Skip to main content
RSS / Kontakt

Search form

  • politike
  • ekskluzive
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Reportazh
  • Speciale
  • Dossier
  • Bote
  • Kulturë
  • EX-LIBRIS
  • SHQIPNI E HARRUME
Rritja e përfitimeve sociale nuk përballon shtrenjtimin e jetesës
Para disa ditësh u bënë publike të dhënat për papunësinë në tremujorin e parë 2013. Seria kohore e publikuar fillon që nga tremujori i parë 2013. Përvec papunësisë, ka edhe të dhëna mujore për pagën minimale në shkallë vendi, pagesën e përfitimit të papunësisë dhe të ndihmës ekonomike.
Të dhënat lejojnë të bëhet një krahasim 4 vjecar. Shihni krahasimin në tabelën 1.
Kështu, në 4 vjet, paga minimale në shkallë vendi (e detyrueshme për t’u paguar nga cdo punëdhënës) është rritur me 24 %,...
Një në tri banesa nuk kanë ujë të pijshëm!

Fushata eketorale aktuale përkoi me publikimin nga INSTAT të rezultateve të Census 2011 sipas qarqeve. Edhe pse të dhënat janë ende të jo të plota, sidmos ato që lidhen me varfërinë, punësimin etj, midis të tjerash, janë bërë publike edhe të dhënat për cdo komunë e bashki të vendit për gjendjen e instalimeve të rrjetit të ujit të pijshëm dhe të kanalizimeve në banesat e shqiptarëve.

Në tabelën 1 jepet situata e instalimit të rrjetit të ujësjellësit për cdo qark. Në shkallë, vendi rezulton se 66 % e banesave të shqiptarëve kanë rrjet ujësjellësi brenda banesës. Pra, në cdo tri banesa...

Zgjedhjet 2013 - shthurje e financave publike

Në 4 muaj e parë të vitit 2013, duket qartë se financat publike janë të rrezikuara.

Të ardhurat tatimore janë realizuar 5,5 % më pak se programi dhe 3 % më pak se 4 mujori i vitit 2012. Në vlerë janë 55 milionë usd më pak se programi dhe 29 milionë usd më pak se arkëtimi faktik i periudhës respektive 2012. Për të ballancuar, qoftë pjesërisht, mungesën e të hyrave tatimore ka ardhur në “ndihmë” Banka e Shqipërisë e cila ka transferuar si fitim 36 milionë dollarë, edhe pse programi i fillimvitit për 4 mujorin e parë është 11 milionë dollarë apo fitimi i transferuar në 4 mujorin e parë...

1 në çdo 4 lekë të dhëna kredi janë të rrezikuara

 

Banka e Shqipërisë ka bërë publike të dhënat e sistemit bankar për tremujorin e parë 2013. Në tre muajt e parë të vitit 2013, vijon situata e shtrënguar në sektorin bankar, kredia u rrit me vetëm 0,.3%. Në periudhën mars ’12 – mars ’13 kredia u rrit me 1,2 %, ndërkohë që në periudhën  mars ’11 – mars ’12 ishte rritur me 10,9 %. Ritmi i rritjes është ngadalësuar me 9 herë në muajin e fundit. Qartazi kriza ekonomike po pasqyrohet edhe në sistemin bankar.

Ndërkohë, treguesi më shqetësues i viteve të fundit në sektorin bankar, raporti i kredive me probleme kundrejt portofolit...

Analizë krahasuese e financave publike nën qeverisjet e dy krahëve politikë

 

Në këtë periudhë fushate elektorale, propagandohet dendur nga qeveritarët rritja e ndjeshme e pagave dhe pensioneve në periudhën e qeverisjes së Partisë Demokratike. Pagat dhe pensionet janë programi kryesor buxhetor i transfertave të drejtpërdrejta në të holla që buxheti i shtetit bën drejt familjeve shqiptare. Disponohen të dhëna të plota të pasqyrave fiskale të qeverisë për vitin 2012. Kështu mund të bëhet një vlerësim për periudhën 7 vjecare 2005 – 2012. Megjithatë analiza vetëm e pagave dhe pensioneve jashtë kontekstit të treguesve kryesorë mund të çonte në vlerësime të...

79 herë

 

79 nuk do të thotë ndonjë gjë të veçantë. As në teori numrash, as në ndonjë teori konspiracioni nuk ka ndonjë vlerë të veçantë.
 
(Mos) Parashikueshmëria
Të enjten e fundit, datë 2 maj 2013, në Kuvendin e Shqipërisë u miratua një amendim i ligjit për tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
Janë 6 ligjet kryesore tatimore në Shqipëri të cilët po i rradhis, por jo për nga rëndësia, “Procedurat Tatimore”, “Taksat Kombëtare”, “Taksat Vendore”, “Akcizat”, “Tatimi mbi të Ardhurat Personale”, “Tatmi mbi Vlerën e Shtuar”.
Këto 6 ligje kryesorë...
Ekonomia ka ndalur në 3 muajt e parë të vitit 2013!

 

Tre muaj edhe pse nuk jam shumë për të kuptuar ecurinë e ekonomisë së vendit, janë të mjaftueshëm për të krijuar idenë e tendencës së zhvillimit ekonomik.

Disa nga treguesit kryesorë të ekonomisë janë në tendencë përkeqësuese. Kjo tendencë rënëse, e bashkuar me ngërcin normal të një periudhe zgjedhjesh politike dhe me sezonin e stërgjatur të shirave pranverore që kanë vonuar me disa javë mbjelljet e pranverës nuk jep shpresa që 2013 të arrijë parametrat makroekonomikë të parashikuar.

 

Tregëtia me Jashtë

Të dhënat zyrtare për tremujorin...

Të punësuarit në bujqësi: sipas stinëve elektorale

 

Ditët e fundit, faqja zyrtare e INSTAT-it nuk ishte e aksesueshme për publikun. Shkak nuk ishin hakerat që kërkojnë të zbulojnë apo deformojnë statistikat zyrtare të Republikës së Saliut. Shkaku i vërtetë u zbulua kur faqja u ribë e aksesueshme. Publiku dhe të interesuarit mund të konstatojnë lehtësisht se dy vitet e fundit ështe shënuar një boom i vërtetë në shtimin e të punësuarve në bujqësi. Për pasojë, niveli i papunësisë në Shqipëri është ulur në 12.8 përqind.

Numri i të punësuarve në bujqësi është, pa asnjë dyshim, një ndër pikat më të dobëta të sistemit të...

Të punësuarit në bujqësi: sipas stinëve elektorale

 

Ditët e fundit, faqja zyrtare e INSTAT-it nuk ishte e aksesueshme për publikun. Shkak nuk ishin hakerat që kërkojnë të zbulojnë apo deformojnë statistikat zyrtare të Republikës së Saliut. Shkaku i vërtetë u zbulua kur faqja u ribë e aksesueshme. Publiku dhe të interesuarit mund të konstatojnë lehtësisht se dy vitet e fundit ështe shënuar një boom i vërtetë në shtimin e të punësuarve në bujqësi. Për pasojë, niveli i papunësisë në Shqipëri është ulur në 12.8 përqind.

Numri i të punësuarve në bujqësi është, pa asnjë dyshim, një ndër pikat më të dobëta të sistemit të...

Kreditë me probleme rreth 10 % e GDP-së

 

Shoqata e Bankave të Shqipërisë ka bërë publike të dhënat e sistemit bankar për periudhën 2 mujore mujore, janar – shkurt 2013. Në dy muajt e parë të vitit 2013, vijon situata e shtrënguar në sektorin bankar, depozitat u rritën me 0,3%, ndërsa kredia ra me 0.6%. Qartazi kriza po pasqyrohet edhe ne sistemin bankar.

Ndrëkohë, treguesi më shqetësues i viteve të fundit në sektorin bankar, raporti i kredive me probleme kundrejt portofolit të kredive, vijon të përkeqësohet. Në fund të shkurt 2011 përbënin 19,1 % të portofolit të kredive, ndërsa në fund të shkurt 2013 arritën në...

Të Ardhurat nga turizmi ranë me 169 milionë USD në 2012

 

Banka e Shqipërisë ka bërë publike të dhënat për Llogarinë Korrente për vitin 2012. Midis të dhënave që na jepen në dispozicion, më kanë tërhequr vëmendjen të ardhurat nga turizimi (apo ndryshe nga të ardhurat nga udhëtimet për në Shqipëri).

 Në vitin 2012, të ardhurat nga turizmi janë 1,464 milionë dollarë. Për t’i dhënë një kuptim më të qartë kësaj të dhëne, le t’i tregojmë lexuesve se këto të ardhura janë rreth 11,9 % e Produktit të Brendshëm Bruto. 

Por, analiza bëhet më interesante, nëse e krahasojmë me vitin 2011 apo me vitet e mëparshme.

Në vitin 2012,...

Konsumi i familjeve në rënie në vitin 2012

 

Janë bërë publike të dhënat zyrtare të tregëtisë me pakicë në tremujorin e katër të vitit 2012. Të dhënat tregojnë se tregëtia me pakicë në këtë tremujor ka pësuar një rritje në krahasim me tremujorin respektiv të vitit 2011. Ëshët një raportim i befasishëm, që nuk përputhet as me raportimin e të dhënave të taksave të arkëtuara në tremujorin e katërt 2012 krahasuar me taksat e arkëtuara në tremujorin e katërt 2011, as në perceptimin e familjeve shqiptare. Megjithatë, në kushtet e të vetmit informacion zyrtar, duhet të vijoijmë të bëjmë analizat bazuar në të dhënat publike. 

...
Kur rritja ekonomike vjen vetëm nga borxhet!

 

Prej kohësh diskutojmë e debatojmë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, për nivelin e rritjes, për rritje pa/me zhvillim, për rritjen pa/me punësim, për rritjen pa/me borxhe.

Bazuar në të dhënat zyrtare, Prodhimi i Brendshëm Bruto i vleresuar per vitin 2012 është 1,346,169  milionë lekë. Krahasuar me vlerën nominale të PBB-së për vitin 2008 (1,089,123 milionë lekë) rritja është 23,6 %. Por, ndërkohë, në 4 vite edhe borxhi publik është rritur mjaft. Në 2008, vlera e borxhit ka qënë 595,883 mlionë lekë, ndërsa në 2012 arriti në 827,894 milionë lekë me rritje 39 %.

...

Kryeministri paguan më pak taksa se mësuesja!

 

Prej disa vitesh debatohet për taksat, për modelin e taksimit. Për fat të keq, debati ka mbetur vetëm brenda politikës. Nuk është marrë kush me llogaritje të sakta për të treguar se cfarë ndodh realisht me pagën bruto, taksat direkte mbi pagën, pagën neto, fuqinë blerëse të kësaj të fundit, taksat mbi konsumin etj. Nuk janë marrë as studjues, as profesorë, as student.

 

Të ardhurat mujore nga puna taksohen në mënyrë direkte me tatimin mbi të ardhurat personale, mer kontributet e sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe me kontributet e sigurimit të detyrueshëm të...

Eksportojmë 30 % më lirë dhe importojmë 120 % më shtrenjtë

 

Prej disa kohësh eksporti shqiptar është bërë pjesë e diskutimeve publike. Kryeminstri Berisha, në versionin e tij XXL, nuk rresht së deklaruari për dy apo trefishimin e eksporteve qysh se ai është në krye të punëve të qeverisë.

Analiza e të dhënave zyrtare të volumeve dhe vlerave të tregëtisë së jashtme për periudhën 2006 - 2012, përfshirë importet dhe eksportet, tregojnë se kemi, për fat të keq, kemi një përkeqësim të leverdishmirisë për çdo njësi të këmbyer më botën e jashtme.

Grafiku 1 tregon ecurinë e çmimit në mijë lekë për ton të importuar dhe eksportuar në...

2012 – Viti i zymtë për kredinë në Shqipëri

 

Shoqata e Bankave të Shqipërisë ka publikuar të dhënat kryesore të gjendjes së sistemit bankar në datën 31 dhjetor 2012. Bie në sy që rritja e portofolit të kredive të sistemit bankar ka rritjen më të vogël në 5 vitet e fundit. Qoftë në shtesën monetare, qoftë në rritjen në përqindje. Grafiku 1 ilustron ecurinë e portofolit të kredive në periudhën 2008 – 2012. Në boshtin e djathtë ilustrohet shtesa në milionë lekë për cdo vit, ndërsa në boshtin e majtë ilustrohet ritmi vjetor i rritjes. Sic shihet në grafik, në vitin 2012 kemi një rritje vjetore...

Ekonomisë kombëtare i paskan firuar 1,2 miliardë dollarë dy vitet e fundit!

 

Bie në sy që ka një rritje jo të vogël të përqindjes së borxhit publik ndaj Produktit të Brendshëm Bruto krahasuar me raportimin zyrtar të tremujorit të parë 2012. Nga 56.89 % ndaj PBB në 31 mars 2012, borxhi ka arritur në 58.85 %. Ky nivel në mes të vitit është shqetësues, në kushtet e performancës së dobët të administrimit fiskal, e ekspozimit ndaj një kursi këmbimi të luhatshëm dhe duke qënë shumë pranë kufirit maksimal ligjor prej 60 % ndaj PBB. Që të ruhet kufiri i lejuar ligjor prej 60 % ndaj PBB-së, qeverisë i ka mbetur hapësirë për 6 muajt e fundit vetëm për 142 milionë...

Konsumi i familjeve në rekordet më të ulëta historike

 

Pas një vonese të pajustifikuar disa javore, u bë publik treguesi i tregëtisë me pakicë për tremujorin e parë 2012. Publikimi ndodhi vetëm pak orë pasi opozita denoncoi vonesën e pajustifkuar. Kjo ngutje për ta publikuar, provon se vonesa apo fshehja kishte ndodhur në bazë të një urdhëri politik.

Të dhënat tregojnë për rënie të tregëtisë me pakicë në tremujorin e parë 2011 edhe kundrejt tremujorit të katër të vitit 2011, edhe kundrejt tremujorit të parë të vitit 2011. Për të shmangur sezonalitetin e periudhave të vitit, krahasimi më i plotë është ai i periudhave respektive...

Shumë keq gjysma e parë e vitit 2012!

 

Prej disa muajsh, në tri shkrime të mëparshme të kësaj rubrike, janë përcjellë të dhëna për zhvillimin e ekonomisë në fund të tremujorit, në fund të katërmujorit dhe në fund të pesëmujorit të parë të vitit 2012. Kësaj rradhe po analizojmë të dhënat e gjysmës së parë të vitit. 

 

Tregëtia me Jashtë

Të dhënat zyrtare për gjashtëmujorin na tregojnë se volumi i tregëtisë me jashtë është në rënie. Rënie që vjen nga rënia e importeve me 2 %, e cila nuk arrin të balancohet nga rritja e eksporteve me vetëm 2,2 %. Importet kanë rënë me 46 milionë...

Kredidhënia është shtrënguar dhe frenuar

 

Banka e Shqipërisë publikoi së fundmi “Vrojtimin e aktivitetit kreditues për tremujorin e dytë 2012”.
Në bazë të vrojtimit, Banka e Shqipërisë konstaton se kredia është shtrënguar gjatë kësaj periudhe. Vrojtimi bazohet në vlerësimin e disa treguesve njëherësh. Ja si ilustrohet grafikisht kontributi i çdo treguesi në shtrëgimin/lehtësimin e kushteve të kreditimit nga bankat tregëtare në Shqipëri.
Grafikisht është e dukshme që treguesit shtrëngues kanë kontribut shumë më të madh se ata lehtësues. (Shih Grafikun 1)
Shtrëngimi është rezultat i...
Potpuri gënjeshtrash qeveritare

 

Me të drejtë gjatë javës në një forum elektronik kishte një shënim me titull “Berisha: Ç’më duhet mua se çfarë them unë!”. Ky i fundit e ka pranuar edhe publikisht se shumë gjëra i thotë për politikë. Në vijim do të ilustroj disa raste të gënjeshtrave të javëve të fundit, jo vetëm të kryeministrit.
 
Matura shtetërore
Në muajin qershor një nga ngjarjet më të rëndësishme të jetës publike e shoqërore në vend, ishin provimet e maturës për nxënësit shqiptarë që do të mbaronin studimet parauniversitare. Në deklarime të ndryshme u tha se në provimet e...
Qeveria i ka borxh 10 milionë dollarë pensionistëve

 

Në mbledhjen e qeverisë të datës 4 korrik 2012, kryeministri i Shqipërisë u shpreh midis të tjerash se “…Shqipëria mund të listohet ndër më të paktat vende të kontinentit dhe më gjerë që rrit ndjeshëm pagat dhe pensionet e qytetarëve të saj. Ky vendim është një shpërblim i merituar në 100 vjetorin e pavarësisë për 820 mijë familje shqiptare ...”.
 
Në deklarimin e mësipërm ka dy të pavërteta, por të thëna nga goja e kryeministrit, e për më tepër e Sali Berishës, janë dy gënjeshtra.
 
Gënjeshtra e parë ka të bëjë me numrin e familjeve...
Edhe pesëmujori i parë 2012 u mbyll keq !

 

Në dy shprime të mëparshme të kësaj rubrike, janë përcjellë të dhëna për zhvillimin e ekonomisë në fund të tremujorit dhe në fund të katërmujorit të parë të vitit 2012. Kësaj rradhe po analizojmë të dhënat e pesëmujorit. Sipas të dhënave zyrtare, tendenca e muajve të parë vazhdon dhe tashmë besoj se edhe më optimisti duhet të pranojë se 2012 do të jetë një viti shumë i vështirë për ekonominë shqiptare. Janë disa tregues kryesorë të ekonomikë që tregojnë se nuk ka zhvillim përpara.
 
Tregëtia me Jashtë
Të dhënat zyrtare për katër mujorin na...
Vetëm 182 dollarë në muaj fitojnë nga puna në fshat familjet fshatare

 

Në mbledhjen e fundit të qeverisë së tij, kryeministri i vendit vijoi të mburrej për mrekullinë e modelit ekonomik shqiptar dhe midis ilustrimeve iu referua edhe rritjes së prodhimit të frutave dhe perimeve.
Kryeministri e qeverisë shqiptare është i pashoq në manipulimin e informacionit, në deklarimin  e të pavërteva si dhe në shfrytëzimin e gjysëm të vërtetave.
Të dhënat më të plota e më të fundit të treguesve të bujqësisë shqiptare gjenden në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Bujqësisë. Për vitin 2011 nuk ka të dhëna të plota, kështu që po...
Kreditë e individëve, vetëm 3 % rritje në dy vjet

 

 
Shoqata e bankave raporton se në fund të muajit prill kreditë me probleme të dhëna nga sistemi bankar kanë arritur në 20,6 % të portofolit të kredive. Nëse përqindja mund të mos jetë një tregues i thjeshtë për lexuesin, po shpjegojmë se kjo shumë është e barabartë me 1,064 milionë dollarë (pra më shumë se 1 miliardë). Në të gjitha llogaritjet e këtij shënimi është përdorur kursi i këmbimit 1 USD = 110 LEK.
Përkeqësimi i portofolit të kredive është kthyer në fenomen shumë shqetësues dhe nuk duket se ka gjasë të stopojë. Nuk ka gjasa të ndalet pasi shumë...
As Punësim, as Rritje Ekonomike

 

Deri këtu kryeministri është formalisht korrekt. Por, Komisioni Europian publikon çfarë i raportohet nga institucionet shqiptare. Zyrtarët e Bashkimit Europian na e kanë thënë qartë se nuk janë ata që duan të na bashkojnë me Europën, por jemi ne shqiptarët që duam të bashkohemi me Europën. E për pasojë vetë ne duhet të jemi të interesuar më së pari të raportojmë të dhëna të sakta.

E veçanta është se kryeministri nuk i referohet më as Bankës Botërore, as Fondit Monetar Ndërkombëtar, as Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Këto institucione kanë bërë vlerësime...

Edhe katërmujori i parë 2012 u mbyll keq !

 

Tregëtia me Jashtë

Të dhënat zyrtare për katër mujorin na tregojnë se volumi i tregëtisë me jashtë është në rënie. Rënie që vjen qoftë nga rënia e eksporteve ashtu edhe nga rënia e importeve. 

Importet kanë rënë me 2 % apo në vlerë më 30 milionë dollarë. Në pamje të parë rënia e eksporteve mund të ishte lajm i mirë, por nëse shohim strukturën shohim se dy grupe të rëndësishme si ”materiale ndërtimi dhe metale” dhe ”makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” kanë, sëbashku, një rënie me 18 % apo me 100 milionë dollarë. Kjo tregon që pritet të kemi më pak...

Drejt Europës – Sa larg saj!

 

Ditët e fundit është prezantuar një studim që përpiqet të vlerësojë nivelin e arritjeve të vendeve që i janë bashkuar rishtazi bashkimit Europian apo janë në rrugën drejt bashkimit. Studimi vlerëson nivelin e arritjes apo të “ kapjes” së EU nga këto vende. Prandaj edhe indexi quhet ‘The Catch-Up Index”. Padyshim që për shqiptarët është me interes të dijnë se si është gjendja e Shqipërisë në rrugën drejt Europës.

Në vlerësimin e rrugës drejt Europës merren në konsideratë katër faktorë njëherësh:

Ekonomia

Cilësia e Jetës

Demokracia

Qeverisja

...
Çoroditja e industrisë shqiptare

 

Nëse lëmë jashtë arsyetimit vitet 90-të që u karakterizuan në fillime nga inercia e ekonomisë së planifkuar, në mesin e tyre nga flluska e piramidave financiare dhe në fundin e tyre nga riinstalimi i rendit publik dhe stabilizimi financiar pas kaosit të vitit 1997, dekada e parë e mijëvjecarit të ri është karakterizuar nga zhvillim bazuar në rrugë të lehta të rritjes ekonomike.
Këto rrugë të lehta kanë shterruar dhe ne jemi në një udhëkryq. Jemi rritur pa punësim, jemi rritur me borxhe shërbimi i të cilave na kushton më shumë se rritja vjetore, jemi rritur duke...
Sa i shtrenjtë uji i pijshëm!

 

Raportimet zyrtare për indeksin e çmimeve të konsumit, apo inflacionit siç njihet në përgjithësi, na tregojnë se gjatë muajit prill kemi një shtrenjtim të ndjeshëm të çmimit të furnizmit me ujë të pijshëm. Nuk është shumë e qartë pse INSTAT vendosi ta raportojë në prill këtë shtrenjtim, kur, në kushtet që furnizimi me ujë të pijshëm realizohet me anë të një çmimi të rreglluar, shtrenjtimi ka filluar që me faturat e muajit janar të cilat qytetarët i kanë paguar që në muajin shkurt. Por, edhe ky rast është tjetër shembull i nevojës urgjente për një tjetër qasje ndaj informacionit...
  •  
  • 1 of 2
  • ››

© 2012 Java. Të gjithë të drejtat e ruajtura