Banka e Shqipërisë ka bërë publike të dhënat e sistemit bankar për tremujorin e parë 2013. Në tre muajt e parë të vitit 2013, vijon situata e shtrënguar në sektorin bankar, kredia u rrit me vetëm 0,.3%. Në periudhën mars ’12 – mars ’13 kredia u rrit me 1,2 %, ndërkohë që në periudhën mars ’11 – mars ’12 ishte rritur me 10,9 %. Ritmi i rritjes është ngadalësuar me 9 herë në muajin e fundit. Qartazi kriza ekonomike po pasqyrohet edhe në sistemin bankar.
Tre muaj edhe pse nuk jam shumë për të kuptuar ecurinë e ekonomisë së vendit, janë të mjaftueshëm për të krijuar idenë e tendencës së zhvillimit ekonomik.
Disa nga treguesit kryesorë të ekonomisë janë në tendencë përkeqësuese. Kjo tendencë rënëse, e bashkuar me ngërcin normal të një periudhe zgjedhjesh politike dhe me sezonin e stërgjatur të shirave pranverore që kanë vonuar me disa javë mbjelljet e pranverës nuk jep shpresa që 2013 të arrijë parametrat makroekonomikë të parashikuar.
Tregëtia me Jashtë
Ditët e fundit, faqja zyrtare e INSTAT-it nuk ishte e aksesueshme për publikun. Shkak nuk ishin hakerat që kërkojnë të zbulojnë apo deformojnë statistikat zyrtare të Republikës së Saliut. Shkaku i vërtetë u zbulua kur faqja u ribë e aksesueshme. Publiku dhe të interesuarit mund të konstatojnë lehtësisht se dy vitet e fundit ështe shënuar një boom i vërtetë në shtimin e të punësuarve në bujqësi. Për pasojë, niveli i papunësisë në Shqipëri është ulur në 12.8 përqind.
Ditët e fundit, faqja zyrtare e INSTAT-it nuk ishte e aksesueshme për publikun. Shkak nuk ishin hakerat që kërkojnë të zbulojnë apo deformojnë statistikat zyrtare të Republikës së Saliut. Shkaku i vërtetë u zbulua kur faqja u ribë e aksesueshme. Publiku dhe të interesuarit mund të konstatojnë lehtësisht se dy vitet e fundit ështe shënuar një boom i vërtetë në shtimin e të punësuarve në bujqësi. Për pasojë, niveli i papunësisë në Shqipëri është ulur në 12.8 përqind.
Shoqata e Bankave të Shqipërisë ka bërë publike të dhënat e sistemit bankar për periudhën 2 mujore mujore, janar – shkurt 2013. Në dy muajt e parë të vitit 2013, vijon situata e shtrënguar në sektorin bankar, depozitat u rritën me 0,3%, ndërsa kredia ra me 0.6%. Qartazi kriza po pasqyrohet edhe ne sistemin bankar.
Banka e Shqipërisë ka bërë publike të dhënat për Llogarinë Korrente për vitin 2012. Midis të dhënave që na jepen në dispozicion, më kanë tërhequr vëmendjen të ardhurat nga turizimi (apo ndryshe nga të ardhurat nga udhëtimet për në Shqipëri).
Në vitin 2012, të ardhurat nga turizmi janë 1,464 milionë dollarë. Për t’i dhënë një kuptim më të qartë kësaj të dhëne, le t’i tregojmë lexuesve se këto të ardhura janë rreth 11,9 % e Produktit të Brendshëm Bruto.
Por, analiza bëhet më interesante, nëse e krahasojmë me vitin 2011 apo me vitet e mëparshme.
Janë bërë publike të dhënat zyrtare të tregëtisë me pakicë në tremujorin e katër të vitit 2012. Të dhënat tregojnë se tregëtia me pakicë në këtë tremujor ka pësuar një rritje në krahasim me tremujorin respektiv të vitit 2011. Ëshët një raportim i befasishëm, që nuk përputhet as me raportimin e të dhënave të taksave të arkëtuara në tremujorin e katërt 2012 krahasuar me taksat e arkëtuara në tremujorin e katërt 2011, as në perceptimin e familjeve shqiptare. Megjithatë, në kushtet e të vetmit informacion zyrtar, duhet të vijoijmë të bëjmë analizat bazuar në të dhënat publike.
Prej kohësh diskutojmë e debatojmë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, për nivelin e rritjes, për rritje pa/me zhvillim, për rritjen pa/me punësim, për rritjen pa/me borxhe.
Bazuar në të dhënat zyrtare, Prodhimi i Brendshëm Bruto i vleresuar per vitin 2012 është 1,346,169 milionë lekë. Krahasuar me vlerën nominale të PBB-së për vitin 2008 (1,089,123 milionë lekë) rritja është 23,6 %. Por, ndërkohë, në 4 vite edhe borxhi publik është rritur mjaft. Në 2008, vlera e borxhit ka qënë 595,883 mlionë lekë, ndërsa në 2012 arriti në 827,894 milionë lekë me rritje 39 %.