fqinjët e saj. Në vitin 2011 Daçiç mori edhe medaljen e Engjëllit të Bardhë, që është edhe titulli më i lartë honorifik i Kishës Ortodokse Serbe. 
 

          








© 2012 Java. Të gjithë të drejtat e ruajtura